Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si e vlerëson Brukseli ofensivën ukrainase në Kursk?!

Aktualitet E hënë, 19 Gusht 2024 09:49
Si e vlerëson Brukseli ofensivën ukrainase në Kursk?!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Aktualisht Brukseli zyrtar është me pushime verore, shumë eurodeputetë dhe punonjës të Bashkimit Evropian janë larguar. Selia e NATO-s gjithashtu zyrtarisht është me pushime, ende nuk ka asnjë deklaratë në lidhje me ofensivën e fundit ushtarake të Kievit ndaj Kurskut.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Konsultimet e radhës për luftën mbrojtëse të Ukrainës pas sulmit të Rusisë janë planifikuar për në fund të gushtit, kur ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të 27 shteteve të BE-së do të mblidhen për një takim jozyrtar në Bruksel. Por DW ka folur me ekspertë, politikanë dhe zyrtarë të BE. Ata janë të mendimit, se ofensiva ukrainase në rajonet ruse të Kursk dhe Belgorod duhet parë pozitivisht.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 3 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 3 orësh

Sukses politik i Kievit

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Vlerësimi i përgjithshëm i asaj që kanë arritur forcat e armatosura ukrainase është pozitiv, jo aq nga pikëpamja ushtarake, por mbi të gjitha nga pikëpamja politike”, thotë raportuesi i Parlamentit Evropian për Rusinë, Andrius Kubilius. Ukraina ishte në gjendje të merrte iniciativën, t’i tregonte Kremlinit dështimin e vet dhe t’i provonte Perëndimit se nuk ka nevojë të frikësohet nga një përshkallëzim nga ana e Kremlinit.

Sipas partnerëve të Kievit, ofensiva ukrainase konsiderohet një sukses, sepse Ukraina ishte në gjendje të demonstronte përsëri aftësitë e saj pas një pauze të gjatë. Kështu mendon eksperti i sigurisë, Roland Freudenstein nga platforma e Përfaqësimit të Interesave në Bruksel “Freedom Hub”. “Më bëri shumë përshtypje sesi Ukraina arrin të marrë papritmas iniciativën nga një pozicion i perceptuar si inferior dhe të vendosë Rusinë dhe Vladimir Putinin në pozicion mbrojtjeje”, tha Freudenstein.

Por është ende herët për të vlerësuar rezultatet në fushën e betejës, paralajmëron Amanda Paul nga qendra studimore në Bruksel “European Policy Center”. Ajo flet për një “hap të guximshëm dhe me trimëri” të Kievit. Kjo “e habiti Putinin, dëmtoi reputacionin e tij dhe në të njëjtën kohë forcoi moralin e trupave dhe qytetarëve ukrainas”.

Pozicioni i BE i pandryshuar

Megjithatë, BE-ja thekson se veprimet e Kievit duhet të shërbejnë vetëm për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës. Këtë e theksoi një përfaqësuese zyrtare e BE-së në një bisedë joformale për DW. “Putini nuk mundi të thyente rezistencën e ukrainasve ndaj pushtimit të tij të pajustifikuar dhe tani është i detyruar të tërhiqet në territorin rus”, shkroi kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell në largim në rrjetin social X. Në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, ai konfirmoi , se BE-ja mbështet plotësisht luftën e popullit ukrainas kundër agresionit rus.

BE-ja nuk e ndryshon strategjinë e saj ndaj Ukrainës edhe pas ofensivës ukrainase të Kurskut. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thekson se Ukraina, në kuadrin e së drejtës së saj për vetëmbrojtje, lejohet të sulmojë armikun “kudo që e sheh të arsyeshme: si në territorin e saj ashtu edhe në atë të armikut”.

Kur ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të 27 vendeve të BE-së të shprehin pikëpamjet e tyre në takimin e tyre jozyrtar në fund të gushtit, mund të shfaqen mosmarrëveshje rreth pozicionit të BE-së për kundërsulmin e Ukrainës, por aty nuk priten vendime. Ekspertja, Amanda Paul thotë, se reagimet aktuale në Bruksel e bëjnë të qartë se ata janë të vetëdijshëm se Rusia po përdor rajonet e Kurskut dhe Belgorodit për të nisur sulmet ndaj Ukrainës, duke përfshirë infrastrukturën civile.
Ofensiva si vetëmbrojtje

Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që nga fillimi i verës ka pasur rreth 2000 sulme me lloje të ndryshme armësh në rajonin ukrainas Sumy nga rajoni i Kurskut. Trupat ukrainase duan të ndërpresin linjat ruse të furnizimit dhe do të pushtojnë zonat nga të cilat Ukraina po sulmohej vazhdimisht, u shpreh Freudenstein. Pas sulmit në “Crocus City Hall” në Moskë në mars të këtij viti, Putin po përjeton për herë të dytë “një dështim të madh të sigurisë në sytë e shumë rusëve”.

Në aksionin në rajonin e Kurskut, forcat e armatosura ukrainase kanë përgjegjësi për të mbrojtur popullsinë civile, theksoi një zëdhënës i Komisionit të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë kur u pyet nga DW. Duhet të merren të gjitha masat e mundshme për të mbajtur sa më të ulët ndikimin e luftimeve te civilët. Brukseli kujton se Ukraina duhet të përmbushë detyrimet e saj të përgjithshme sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.

“Ne nuk kemi marrë asnjë informacion që do të tregonte ndryshe,” thuhet nga Komisioni i BE-së. Ai gjithashtu mirëpret urdhërin publik të Zelenskit për ndihmë humanitare për banorët e prekur nga veprimet e forcave ukrainase në territorin rus. Më 12 gusht, Zelensky urdhëroi ministrin e Brendshëm, anëtarët e tjerë të qeverisë dhe Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) të zhvillojnë një “plan humanitar” për zonën ku po zhvillohet operacioni.

Strategji të ndryshme lufte

Zelensky po ashtu e bëri të qartë se rusët tani mund të shohin vetë se si ndjehet lufta. “Ky është një element i rëndësishëm në fushatë, gjithashtu në sytë e popullatës ukrainase, jo vetëm të udhëheqjes politike,” thotë Roland Freudenstein. Sipas tij, Ukraina po përpiqet të shmangë viktimat civile. “Ajo po përpiqet të arrijë objektivat ushtarake, por sigurisht kjo shkakton dëme civile, është pothuajse e pashmangshme. Ajo që Ukraina vazhdon të mos bëjë është të hedhë raketa në qendrat tregtare. Rusia e ka bërë këtë në disa raste në një mënyrë të synuar. Edhe energjia, infrastruktura, e cila është me rëndësi për popullsinë civile nuk po preket. “Unë shoh dallime të mëdha në mënyrën se si zhvillohet lufta dhe në rëndësinë e shmangies së viktimave civile”, thotë Freudenstein.

Ekspertët argumentojnë për DW, se vendimi i Ukrainës për të pushtuar territorin rus ka kaluar “vijën e kuqe” më të madhe të mundshme që kishin vendosur partnerët perëndimorë nga frika e përshkallëzimit të luftës. Sipas ekspertes, Amanda Paul, reagimi mjaft i rezervuar i Moskës tregon se ato “vija të kuqe” janë të pakuptimta. “Të gjitha kufizimet që e pengojnë Ukrainën të kryejë sulme në shkallë të gjerë ndaj objektivave ushtarakë në Rusi duhet të hiqen, Ukraina duhet të marrë të gjitha armët e nevojshme për këtë. Është thelbësore që forcat e armatosura ukrainase të shkatërrojnë infrastrukturën dhe objekte të tjera ushtarake ruse që kontribuojnë në këtë luftë”, thekson Paul./DW

Etiketat e lidhura

BrukselKursksulme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 7 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.