Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 10:32 “Abissnet Superiore”/ Pesë sfida në tre ditë, ja kalendari i plotë i javës së 12-të Kampionati shqiptar i futbollit, “Abissnet Superiore”, rikthehet këtë të premte me emocionet e javës së 12-të. Pesë përballje janë programuar të zhvillohen përgjatë tri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
Lajmet e fundit
Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore kalon me sukses provën e dytë ndaj sulmit iranian me raketa

Aktualitet E premte, 4 Tetor 2024 07:24
Sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore kalon me sukses provën e dytë ndaj sulmit iranian me raketa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sistemi shumështresësh izraelit i mbrojtjes ajrore duket se ka kaluar një tjetër provë pas përballjes me breshërinë e fundit me raketa nga Irani.

Në sulmin e së martës, Irani lëshoi mbi 180 raketa drejt Izraelit. Sulmi aktivizoi sirenat e alarmit në të gjithë vendin dhe i detyroi banorët të shkonin në vendstrehime, por ai shkaktoi vetëm disa plagosje të lehta dhe dëme të vogla materiale, sepse shumë prej raketave u interceptuan ose u goditën në zona të hapura, të pabanuara.

Ky është suksesi më i fundit për një sistem të mbrojtjes ajrore, që gjatë vitit të kaluar ka interceptuar predha dhe raketa të lëshuara nga Gaza, Libani, Siria, Iraku, Jemeni dhe Irani. Në këto sulme janë përdorur raketa me rreze të shkurtër, të mesme dhe të gjatë veprimi, dronë dhe raketa balistike me rreze të gjatë veprimi, si ato të lëshuara të martën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në sulmin e së martës, Shtetet e Bashkuara dhe Britania thanë se ndihmuan në interceptimin e një numri raketash. Shpërthime u panë edhe mbi qiellin e Jordanisë, por nuk është e qartë se kush e bëri interceptimin e tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shumica dërrmuese e interceptimeve të raketave gjatë vitit të fundit është kryer nga vetë Izraeli. Gjatë dekadave të fundit, Izraeli ka zhvilluar një sistem të sofistikuar, që është në gjendje të zbulojë dhe interceptojë predha apo raketa me vetëdrejtim që kanë patur objektiv qendrat e populluara, infrastrukturën ushtarake dhe civile. Udhëheqësit izraelitë thonë se sistemi nuk garanton mbrojtje në nivel 100%, por theksojnë se ai ka parandaluar dëme materiale serioze dhe numër të madh viktimash.

Mund t'ju interesojë

Sherr për parkimin në Durrës, dy persona plagosin me thikë 33-vjeçarin dhe largohen

Sherr për parkimin në Durrës, dy persona plagosin me thikë 33-vjeçarin dhe largohen

Para 14 minutash
Konflikt mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, gjenden sende të ndaluara

Konflikt mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, gjenden sende të ndaluara

Para 37 minutash
Trump, Xi dhe Putin nisin takimin historik trepalësh në Kinë, agjenda zgjerohet përtej çështjes bërthamore

Trump, Xi dhe Putin nisin takimin historik trepalësh në Kinë, agjenda zgjerohet përtej ...

Para 58 minutash

Ja një vështrim më i afërt i sistemeve të ndryshme izraelite të mbrojtjes ajrore:

“Shigjeta”

“Shigjeta” është një sistem i prodhuar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara për interceptimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, përfshirë llojet e ndryshme të raketave balistike që Irani lëshoi të martën. “Shigjeta”, e cila operon jashtë atmosferës, është përdorur edhe në luftën aktuale për të interceptuar raketat me rreze të gjatë veprimi, të lëshuara nga militantët e grupit Huthi në Jemen.

“Llastiku i Davidit”

Ndërtuar gjithashtu në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, “Llastiku i Davidit” është një sistem për interceptimin e raketave me rreze të mesme veprimi, si ato me të cilat Hezbollahu ka sulmuar Izraelin. Ai është përdorur në shumë raste gjatë luftës.

“Kupola e Hekurt”

“Kupola e Hekurt” është një sistem i prodhuar nga Izraeli me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për rrëzimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi. Ky sistem ka interceptuar me mijëra raketa që kur nsi të përdorej, në fillim të dekadës së kaluar, përfshirë dhe mijëra interceptime gjatë luftës aktuale kundër Hamasit dhe Hezbollahut. Izraeli thotë se ky sistem ka një shkallë suksesi mbi 90%.

“Shufra e Hekurt”

Izraeli po ndërton një sistem të ri për interceptimin e sulmeve me teknologjinë lazer. Izraeli ka thënë se ky sistem do të jetë shumë i rëndësishëm, sepse operimi i tij do të jetë me një kosto shumë më të ulët sesa sistemet ekzistuese. Sipas mediave izraelite, kostoja e operimit vetëm një herë i sistemit “Kupola e Hekurt” arrin në rreth 50,000 dollarë, ndërsa përdorimi i sistemeve të tjera mund kushtojë mbi 2 milionë dollarë për interceptimin e vetëm një rakete. Përdorimi i sistemit “Shufra e Hekurt”, nga ana tjetër, do të kushtonte disa dollarë për rrëzimin e një rakete, sipas zyrtarëve izraelitë. Por ky sistem nuk është ende në funksion./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

“Abissnet Superiore”/ Pesë sfida në tre ditë, ja kalendari i plotë i javës së 12-të
Para 11 minutash

“Abissnet Superiore”/ Pesë sfida në tre ditë, ja kalendari i plotë i javës së 12-të

Sherr për parkimin në Durrës, dy persona plagosin me thikë 33-vjeçarin dhe largohen
Para 14 minutash

Sherr për parkimin në Durrës, dy persona plagosin me thikë 33-vjeçarin dhe largohen

Rama vizitë në Berlin me ftesë të kancelarit Merz
Para 18 minutash

Rama vizitë në Berlin me ftesë të kancelarit Merz

Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Kemi përgjegjësi për paqen ndërkombëtare
Para 24 minutash

Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Kemi përgjegjësi për paqen ndërkombëtare

Më të lexuarat

1 Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja
Para 18 orësh

Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja

2 Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD dhe PS
Para 12 orësh

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD ...

3 Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu
18 Nëntor 2026, 10:15

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

4 Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT
Para 18 orësh

Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.