Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”S’ka qumësht, jepini ujë me sheqer”, qendra e shtetit lë foshnjat pa ushqim

Aktualitet E enjte, 30 Nëntor 2023 21:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Emisioni Fiks Fare solli një skandal me një qendër ku strehohen gratë e dhunuara, të cilat kanë një urdhër mbrojtje dhe shteti i dërgon aty. Qendra e njohur nuk ka ushqim për fëmijët edhe pse aty strehohen nëna me foshnje. Kushtet e vështira në qendër kanë detyruar shumë gra të dhunuara të largohen nga aty. Madje dhe vetë punonjëset me shumë lehtësi u tregojnë derën, kujdo që ankohet apo kërkon diçka.

Dy gra të dhunuara të strehuara në këtë qendër kanë treguar kalvarin e vuajtjeve aty, ku thonë se fëmijët e tyre nuk flejnë gjithë natën nga të pangrënët. E dhunuara e parë, e cila prej 5 muajsh është në atë qendër, tregon se kur ajo ka shkuar ka gjetur 10 gra, por nga kushtet e këqija u larguan. Duke uruar të mos jenë kthyer tek dhunuesit!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkohë problem i tyre kryesor është ushqimi për fëmijët. “Jemi shtatëzëna të dyja, mirë për ne që s’ka asgjë, po për fëmijët që janë të vegjël, njëri është anemik, qan gjithë natën për të ngrënë”- thotë njëra grua duke qarë. Emisioni investigativ solli me zë dhe figurë bisedat e grave të dhunuara, njëkohësisht nënat e dy fëmijëve 9 dhe 20 muajsh me punonjëset e qendrës. Këto të fundit ju thonë grave që fëmijët t’i ushqejnë me uji dhe sheqer.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në bisedën e nënës me punonjësen, kjo e fundit e revoltuar i thotë disa herë gruas së dhunuar “po të pëlqeu mirë, po s’të pëlqeu këto janë kushtet”, ndërkohë nuk harron t’i thotë që mos e lërë fëmijën me barkun bosh, por t’i japi ujë me sheqer.

Nëna e njërit prej fëmijëve tregon se djali i saj 9 muajsh ka 4 ditë pa ngrënë, ndërkohë punonjësja i thotë skuqi pak miellë me ujë. Justifikimi i punonjëses për mungesën e lëngjeve të frutave është se ato kanë shumë sheqer. ‘Nuk sjellim lëngje frutash se kanë shumë sheqer, jepuni ujë me sheqer fëmijëve, edhe kur s’keni qumësht mos jua lini barkun bosh, ujë me sheqer jepuni”- thotë punonjësja.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 6 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 6 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 7 orësh

Punonjëset janë shumë të prera me gratë e dhunuara, nëse duan të rrinë le të rrinë, përndryshe u tregojnë derën. Gazetarëve të Fiksit punonjësja sociale, Marinela Muçobega, u tregon se kjo ka ardhur nga mosmenaxhim i mirë nga punonjëset. Ajo shprehet e keqardhur për situatën e krijuar, “por që sot do gjejmë donatorë për qumësht dhe ushqime për fëmijët”, ndërkohë punonjësja thotë që kjo gjë ka ndodhur vetëm njëherë. “Aq i kemi mundësitë” shprehet punonjësja duke pranuar kështu mungesën e ushqimit në qendër. Qendra është private dhe funksionon me donatorë. /Top Channel/

Etiketat e lidhura

qender
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 13 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.