Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

S’mund ti thoja që i kishte rënë përsipër i tërë pallati, zjarrfikësi tregon bisedën me të mbijeturën nën rrënoja

Aktualitet E hënë, 9 Dhjetor 2019 11:13
S’mund ti thoja që i kishte rënë përsipër i tërë pallati, zjarrfikësi tregon bisedën me të mbijeturën nën rrënoja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zjarrëfikësi nga Vlora Luan Kapaj është cilësuar si heroi që shpëtoi dy jetë njerëzish nën gërmadhat e një pallati në Durrës, pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit. Në një rrëfim për RTV Ora, aksionin nën gërmadha ai e cilëson si sfidën më të madhe të jetës së tij profesionale.

“Momentin që ndodhi tërmeti unë gjendesha si gjithë të tjerët, në banesë. Pas 2-3 minutash mua më morën fëmijët më thanë babi është bërë dëm i madh”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kapaj tregon edhe veprimet e para që ai de kolegët e tij ndërmorrën për të mbërritur në Durrës, pas situatës së vështirë.

“Rrobat i kisha në shtëpi. Na vjen njoftimi që duhet të nisemi direkt për në Durrës. Më gjithë ekipin që ndodheshim këtu, jemi nisur menjëherë drejt Durrësit. Në duhet të mbërrinim në Durrës, afër stadiumit te Shtabi i Emergjencës. Pas pak minutash atje morëm urdhërin që duhet të shkonim në lagjen nr.6, te pallati që ishte rrëzuar. Shkuam atje, ç’të shihje! Çdo gjë e shkatërruar. Pallati ishte fundosur 2-3 kate poshtë, gjysma e pallatit ishte në rënie dhe na thanë që ka persona brenda. Ne menjëherë duhet të vepronim. Koha në këto momente nuk pret, sepse personat që gjenden nën rrënoja kërkojnë ndihmë, dhe nga momenti në moment mund të humbasin jetën. Veprimet e para që duhet të bëjmë ne është të komunikojmë me personat nën rrënoja. Të marrim vesh situatën që ndodhen, çfarë kati, çfarë pozicioni. Na thanë që në katin e dytë kishte dy persona dhe në katin e tretë kishte dy të tjerë. Atëherë, veprimi i parë që bëra unë si drejtues i skuadrës ishte që të mundoheshim të dëgjonim zëra. Ishte një zë gruaje që u dëgjua. Për të shpëtuar këtë grua ishte shumë e vështirë sepse pothuajse dyshemeja ishte bashkuar me soletën dhe kishte vetëm rreth 30 centimetra hapësirë për t’u futur brenda. Fola fillimisht me të, më tha “Dua ndihmë”! në ato momente bërtas e them që është gjallë, që të bënim të pamundurën për ta nxjerrë nga rrënojat. Na u desh një mjet skrap që të hapnim një gropë sa vrima e miut, me metodat tona që të afroheshim sa më shumë te gruaja e cila na thoshte “Pse po vonoheni, mua vetëm dera më ka zënë”? Po unë s’mund t’i thoja që është rrëzuar pallati, i thosha “Ja po vijmë po vijmë, po afrohemi”. Dhe më në fund e nxorrëm jashtë. Ishte një kënaqësi e paparë pasi ne këtë grua e mbajtëm në jetë. Pas kësaj e m’u desh të futesha prapë nën rrënoja dhe dëgjova një zë që më thoshte “Dua vetëm pak ajër”, po ishte shumë i largët. Mu desh të dilja jashtë dhe të pyesja a ka ndonjë familjar të personave që kanë ngecur brenda dhe më thanë që në katin e dytë ka ngecur një burrë dhe një grua. Këto veprime ishin sekondare. I pyes ku ishte dhoma e gjumit apo banjo, shkova, por prapë zëri vinte nga larg. Ishte shumë e vështirë për t’u futur”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gazetari: Pra ju bëni një planimetri të godinës?

“Po, këto veprime janë sekondare. Sepse nuk të pret koha. Poshtë arkitrarit kemi hapur një vrimë duke futur, pothuajse, në një situatë tmerrësisht të papritur. Duke rrezikuar edhe jetën. U futa nga bira e banjos, me pak mundim, arrita që zëri ta dëgjoja më nga afër. Me orë të tëra, por ia arritëm. Mundova t’i hapja një vrirë që të merrtë pak ajër. Kur ajo tha që “po marr ajër”, dhe unë u n djeva më mirë se thashë që po ia arrij të mbaj në jetë këtë persona. Unë vetë u futa me kokë e dola me këmbë, duke kapur personin nga përpara derisa e nxorrëm. Pastaj u ndje një lëkundje tërmeti. Na u tha që të gjithë të dilnim, por unë nuk dola, sepse isha i vendosur që do ta nxirrja gjallë atë person. Jam shumë krenar për punën që bëj”.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 3 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 4 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 4 orësh

Puna e një zjarrëfikësi është komplekse, por mesa duket operacioni në Durrës ka qenë një nga situatat më të vështira.

“Faktikisht edhe unë vetë, ishte rasti i parë që jam përballur me këtë situatë. Duke punuar me orë të tëra, ishte ai pluhuri që të hyntë në rrugët e frymëmarrjes, pasi ne nuk mund të përdorim maska mbrojtëse. Mu dha ndihma e parë, por unë përsëri dëgjoja atë zërin që më thërriste, shkova prapë dhe e nxorra prej andej”.

Kur fuqitë e tij u mendua se u shterën, ambulanca kërkoi që ai të shtrihej në barrelë. Vlonjati i paepur refuzoi të merrte maskën e oksigjenit dhe u kthye në gërmadha, në kërkim të jetëve që kërkonin shpëtim. Luan Kapaj është babai i dy vajzave. Ai jeton në një apartament të thjeshtë në Vlorë, ndërkohë që karrierën e ka nisur në vitin 1984.

/Ora News

Etiketat e lidhura

Luan KapajVloraZjarrëfikësi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.