Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SPAK merr të pandehur Astrit Beqirin dhe Dhimitri Shkodranin, pjesë e grupit kriminal që transportoi 1.6 ton kokainë drejt BE

Aktualitet E martë, 4 Gusht 2020 15:03
SPAK merr të pandehur Astrit Beqirin dhe Dhimitri Shkodranin, pjesë e grupit kriminal që transportoi 1.6 ton kokainë drejt BE
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

SPAK  ka përfunduar hetimet dhe në përfundim të tyre janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit Astrit Beqiri për organizim grupi kriminal.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Autoritetet daneze të drejtësisë kanë kryer hetime për një grup të strukturuar kriminal, në përbërje të të cilit ishin kryesisht shtetas shqiptarë, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, kryesisht të llojit kokainë.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 3 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 4 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 4 orësh

Gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit Astrit Beqiri janë gjetur 173.500 euro dhe 8 629 000 lekë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po ashtu është i pandehur edhe Dhimitri Shkodrani, akuzuar për të njëjtat vepra penale në shtetin danez.

Anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal të ardhurat me natyrë kriminale i dërgonin “cash” në Shqipëri, ku më tej investoheshin në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe në aktivitete biznesi.

Njoftimi i plotë i SPAK:

rokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.147 të vitit 2019. Në përfundim të hetimeve paraprake janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:

Astrit Beqiri, akuzuar për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287/1 gërmat “a”, “b” dhe “d”, 28/4, 333/a/2 si dhe 334 të Kodit Penal.

Dhimitri Shkodrani, akuzuar për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287/1 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 si dhe 334 të Kodit Penal.

Autoritetet daneze të drejtësisë kanë kryer hetime për një grup të strukturuar kriminal, në përbërje të të cilit ishin kryesisht shtetas shqiptarë, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, kryesisht të llojit “kokainë”.

Është dokumentuar se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së. Gjatë hetimeve, autoritetet daneze konstatuan se anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal të ardhurat me natyrë kriminale i dërgonin “cash” në Shqipëri, ku më tej investoheshin në pasuri të luajtëshme dhe të paluajtëshme, si dhe në aktivitete biznesi.

Në këto rrethana me kërkesë të autoriteteve daneze, prokuroria shqiptare filloi hetimet, të cilat u fokusuan në drejtim të evidentimit të pasurisë që anëtarë të këtij grupi kishin investuar në Shqipëri. Gjithashtu në marrëveshje dhe koordinim me autoritetet daneze në të njëjtën ditë, në datën 26.06.2019, në kuadër të operacionit “Goldfinger”, u arrestuan mbi 42 persona në të gjitha vendet ku ishte shtrirë ky hetim. U sekuestruan 40 kg kokainë (në Danimarkë, Hollandë etj), u sekuestruan mbi 600 mijë euro, armë zjarri, granata, disa automjete, objekte te ndryshme, etj.

Po në datën 26.06.2019, në Shqipëri u bë arrestimi i shtetasit Astrit Beqiri, 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet në kuadër të procedimit penal nr.147 të vitit 2019, janë kryer në bashkëpunim shumë efektiv me autoritetet gjyqësore daneze dhe norvegjeze dhe kanë evidentuar skemën e pastrimit të produkteve të veprës penale si më poshtë:

Grupi i strukturuar kriminal, sipas një skeme të mirëpërcaktuar, paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëve, i dërgonte “cash” nga Kopenhagen, Danimarkë, në Tetovë – Maqedoni e Veriut. Dërgimi nga Kopenhagen në Maqedoni të Veriut bëhej duke i transportuar paratë me anë të autobuzëve të shoqërisë “ALBA TRANS” (e regjistruar në Tetovë), një nga ortakët e të cilës ishte shtetasi B. Ali, i arrestuar në Danimarkë.

Në Tetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetër i grupit të strukturuar kriminal, shtetasi Dhimitër Shkodrani, i cili kalonte kufirin në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto para dërgoheshin tek shtetasi Astrit Beqiri, si dhe të afërm të tjerë të grupit kriminal. Transferimi i parave sipas kësaj skeme bëhej me një frekuencë rreth 2 herë në muaj.

I pandehuri Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si SOKOL Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Hetimi i mëtejshëm provoi se i pandehuri Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur ti pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme etj. Në kuadër të këtij procedimi penal janë sekuestruar me synim konfiskimin :

173.500 euro dhe 8 629 000 lekë (të gjetura gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit Astrit Beqiri).

Pularia “RENS 2015”, e cila figuron e regjistruar në emër të të pandehurit Astrit Beqiri, por që hetimi ka provuar se investimi në këtë pulari është si rezultat i parave që rridhnin nga aktiviteti kriminal i kunatit të tij Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Pularia aktualisht është nën sekuestro, në gjendje pune dhe administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konsfiksuara.

Gjashtë banesa në Velipojë, Shkodër;

Motorr tip “Motorr Yamaha”, me targe SH 133 E ;

Automjet BMW X5 me targe AA 323 LJ ;

Automjet tip Benz Mercedes E320CDI me targe AA 139 LG ;

Automjet tip “Volkswagen Golf”, me targe AA 165 VH ;

Automjet tip “Fiat” me targe SH 2872 E ;

Automjet tip “Mercedes Benz E250TD”, me targe SH 6672 D ;

Furgon ngjyrë e verdhë, i markës IVECO, me targa AA 866 FB ;

Furgon i markës ATP, Daimler Chrysler, ngjyrë e bardhë, me targa AA 803 RF;

Etiketat e lidhura

Astrit BeqiriDhimitri Shkodranispak
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 6 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.