Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 08:39 Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor Sot Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, ku mblidhen mbi 600 investitorë, nga Europa e rajoni, si edhe disa…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Spiropali i përgjigjet Ramës: Më përjashto!

Spiropali i përgjigjet Ramës: Më përjashto!

Aktualitet
E martë, 28 Prill 2026 13:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Paralajmërimi i dhënë nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e së hënës për përjashtim nga grupi i PS, nuk e ka trembur aspak Elisa Spiropalin. Teksa i drejtohet Ramës me fjalët ”Më përjashto”, ajo thotë se nuk e ka sulmuar partinë, por ka kritikuar modelin “që në disa aspekte po dëmton edhe Partinë Socialiste”. Kritikat e Elisa Spiropalit kanë nisur të artikulohen publikisht pak ditë pasi ajo u shkarkua nga detyra e Ministres së Jashtme.

Reagimi i plotë nga Elisa Spiropalit

Më përjashto. Debatet e brendshme, sado të forta, nuk duhet të shndërrohen në spektakël ndëshkimor publik. Nëse kjo ndodh, problemi nuk është më mospajtimi, është frika nga mospajtimi. Ky fakt kokëfort, ky konstatim i dukshëm, më tepër se vetë paralajmërimi, më detyron të flas. Kur paralajmërimi publik bëhet instrument kërcënimi, heshtja nuk është më maturi, është dorëzim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nëse qëndrimi im për mënyrën si po funksionon partia, qeveria, shteti, konsiderohet arsye për përjashtim, atëherë po e them qetë dhe qartë: Më përjashto. Jo si sfidë personale. Jo si dramë politike. Jo si show mediatik. Por si provë se problemi nuk është te fjala që ngre shqetësim, por te sistemi që shqetësimin nuk e duron. Nuk kam sulmuar Partisë Socialiste. Kam kritikuar modelin që në disa aspekte po dëmton edhe Partinë Socialiste. Kam folur për ndarjen e partisë nga shteti. Për rrezikun që politika të zëvendësohet nga administrimi. Për një logjikë kontrolli. Ku struktura burokratike dhe pushteti administrativ rrezikojnë të marrin vendin e përfaqësimit politik.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse këto konsiderohen arsye për përjashtim, atëherë pyetja nuk është pse flas unë. Pyetja është pse këto gjëra nuk lejohen të thuhen. Pushteti nuk dobësohet nga kritika. Pushteti dobësohet kur humb aftësinë për vetëkorrigjim. Nëse në një forcë politike që ka lindur si projekt emancipimi kombëtar, kritika trajtohet si devijim, atëherë problemi është më i thellë se çdo debat. Është krizë kulture politike. Nëse të kërkosh që institucionet të mos kontrollohen, personalizohen, instrumentalizohen, është faj, atëherë më përjashto. Nëse të kërkosh garë e meritë, brenda e jashtë partisë është faj, më përjashto. Nëse të kërkosh që socialistët të mos zëvendësohen nga një model “drejtorokracie”, ku kontributi politik zbehet përballë kontrollit administrativ, qenka mungesë disipline, më përjashto.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Para 2 orësh
Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Para 9 orësh

Nëse të mendosh se pushteti duhet të njohë vetkufizim, dhe nuk duhet të njësohet me strukturat që e rrethojnë, qenka herezi e papranueshme, më përjashto. Nuk po mbroj një pozicion. Aq më pak një kolltuk. Kryetarllëkun dhe ministërllëkun nuk ma ka lënë gjyshi apo gjyshja. Po mbroj një parim. Në politikë mospajtimi nuk është thyerje e besnikërisë. Mospajtimi është forma më e lartë e besnikërisë. Kur refuzimi për t’u bërë pjesë e një automatizmi votash në Parlament interpretohet si largim nga grupi, atëherë problemi nuk është disiplina, por ideja se bindja kërkohet e verbër, pa arsyetim, pa marrë parasysh pasojat. Kur refuzohet bindja si ritual, nuk po mbrohet uniteti, por po kërkohet nënshtrim.

Kur ndërgjegjja trajtohet si shkelje disipline vetëm sepse nuk dakordësohet me automatizmin e veprimeve, atëherë problemi nuk është mospajtimi, por modeli që e ngatërron bindjen me nënshtrimin, duke tentuar të normalizojë deri edhe abuzimin. Nëse edhe këtë e kam gabim, më përjashto. Por të paktën të bëhet e qartë se përjashtimi nuk po ndodh sepse dikush ka tradhtuar partinë. Po ndodh sepse dikush ka refuzuar të heshtë për mënyrën si po vepron pushteti në emër tësaj. Dhe kjo nuk është çështje personale. Është çështje se si kuptohet politika. Çfarë ndodh me një parti kur qoftë edhe një akt politik mosvotimi shihet si armiqësi? Çfarë ndodh me një shtet kur kundërshtimi trajtohet si kërcënim? Çfarë ndodh me një shoqëri kur bindja kërkohet si nënshtrim? Këto nuk janë pyetje për fatin tim, të cilin e bëj vetë pa ndihmën e askujt. Janë pyetje për mënyrën si qeveriset.

Kërcënimi për përjashtim nga grupi më shqetëson më pak se ideja se mund të normalizohet mendimi që një grupim politik duhet të funksionojë përmes frikës. Një formacion politik ku askush nuk kundërshton, nuk është i fortë. Është i heshtur dhe duhet ruajtur nga zgripi. Heshtja politike ka qenë gjithmonë paralajmërim i së keqes. Jo rrallë, nuk tremb forca reale e kundërshtarit. Tremb jehona që i bëhet frikës. Shumë struktura kontrolli mbahen jo aq nga forca e tyre, sa nga përfytyrimi i rrejshëm që të tjerët kanë për forcën e tyre, për mekanizma që mbijetojnë nga frika që prodhojnë. Nëse nuk dakordësohemi as për kaq, më përjashto. Nëse nuk respektohet e drejta të flas, madje dhe të bërtas, kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, nuk ka dilemë, zgjidhja është 1, më përjashto.

Etiketat e lidhura

Elisa Spiropalirama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor
Para 18 minutash

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale
Para 57 minutash

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 11 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 11 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

4 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 16 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.