Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 13:27 Ministri Demo: Lufta kundër krimit s’është garë statistikash. Nuk mjaftojnë arrestimet, grupet kriminale duhen… Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka mbajtur fjalën në konferencën e përbashkët të Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza-s, ku u prezantuan rezultatet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kandidatura në Tiranë
  • Iran dhe Franca
  • Horoskopi
  • Vjedhja e bankës
  • Gjobat e protestës
  • Rasti Veliaj
  • Berisha vs AMA
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kandidatura në Tiranë
  • Iran dhe Franca
  • Horoskopi
  • Vjedhja e bankës
  • Gjobat e protestës
  • Rasti Veliaj
  • Berisha vs AMA
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sportistët elitarë që morën gradën Kolonel, reagon i zhgënjyer Godelli: S’e di shteti që unë kam 50 medalje

Aktualitet E enjte, 6 Prill 2023 18:50
Sportistët elitarë që morën gradën Kolonel, reagon i zhgënjyer Godelli: S’e di shteti që unë kam 50 medalje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shtatë sportistë elitarë morën sot gradën Kolonel të Forcave të Armatosura Shqiptare. Kryeministri Edi Rama tha se me këtë gradim shteti u jep vlerësimin e merituar kampionëve, ndërsa premtoi dhe rritja pagash për ushtarakët.

Në lidhje me ceremoninë e mbajtur reagoi dhe ish-kampioni i shtangës Daniel Godelli, i cili përmes një postimi në rrjete sociale tha se duhet të ishte dhe ai pjesë e sportistëve që morën gradën Kolonel, pasi i ka dhënë shtetit shqiptar 50 medalje.

”Unë mendoj, besoj dhe gjykoj që i tejkaloj kriteret që Republika e Shqipërisë ka vendosur për të më cilësuar si sportist elitar! Unë dua të besoj që kjo që sapo ndodhi ishte thjesht një harresë dhe një neglizhencë nga ngarkesa e madhe e njerëzve që u morën me plotësimin e kësaj liste, edhe pse nuk mund të harrohet një sportist si Daniel Godelli, që ka që nga viti 2006, i ka sjell medalje Shqipërisë sonë të bukur”,-shkruan Godelli në Facebook.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shkrimi i plotë

Marr shkas nga ceremonia e dekorimit të 7 sportistëve elitarë si pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, po shikoja sot kudo në TV, nderimin që i bëhet sportit dhe realisht u gëzova shumë që më në fund sporti po arrin të marrë vlerat e duhura, pak vonë, por më mirë vonë se kurrë!

Bashkë me gëzimin që përjetova për kolegët e mi, të cilëve ua di vuajtjet, sepse jemi bashkë në këtë rrugë prej vitesh, kush më lart e kush më poshtë në rezultate, përjetova edhe një trishtim!

Shteti im, atdheu ku unë u linda, u rrita dhe nuk u largova edhe pse ofertat ishin të pafundme, më kishte harruar! Pse vallë? A nuk e di shteti im se kush jam unë? A nuk e di shteti im që unë Daniel Godelli, i kam dhuruar atdheut tim mbi 50 medalje! Flasim këtu për medalje ari, argjendi e bronzi!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Besoj se shteti im nuk e ka harruar që unë jam i vetmi kampion bote në dygarësh që Shqipëria ka deri më sot për 20 vjeçarët! Unë jam po ai sportist si disa nga kolegët e mi aty në podiumin e nderit sot që kemi pasur një problematik me dopingun, por ndryshe nga ata, unë e provova që isha i pafajshëm dhe kurrë nuk heshta për të treguar që dopingu nuk ishte zgjedhje e imja, por e të tjerëve!

Mund t'ju interesojë

Ministrja Spahiu: Për herë të parë financim i PET-scanit në sektorin publik

Ministrja Spahiu: Për herë të parë financim i PET-scanit në sektorin publik

Para 26 minutash
GJKKO vendos të shpallë vendimin për të bashkëpandehurit e Veliajt, ja data e caktuar

GJKKO vendos të shpallë vendimin për të bashkëpandehurit e Veliajt, ja data e caktuar

Para 45 minutash
E pazakontë në Dukat të Vlorës! I riu hyn me hanxhar në lokal duke kërcënuar personat që ndodheshin brenda

E pazakontë në Dukat të Vlorës! I riu hyn me hanxhar në lokal duke kërcënuar personat q...

Para 1 ore

Gjithsesi, unë dënimin e vuajta të plotë, dhe u riktheva në 2017 si kampion i Europës në stilin e shkëputjes. Ua provova edhe një herë që unë rezultatet i kisha të arritura me gjak e me shpirt dhe ajo që ndodhi ishte kurban i lojërave të pista në kupolën e federatës që jo pak sportistë të shteteve të ndryshme e deklaruan, dhe e faktuan edhe me një libër të botuar!

Gjithsesi, pak rëndësi ka kjo tani çdo gjë kaloi dhe unë u riktheva sërish me mundësitë e mia si kampion i Europës sikurse e përmenda më lart! Ndjej një keqardhje shumë të madhe sot që shteti im më harroi!

Janë të shumtë kufomat që vijnë vërdallë dhe më pëshpërisin në vesh që nuk ka rëndësi që ti Daniel ke sjell 50 medalje për Shqipërinë, rëndësi ka të lidhesh si këpushat pas ndonjë pushtetari, t’i bësh lavde e këngë e më pas ai për lëmoshë të të shpërblejë me ndonjë dekorim!

Unë mendoj, besoj dhe gjykoj që i tejkaloj kriteret që Republika e Shqipërisë ka vendosur për të më cilësuar si sportist elitar! Unë dua të besoj që kjo që sapo ndodhi ishte thjesht një harresë dhe një neglizhencë nga ngarkesa e madhe e njerëzve që u morën me plotësimin e kësaj liste, edhe pse nuk mund të harrohet një sportist si Daniel Godelli, që ka që nga viti 2006, i ka sjell medalje Shqipërisë sonë të bukur!

Jam në pritje të korrigjimit sa më shpejt të kësaj harrese që ka ndodhur kundrejt 50 medaljeve të mia, Ballkanike, Europiane dhe Botërore nga Institucionet përkatëse. Për dijeni, pas 10 ditësh zhvillohet Kampionati Europian në Armeni, dhe kjo që sapo ndodhi më jep shumë forcë dhe guxim për të garuar atje! Faleminderit!”

Etiketat e lidhura

Daniel Godelli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri Demo: Lufta kundër krimit s’është garë statistikash. Nuk mjaftojnë arrestimet, grupet kriminale duhen…
Para 5 minutash

Ministri Demo: Lufta kundër krimit s’është garë statistikash. Nuk mjaftojnë arrestimet, grupet krimina...

Ministrja Spahiu: Për herë të parë financim i PET-scanit në sektorin publik
Para 26 minutash

Ministrja Spahiu: Për herë të parë financim i PET-scanit në sektorin publik

Mohamed Salah bashkohet me Egjiptin, nis një kapitull i ri nën drejtimin e Ali Maher
Para 36 minutash

Mohamed Salah bashkohet me Egjiptin, nis një kapitull i ri nën drejtimin e Ali Maher

Aksident i frikshëm në Bullgari! Përplasen 50 makina, 10 viktima dhe 27 të plagosur
Para 38 minutash

Aksident i frikshëm në Bullgari! Përplasen 50 makina, 10 viktima dhe 27 të plagosur

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 21 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 18 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 14 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

4 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 19 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.