Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 10:32 Rrjeti i Epstein në Rusi: 17 gra dhe përpjekje për të takuar Putinin Një hetim i Reuters zbulon se Jeffrey Epstein ndërtoi për dekada një rrjet kontaktesh në Rusi, nga rekrutimi i grave te përpjekjet për t'u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sulmohet egërsisht analisti dhe publicisti i njohur Ilir Demalia: Këta janë cuba, në sy të policit bënë një dhunë të tillë

Aktualitet E mërkurë, 1 Korrik 2026 13:04
Sulmohet egërsisht analisti dhe publicisti i njohur Ilir Demalia: Këta janë cuba, në sy të policit bënë një dhunë të tillë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin këtë të enjte, ku analisti dhe publicisti i njohur Ilir Demalia është sulmuar dhe dhunuar fizikisht në afërsi të banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur sapo Demalia ka dalë nga shtëpia, kur është përballur me dy persona, banorë të së njëjtës lagje, të cilët kanë nisur ta godasin egërsisht. Si pasojë e sulmit, analisti ka pësuar dëmtime të rënda në zonën e fytyrës, veçanërisht pranë syrit, duke shfaqur plagë të dukshme dhe gjakderdhje. Imazhet e siguruara tregojnë qartë shkallën e dhunës së ushtruar ndaj tij.
Menjëherë pas ngjarjes, Demalia është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Në një prononcim të parë pas ngjarjes për emisionin “Shqipëria Live”, Ilir Demalia ka rrëfyer dinamikën e sulmit dhe motivin tronditës pas tij. Ai shpjegoi se agresorët e kanë sulmuar me dyshimin e rremë se ai kishte njoftuar policinë për t’i gjobitur për parkim të gabuar.
“Po dilja nga shtëpia dhe dy persona më sulmuan. Më zunë rrugën dhe më goditën. Janë persona të lagjes. Ishte një polic që po u vendoste gjobë. Ata sa më panë thanë që ‘ti e ke lajmëruar policinë’ dhe më goditën,” u shpreh Demalia.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Analisti theksoi se, ndonëse e kishte ngritur si problem çështjen e parkimeve abuzive në lagje më parë, nuk kishte bërë denoncim në atë moment specifik. Megjithatë, ai u shpreh i tronditur nga urrejtja dhe arroganca e shfaqur, duke i cilësuar agresorët si “cuba”.
“Unë u thashë që nuk e kam lajmëruar më parë por më parë e kam bërë problem. Unë nuk i kam bërë keq askujt. Por urrejtje kam patur plot. Siç është urrejtja e shqiptarëve. Por nuk e kuptojnë që me këtë nuk arrijnë asgjë. Ndërgjegjia ime është e pastër. Këta janë cuba, në sy të policit bënë një dhunë të tillë. Parkojnë ku duan dhe nuk hyjnë dot njerëzit në shtëpitë e tyre,” deklaroi ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pavarësisht frikës dhe dhunës, Ilir Demalia ka konfirmuar se do të bëjë denoncim zyrtar në polici. Ai shprehu besimin se nëse shteti funksionon, autorët do të kapen, duke shtuar se policia është në dijeni të identitetit të tyre.
“Sigurisht që do bëj denoncim. Nëse ka shtet sigurisht do kapen. Policia i di kush janë, nuk e di nëse janë kapur,” përfundoi ai.
Autoritetet policore nuk kanë dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, ndërsa mbetet e paqartë nëse agresorët janë shoqëruar. Dhunimi i një analisti dhe figure publike në dritë të diellit dhe në sy të një oficeri policie nxit pikëpyetje serioze mbi sigurinë publike dhe respektin ndaj ligjit në kryeqytet.

Mund t'ju interesojë

Makina përfundon në kanalin vaditës në Fier, nuk dihet fati i drejtuesit

Makina përfundon në kanalin vaditës në Fier, nuk dihet fati i drejtuesit

Para 5 minutash
Kapet me 15 kg kanabis në aeroportin e Athinës, arrestohet 65-vjeçari me origjinë shqiptare

Kapet me 15 kg kanabis në aeroportin e Athinës, arrestohet 65-vjeçari me origjinë shqip...

Para 44 minutash
Sulme kibernetike në Europë: ngrirësit e supermarketeve dhe 16 incidente

Sulme kibernetike në Europë: ngrirësit e supermarketeve dhe 16 incidente

Para 1 ore

AV

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rrjeti i Epstein në Rusi: 17 gra dhe përpjekje për të takuar Putinin
Para 1 minute

Rrjeti i Epstein në Rusi: 17 gra dhe përpjekje për të takuar Putinin

Makina përfundon në kanalin vaditës në Fier, nuk dihet fati i drejtuesit
Para 5 minutash

Makina përfundon në kanalin vaditës në Fier, nuk dihet fati i drejtuesit

Rama dhe Mickoski takohen në Qafë Thanë, prezantohet sistemi “One Stop Shop”
Para 11 minutash

Rama dhe Mickoski takohen në Qafë Thanë, prezantohet sistemi “One Stop Shop”

Operacion i ICE në Seattle, dy pasagjerë arrestohen në avion
Para 32 minutash

Operacion i ICE në Seattle, dy pasagjerë arrestohen në avion

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 12 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 19 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026

4 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 13 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.