Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tatimet, gjatë vitit të kaluar u mblodhën 4.7 miliardë euro të ardhura

Aktualitet E enjte, 23 Prill 2026 19:45
Tatimet, gjatë vitit të kaluar u mblodhën 4.7 miliardë euro të ardhura
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

TVSH-ja vazhdon të jetë kontribuesi kryesor në të hyrat publike me 33.5% të të ardhurave tatimore, ndërsa u rimbursuan rreth 262 milionë euro ose 13 përqind më shumë. Në vitin 2025, Administrata Tatimore mblodhi më shumë se 4.7 miliardë euro në të ardhura (11.8% më shumë se viti i mëparshëm) ose afro 500 milion euro më shumë, ndërsa kreu rimbursime të TVSH-së me vlerë rreth 262 milionë euro (13% më shumë se viti i mëparshëm). Shifrat të cilat janë bërë publike në raportin vjetor për vitin 2025 “pasqyrojnë jo vetëm forcën e ekonomisë shqiptare, por edhe aftësinë dhe përkushtimin e punonjësve tanë në përmbushjen e përgjegjësive të tyre ligjore”, shkruan në hyrje të Raportit, drejtori i Përgjithshëm Ilir Binaj, duke vënë në dukje dhe një të dhënë tjetër: Deri në 31 mars të këtij viti “320 mijë deklarata të tatimit mbi të ardhurat personale dhe të korporatave u dorëzuan sipas kërkesave të ligjit të tatimit mbi të ardhurat duke rezultuar në një nga sezonet më të suksesshme ndër vite”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të dhënat kryesore për vitin 2025:

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 3 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 3 orësh

Të Ardhurat Tatimore

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për vitin 2025, të ardhurat tatimore janë programuar 282.2 miliard lekë dhe janë realizuar 280.9 miliard lekë, me një mosrealizim prej 1.3 miliard lekë ose 0.5% më pak. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, në të cilën të ardhurat u realizuan 249.8 miliard lekë, rezultatet janë në rritje me 31.1 miliard lekë ose 12.5 % më shumë.

Të Ardhurat nga Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore

Për vitin 2025, të ardhurat nga Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore janë programuar 171.4 miliard lekë dhe janë realizuar 172.5 miliard lekë, me një realizim prej 1.0 miliard lekë ose 0.6% më shumë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ku të ardhurat nga KSSHSH ishin 155.9 miliard lekë, rezultatet janë në rritje me 16.6 miliard lekë ose 10.6 % më shumë.

Të Ardhurat Tatimore ndarë sipas llojit

Realizimi i të ardhurave sipas llojit të tatimeve krahasuar me planin e vitit 2025 dhe faktin e vitit 2024, për periudhën Janar – Dhjetor 2025, bazuar në të dhënat statistikore, paraqitet si më poshtë:

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

Për 12 mujorin 2025, të ardhurat tatimore nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (neto) ishin programuar në vlerën prej 65.9 miliard lekë dhe janë realizuar në vlerën prej 68.7 miliard lekë, me një realizim në vlerë prej 2.9 miliard lekë ose 4.3% më shumë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, në të cilën u arkëtuan 59.8 miliard lekë, të ardhurat nga TVSH-ja neto janë arkëtuar 8.9 miliard lekë ose 15% më shumë.

Rimbursimi i TVSH-së

Për 12 mujorin 2025 rimbursimi për TVSH-në ishte programuar 26.7 miliard lekë dhe është realizuar në vlerën 25.3 miliard lekë me një mosrealizim prej 1.4 miliard lekë ose 5.1% më pak. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 në të cilën janë rimbursuar 22.4 miliard lekë, rimbursimet janë me realizim 2.9 miliard lekë ose 13.1% më shumë.

Tatimi mbi Fitimin

Të ardhurat tatimore nga Tatimi mbi Fitimin, janë programuar 60.4 miliard lekë dhe aktualisht janë arkëtuar 58.7 miliard lekë, me një mosrealizim prej 1.7 miliard lekë ose 2.8% më pak. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, në të cilën u arkëtuan 57.5 miliard lekë, të ardhurat nga ky lloj tatimi janë realizuar 1.2 miliard lekë ose 2.1% më shumë.

Tatimi mbi të Ardhurat Personale

Tatimi mbi të ardhurat personale është programuar 84.2 miliard lekë dhe është realizuar 82.7 miliard lekë, me një mosrealizim prej 1.5 miliard lekë ose 1.8% më pak. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në të cilin u arkëtuan 66.7 miliard lekë, të ardhurat nga ky lloj tatimi janë realizuar 16 miliard lekë ose 23.9% më shumë.

Taksat Kombëtare dhe Tarifa

Të ardhurat tatimore nga Taksat dhe Tarifa Kombëtare janë programuar në vlerën 18.8 miliard lekë dhe faktikisht janë arkëtuar 18.5 miliard lekë, me një mosrealizim prej 0.3 miliard lekë ose 1.7% më pak. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, në të cilën u arkëtuan 19.5 miliard lekë, mbledhja e taksave është në rënie prej 1 miliard lekë ose 5.3% më pak.

Taksa e Qarkullimit Rrugor

Te ardhurat tatimore nga Taksat e Qarkullimit dhe Karburantit, të cilat janë programuar 23.8 miliard lekë, janë arkëtuar 24.2 miliard lekë, me një realizim në vlerë prej 0.4 miliard lekë ose 1.7% më shumë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, në të cilën u arkëtuan 21.3 miliard lekë, të ardhurat janë realizuar me rritje prej 2.8 miliard lekë ose 13.4 % më shumë.

Etiketat e lidhura

tatime
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.