Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Taulant Balla nga Belshi: Rama i ktheu kësaj zone krenarinë. Emigrantët të kthehen e të investojnë në Dumre

Aktualitet E shtunë, 3 Prill 2021 19:57
Taulant Balla nga Belshi: Rama i ktheu kësaj zone krenarinë. Emigrantët të kthehen e të investojnë në Dumre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit Taulant Balla, zhvilloi pasditen e sotme një takim me qytetarët në Belsh.

Ai tha se ka diferencë mes PD dhe PS , si dhe gjatë fjalës së tij, Balla u kujtoi edhe njëherë banorëve sesi ishte Belshi para 6 vitesh. Balla tha se Rama i ktheu Belshit krenarinë që karakterizon banorët e kësaj zone.

“Shumë faleminderit për këtë pjesëmarrje, por i lutem secilit të mbajë maskën dhe të ruajnë edhe distancat se na rrofshin votat po nuk kemi respektuar masat dhe po nuk mbrojtëm jetën.

Ky është dallimi më i madh mes takimeve që i zhvillon Partia Socialiste dhe covid-takimeve qe zhvillon Luli. Unë e di që këtu në Shqipëri sot dhe ju e dini shumë mirë ka dy beteja; një betejë e Edi Ramës për të fituar betejën me Covid-in dhe pandeminë dhe një betejë e Lulit për ta përhapur sa më shumë Covid-in. E prandaj, respektimi i këtyre distancave, respektimi i masave është gjëja më e mirë që ne duhet të bëjmë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Jam shumë i kënaqur sot që 71 të moshuar sapo kanë kryer vaksinimin në Belsh. Ne do të vazhdojmë edhe në ditët në vijim, do të zbresim tek 65-vjeçarët, do të zbresim tek 60-vjeçarët, do të vaksinojmë punonjësit e ndërmarrjeve, aty ku punohet sepse duhet të shpëtojmë ekonominë, do të vaksinojmë punonjësit e hoteleve sepse turizmi duhet të vazhdojë punë. Ne prej fundit të majit, do të hapemi plotësisht për çdo vizitorë që do të vizitojë Belshin dhe Shqipërinë se pa ekonomi nuk ka investime në Belsh, nuk e mbarojmë dot angazhimin tonë 24 orë ujë të pijshëm për Belshin nëse nuk funksionon ekonomia.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Motra e vëllezër të Belshit, kjo që shohim sot këtu ishte tërësisht e ndryshme 6 vite më parë. 6 vite më parë ne i zhvillonim takimet aty mes atyre dy godinave, nga mbrapa kishim disa godina të tjera dhe askush nuk e merrte vesh që jemi në Belsh se liqeni nuk dukej, liqenin e kishte arrestuar Partia Demokratike, e kishte futur në xhep, e kishte rrethuar me ndërtesa. Ata janë aty, prapë gati janë. Sapo t’ju jepet mundësia të rikthehen prapë në qeverisje, këtu e ke me pallate prapë. Bukuria është diçka që nuk shkon me Partinë Demokratike. Partia Demokratike ka një problem madhor me të bukurën, nuk e di nga i vjen urrejtja ndaj të bukurës por jepi një punë Partisë Demokratike ta bën o zot nuk shikohet me sy.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 12 minutash
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 14 minutash
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 7 orësh

Edi Rama i solli Belshit krenarinë, e cila i karakterizon banorët e kësaj zone, njerëz punëtorë, njerëz në punë të vetë, të cilat duan që qyteti i tyre, Dumrea jonë e dashur të jetë kryeqendra e agro-turizmit në Shqipëri. Ne do vazhdojmë ta çojmë transformimin përpara por ky transformim ka nevojë për Edi Ramën në krye të qeverisë por ka nevojë edhe për një grup parlamentar, të përbërë nga njerëz që e njohin, e dinë dhe e duan Dumrenë.

Dumrenë nuk mund ta përfaqësojë askush tjetër përveç Edi Ramës dhe Partisë Socialiste dhe unë jam shumë i sigurt që në 25 prill, ne do të vazhdojmë punët e nisura edhe atyre që ende nuk janë të kënaqur ju them edhe unë; s’keni parë gjë akoma nga ajo që ne duam të bëjmë për Dumrenë, nuk keni parë gjë akoma edhe pse nëse i vlerësojmë investimet ashtu siç vlerësohet ekonomia, numër investimi për frymë Dumrea sot është e para në Shqipëri, e para në Shqipëri, edhe më shumë se Vlora nëse doni por punët ende nuk kanë shkuar atje ku ne duam.”, u shpreh Balla

Ai theksoi se qeveria synon të rrisë kapacitetet hoteliere teksa tha se ka ardhur koha që emigrantët të kthehen të investojne në Dumre.

Etiketat e lidhura

Ballabelshfushate
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 12 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 13 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 14 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.