Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Të lënduarit në Itali, Manastirliu: Brenda janarit kthehen në shtëpi

Aktualitet E premte, 27 Dhjetor 2019 14:05
Të lënduarit në Itali, Manastirliu: Brenda janarit kthehen në shtëpi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, të lëndur mbetën 913 persona, nga ky 3 qytetarë u dërguan për mjekim jashtë vendit. Të lënduarit që po marrin trajtim të specializuar në Itali janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe brenda muajit janar mund të kthehen në shtëpi. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka telefonuar dy të lënduarit për t’u interesuar për gjendjen e tyre shëndetësore. ”Përshëndetje Albert. Doja të dëgjoja vetë se si je me shëndet. Unë kam marrë vazhdimisht kontakt me drejtorin e spitalit, kam komunikuar me mjekët dhe e di që jeni duke u përmirësuar. Ne po presim të kthehesh nga mesi i janarit”, i tha ministrja Albert Carës një nga të lënduarit e tërmetit të datës 26 nëntor.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Jam më mirë dhe shërbimi këtu nuk mund të përshkruhet me fjalë”, tha Alberti. Që i lënduari tjetër Marlin Shkodra e kishte të pamundur të komunikonte pasi akoma është në fazë rehabilitimi por gjatë komunikimit me nënën e tij Manastirliu tha se po interesohet personalisht për shëndetin e Albertit dhe Marlinit. “Unë jam intereresuar gjatë gjithë kohës, por doja të flisja vetë me Albertin dhe Marlinin për t’i dëgjuar si janë me shëndet, si kanë rekuperuar. Marlini ka qenë më në vështirësi shëndetësore. E rëndësishme është që Marlini do bëhët mirë dhe do të kthehet shpejt”, i tha ministrja nënës së Marlinit. Ndërsa i lënduari tjetër që u dërgua në Itali, 17-vjeçari Ramë Lala është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 6 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 7 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 7 orësh

Janë 913 të lënduar si pasojë e tërmetit që kanë marrë trajtim në spitale. Përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë rreth 1500 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura. Ndërsa mbi 700 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampit të emergjencës në Thumanë dhe pikave të ngritur në Durrës. Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë. Të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti vijojnë të jenë në gatishmëri të përforcuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Manastirliu tha se do të rindërtohet të gjitha strukturat shëndetësore të dëmtuara por pa ndërprerë në asnjë moment shërbimin ndaj qytetarëve. ”Në fazën e parë, aktualisht jemi të përqëndruar në planin e rikonstruksionit emergjent, më pas vijojmë me planin e rindërtimit. E rëndësishme është që qytetarëve nuk u mungon shërbimi në qendrat shëndetësore apo spitalet që kanë patur dëmtime. Po organizojmë punën për të shpërndarë qoftë mjekët në struktura të tjera apo edhe për të marrë me qera ambiente të tjera”.

Duke vlerësuar gatishmërinë e ekipeve të shëndetësisë që në momentet e para pas tërmetit, Manastirliu tha se plani i gatishmërisë u vendos menjëherë në zbatim. ”Plani ynë i gatishmërisë u vendos menjëherë, por ju ishit të parët që iu përgjigjët situatës. Urgjenca kombëtare me provën e jashtëzakonshme jo vetëm të reagimit të shpejtë, por të profesionalizmit të lavdërueshëm, më bëjnë të ndihem krenare që jeni ekipi i shëndetësisë. I dhatë një përgjigje të fortë të gjithë atyre që ishin skeptikë. Jam krenare për ekipin e urgjencës së Traumës, për organizimin, për reagimin e shpejtë, për profesionalizmin dhe kujdesin e pashoq që treguan për të lënduarit. Po e tregojnë edhe sot e çdo ditë, për 8 të lënduarit e fundit që ende po marrin trajtim në këtë spital. Spitali i Durrësit ka pritur urgjenca të panumërta, mjekët dhe infermierët kanë reaguar me profesionalizëm, pavarësisht se shumë prej tyre kanë patur vetë banesa të dëmtuara dhe pasigurinë për fëmijët dhe familjen”.

Etiketat e lidhura

Ogerta Manastirliu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 9 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 6 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.