
Të paktën katër persona janë vrarë pasi Rusia nisi një valë intensive sulmesh me dronë dhe raketa në Ukrainë gjatë natës, thanë sot autoritetet ukrainase.
Sirena sulmesh ajrore u dëgjuan në të gjitha rajonet në të gjithë vendin, ndërsa Forcat Ajrore Ukrainase paralajmëruan se disa bombardues rusë ishin ngritur dhe me shumë gjasa kishin lëshuar raketa.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se të paktën katër persona kishin vdekur në kryeqytet, përfshirë 20 të plagosur.
“Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar në disa vende”, shkroi ai në Telegram.
Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit tha se dronët kishin goditur disa ndërtesa banimi në të gjithë qytetin.
“Në Ukrainën veriperëndimore, të paktën pesë persona u plagosën gjatë sulmeve ruse”, raportoi kryebashkiaku i Lutskut, Ihor Polishchuk, në Telegram.
Sipas kryebashkiakut, Rusia sulmoi Lutskun me 15 dronë dhe gjashtë raketa, duke dëmtuar një ndërtesë apartamentesh, automjete, biznese dhe një institucion qeveritar.
Nuk ishte e qartë nëse sulmet ishin pjesë e një hakmarrjeje në shkallë të gjerë të pritur gjerësisht nga Rusia – pas sulmeve të koordinuara me dronë të Ukrainës në disa aeroporte ushtarake ruse – pas vijave të frontit fundjavën e kaluar.
Ukraina është mbrojtur kundër pushtimit rus në shkallë të plotë për më shumë se tre vjet. Bisedimet për t’i dhënë fund luftimeve kanë dhënë rezultate shumë të kufizuara – dhe palët ndërluftuese janë ende larg njëri-tjetrit në kërkesat e tyre. //a.i/
