Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:14 Sali Berisha shkon në SPAK Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku do të pyetet në lidhje me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Teodor Keko: Nuk shkojmë në Itali për qejf!

35 vite KOHA JONË E martë, 10 Nëntor 2020 20:26
Teodor Keko: Nuk shkojmë në Itali për qejf!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 13 Maj 1995 në KOHA JONE)
Nga Teodor Keko-

Populli ndoshta më i drobitur dhe i varfër i Evropës, i ushqyer bollshëm nga propaganda evropiane për demokraci, liri, fjalë e punë, e lëvizjeje bashkë paska qenë përsëri i pafat: tani ëndrrës së tij për të punuar e për të fituar me djersë bukën e gojës, përmes sakrificave të dhimbshme, që ai i pranon pa u ankuar,i janë vënë përballë automatikët dhe pajisjet e tjera të sofistikuara ushtarake italiane. Kështu, erdhi dita që ëndrrës së Kolombit e të Marko Polos në kërkim të botës së re t’i kundërvihet haptas dhuna ushtarake. Nuk është hera e parë që Evropa dhe Italia ju vunë postblloqe njerëzve që ëndërrojnë sot më shumë se kushdo dhe që sakrifikojnë deri me jetën e tyre. Një herë shkaku i kolerës, një herë tjetër gripi… tani armët! A ka një italian civil që nuk e kupton se çfarë tmerri të përjetshëm injektojnë tek një njeri i pafajshëm, viktimë e terroreve të çmendura paranojake dhe e “tolerancës humane”të politikanëve europianë grykat e automatikëve në gjoks me të zbritur në tokën e lakmuar? Unë nuk besoj se populli italian mund të ketë një cinizëm të tillë, nuk besoj as që populli italian të jetë dakord me tolerancën e gazetarëve dhe të politikanëve shqiptarë ndaj një vendimi kaq ekstrem. Nuk është forcë e as trimëri e as zgjidhje e nyjës gordoniane t’i thuash shqiptarëve të varfër “va fan culo”: ta artikulosh këtë fjali perverse do të thotë të zhdukësh nga faqja e racave njerëzore një popull të tërë. Duke shkruar këto pak radhë për njerëzit e vuajtur e të terrorizuar, nuk ndjehem shqiptar, por një qytetar i trishtuar i këtij globi që dëgjon për racizma të kësaj natyre të ngritur në nivel shtetëror. Italia pati ndoshta fatin e keq që qëlloi komshi me Shqipërinë në këto momente të varfërisë ekstreme të kësaj të fundit, por në kohën e Skënderbeut ka patur fat që na pati fqinj dhe nuk duhet të harrojë se ishim ne ata që luftuam, sakrifikuam, aq sa tani na shajnë edhe “këta myslimanët”, për të ruajtur civilizimin dhe kulturën italiane, që e konsideruam gjithmonë barabar me vlerat tona, për nga respekti dhe dashuria. Tani, të hash pica e të pish verë, përballë fytyrave të vuajtura të fqinjëve të uritur dhe t’ua përplasësh derën në surrat kur ata kërkojnë thjesht të të lajnë pjatat për një kothere bukë, do të thotë të jesh cinik dhe njeri me kujtesë të dobët, që ke harruar momentet e tua të këqija dhe borxhet, të cilat nuk kanë ndodhur as shumë larg në kohë. Italia mund ta nxjerrë ushtrinë në breg por këtë mund ta bëjë pasi të ketë sjellë me dashamirësi në vendin e fqinjëve të varfër edhe investitorët e saj, se ne nuk shkojmë në Itali për vakanca, por për punë dhe po të ketë punë në Shqipëri, s’na merr shumë malli të vëmë në Itali as me aeroplan, e jo më me skafe e anije si minj i hambarëve. Një cinizëm i tepruar s’do të thotë as më shumë e as më pak, por që je inferior dhe ndjenjën tënde të inferioritetit ja nxjerr tjetrit, atij që ka faj.
Teodor Keko

Mund t'ju interesojë

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 42 minutash
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Para 54 minutash
Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Para 1 ore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 13 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 14 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 22 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Xi Jinping kërkon ribashkimin e Tajvanit: “Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”
Para 26 minutash

Xi Jinping kërkon ribashkimin e Tajvanit: “Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 16 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.