Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tërmeti/ Shemben godinat e dëmtuara në “Qytetin Studenti”, bonus qiraje për familjet

Aktualitet E enjte, 12 Dhjetor 2019 14:16
Tërmeti/ Shemben godinat e dëmtuara në “Qytetin Studenti”, bonus qiraje për familjet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pasi  akt-konstatimi i Institutit të Ndërtimit i shpalli të pabanueshme tre godinat në “Qytetin Studenti” si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, ato jane shembur. Nderkohe qe bashkia e Tiranes ka garantuar bonus qiraje per familjet e prekura.

Teksa ndoqi nga afër shembjen e godinave, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi të drejtë vendimin për t’i larguar banorët nga dhomat e ish-godinave të “Qytetit Studenti”, të cilat përbënin rrezik për jetën e tyre dhe sisteminin në banesa me bonus qiraje me kushte dinjitoze.

“Kanë qenë godina të zëna prej vitesh, që nga viti ‘90-‘91, kur filluan ndryshimet në “Qytetin Studenti”, pra një gangrenë që vazhdonte një kohë të gjatë. Godina ka pasur shumë ndërhyrje, improvizime. Ndaj, besoj ishte vendimi drejtë për t’i çmontuar vetë dhe besoj se ishte vendim akoma më i drejtë për t’í transferuar me qira të gjitha familjet, duke respektuar dinjitetin njerëzor, si të çdo anëtari tjetër të bashkësisë së Tiranës, që u trajtua me bonus qiraje për largimin nga ndërtesat e dëmtuara”, tha Veliaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke i falënderuar për bashkëpunimin, Veliaj nënvizoi se të gjitha ato familje që lanë godinat, të cilat i kishin uzurpuar gjatë viteve të tranzicionit kanë kushte shumë herë më të mira në banesat e tyre të reja.

“Dua t’i falenderoj banorët për bashkëpunimin. Unë e kuptoj, asnjëherë nuk është e lehtë të largohesh nga një banesë ose vend-strehim, ku ke kaluar një pjesë të madhe të jetës tënde, megjithatë siç verifikuam, rasti i profesor Pëllumbit dhe shumë të tjerë, janë në kushte disa herë më të mira. Shtëpitë me qira në Tiranën urbane janë shumë herë më të mira se konvikte të amortizuara, ku në një dhomë të vogël jetonin 1-2 kurora, disa raste edhe tre kurora. Ndaj, për të gjitha këto arsye, 90% e familjarëve në “Qytetin Studenti” tashmë kanë marrë disbursimin e qirasë, ka ngelur edhe një 10% që ose e ka neglizhuar ose ka gjetur në alternativë tjetër strehimi. Jemi të përgatitur për këdo tjetër që ka nevojë të marrë paratë e qirasë dhe të jetojë në një vend shumë herë më dinjitoz se sa hapësira që kishte në “Qytetin Studenti”, tha ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, edhe dhjetë godinat në Institutin Bujqësor do të demolohen, pasi paraqesin rrezik për ata që strehohen atje. Më konkretisht, bëhet fjalë për 8 godina që janë zënë nga familjarë gjatë viteve të tranzicionit, duke pësuar edhe ndërhyrje që e kanë dëmtuar në strukturë, si dhe dy godina të tjera ku strehohen studentë.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 44 minutash
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 8 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 8 orësh

“Këto vendime të rëndësishme po i marrim edhe në Universitetin Bujqësor. Do të fillojmë edhe aty prishjet masive, për të mos rrezikuar, kurse për godinat që nuk janë me familjarë, por për godina që në fakt banohen nga studentë, kemi marrë një vendim që t’i sistemojmë në godina të tjera ku kemi bërë verifikimin e sigurisë dhe nuk kemi asnjë problem. Në rastin e Mjekësisë, teksa bëjmë një studim më të thelluar, i kemi transferuar tek godinat tek Inxhinieria, ndërkohë që për Universitetin Bujqësor jemi përgatitur për të bërë një rimbursim të pagesës së studentëve, që secili prej tyre të ketë hapësirën e vet, të marrë një hapësirë ose me qira, ose të bëhen 3-4 vetë bashkë për të ndarë një shtëpi, të kenë pak para edhe për transportin, nëse do largohen dhe nuk gjejnë hapësira në Kodër – Kamzë”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se si në “Qytetin Studenti” ashtu edhe në Institutin Bujqësor do të ndërtohen dy kampuse të rinj universitar, duke sjellë një urbanistikë që i bën ballë 100 viteve të tjera të Tiranës. “Nga projekti i rindërtimit që do të kemi bashkë me qeverinë, siç kemi bërë me projektin e shkollave, ku kemi filluar shkolla të reja me një skemë shumë kreative, që i bëjmë pagesat ndër vite, besoj që edhe në “Qytetin Studenti” do kemi mundësi t’i bëjmë pagesat ndër vite, teksa fillon një kampus i ri këtu dhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës, që besoj nga kjo fatkeqësi del edhe një avantazh i jashtëzakonshëm, për të sjellë një urbanistikë që i bën ballë 100 viteve të tjera të Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Etiketat e lidhura

bonus qerajegodinatQytetin StudentiVeliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 44 minutash

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 44 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 15 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.