Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“The Albanian Key”, debat për një ide-koncept, realizuar në kryevepër për Shkodrën e artit

Aktualitet E diel, 2 Qershor 2024 08:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj, kurator i veprës

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Tashmë kur gjithçka ka përfunduar dhe që do të finalizohet me inaugurimin më 6 qershor 2024, ora 17:00, kur përpjekjet rraskapitëse, debatet dhe diskutimet e tensionuara, kanë mbetur pas, kërkoj me përulësi leje, të ndaj me ju disa mendime dhe të qasem të sjell disa sqarime, për atë që ka nxitur një zemëratë publike, evidentuar kryesisht në mediat sociale.

Mund t'ju interesojë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në ...

Para 48 minutash
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 52 minutash
Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 9 orësh

E ndjej detyrim të jem përballë atyre, me shumë prej të cilëve njihem, bashkëndajmë mendime për artin dhe na dhemb çdo plagë e Shkodrës, siç na lumturon dhe na bën krenar gjithçfarë kësaj përkatësie të qytetarisë dhe kulturës, i jepet si një shpërblim, të asaj që është dhe asaj që do të mbetet, në kresht të lartësimit.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pata privilegjin të jem i mikluar nga një dhuratë kaq e begatë, të jem kurator i skulpturës monumentale “The Albanian Key”, e cila është vendosur në hyrje të Shkodrës, siç nuk u gjenda i befasuar nga stuhia që u ngrit prej reagimit qytetar. Paraprakisht e kam informuar autorin e veprës, Alfred Mirashi – Milot për atë çfarë do të shoqërojë vendosjen e skulpturës, për papajtueshmërinë, mospranimin dhe keqkuptimin që do t’i rrethvijë kësaj kurajoje artistike, për të guxuar dhe besuar te arti novator, te risitë, te ajo që ka premisë të sjellë një mënyrë ndryshe të ndërtimit të marrëdhënieve dhe ofertës komunikuese, si me qytetarët e interesave periferike për artin, ashtu edhe për ata që janë artistë.

Jo vetëm kjo formë e komunikimit artistik që Milot rreket të formësojë përmes një ide-konceptim revolucionar, por çdo ngulm estetik në historinë e progresit shoqëror, është ndeshur me një qëndresë, shpesh të pakalueshme të opinionit publik. Kjo ka çuar deri te linçimi i artistëve dhe masakrimi i veprave, por shpirti krijues ishte ai që sfidoi mbi çdo turrë drushë e zjarr apokaliptik, fyerje dhe përdhosje, tortura dhe vrasje mizore, duke triumfuar. Historia e artit ka pafund beteja të tilla, të cilat vetëm sa e kanë përsosur artin dhe ftuar publikun në një bashkëjetesë të pakonkurreshme me shijen e rafinuar estetike dhe fuqinë e mahnitshme të së bukurës.

Tendenca e qëndrimit të publikut, kryesisht atij shkodran, ndaj “The Albanian Key”, kësaj vepre arti, fituese e Konkursit Ndrkombtar “Art në hapësirën Publike”, shpallur nga ministria e Kulturs, u përball me një stinë tejet të mbarsur rrebeshesh. Shpesh mendimi i atyre që u bën pjesë e këtij kuvendimi publik, degjeneron në sharje dhe fyerje të një larmie krijuese, e denjë për një debat publik me fokus artin. Dhe kjo është arsye për të reflektuar, duke ju kundërvënë kësaj situate me maturi, durim, tolerancë dhe mirëkuptim, sepse arti vjen të ndërtojë ura e jo të thellojë hendeqe.

Secili mund të kishte dhe të ketë të drejtë, në atë që tha dhe do të thotë, në lidhje me këtë skulpturë konceptuale, që artisti e ka huajtur nga fluturimi i shqiponjës (siç është e ilustruar në imazh), e cila gjithashtu në alegorinë e saj shprehëse bart një mesazh të fuqishëm siç është çelësi, një çelës që hap çdo derë dhe çel qiejt e së sotmes së çdo shpirti. Art për tempullin e artistëve. Art monumental për qytetin që vepra krijuese e shpirtit e ktheu në monument këtë qytet. Art aty ku flitet dhe jetohet për të bukurën dhe me të bukurën.

Më në fund njerëzit mund të flasin, të debatojnë dhe të parashtrojnë ide për artin. Mjaft më me kufizimet dhe ndalimin, me censurimin e fjalës dhe linçimin e mendimit. Sot më shumë se kurrë, ky legjitimitet le të triumfojë dhe arti është një vlerë e vërtetë arti, kur ndodhet nën një fokus kaq të gjerë dhe bombarduar me një interesim të admirueshëm, vetëm për një kryevepër arti.

Fjala dhe mendimi i secilit që u bë pjesë e këtij arti ndryshe, është ajo çfarë e bën një komunitet, një grup shoqëror, apo edhe një masë e madhe njerëzish, të cilët duke shfrytëzuar mundësinë e shprehjes së mendimit të tyre, të kontribuojnë që kjo vepër arti të shndërrohet në një ngjarje për Shkodrën.

Përfshirja në një debat publik të këtyre përmasave, tregon një nevojë të ngutshme të opinionit për të qenë i pranishëm në një event të tillë krijues, edhe atëherë kur gjithçka e vendos një juri ndërkombëtare profesionistësh. Ndoshta dëgjesat publike si në rastet e zgjidhjeve të problemeve me ndjeshmëri të lartë për komunitetin, duhet të konsiderohen edhe për veprat e artit gjithashtu me interes publik. Edhe nëse kjo nuk është një praktikë rutinë e mënyrës se si përcaktohen rregullat e përfshirjes së opinionit në vendimmarrje të tilla, zbatimi, me gjithë kokëçarjet që do të gjenerojë do të sillte përfshirjen e komunitetit në atë që do të jetë një event.

Sa këtu ndodhemi, kur arti luan me të tjerë rregulla loje, na mbetet të bëhemi dëgjues të vëmendshëm dhe reagues të matur, përkundër një ofensive të potershme dhe një lumi të mbarsuer nga stuhia që del nga shtrati. Secili që ka të drejtë fjalës, gëzon legjitimitetin të dëgjohet, siç do të ishte në integritetin e secilit të jetë në lartësinë e atij qëndrimi, me të cilin mediat e huaja dhe kritika e artit, kryesisht ajo italiane e kanë konsideruar dhe shtjelluar me një përkujdesje të veçantë.

Ekipi i “The Albanian Key”, ka trajtuar me vëmendje dhe përgjegjësi profesionale reagimet e qytetarëve për veprën. Ka mbajtur shënim qëndrimin e secilit që u bë pjesë e këtij debate, pavarësisht sensit përmbajtjesor dhe pamjaftueshmërinë për të pranuar një artist, i cili është i vlerësuar ndërkombëtarisht, por pa mundur ende të gjejë të njëjtën përzemërsi nga bashkëkombasit e vet.

Gjithsesi, e drejta e secilit të ketë një mendim dhe një qëndrim për një vepër arti publike, është eksluziviteti që i mundësohet një shoqërie të emancipuar, e cila reagon dhe përfshihet, duke shpërfaqur prezencën personale në mënyrën se si ai ose ajo vendos komunikimin.

Të favorizuar nga rrjetet sociale dhe vetëdija qytetare, lidhjet e veçanta që ka ky komunitet me artin, artkrijues dhe artpërjetues, nxiti atë që të gjithë u bënë aktorë në këtë ngjarje të rëndësishme artistike që troket në portat e qytetit të Shkodrës.

Është në obligimin e çdo krijuesi të jetë i njohur me mendimin dhe qëndrimin e çdo individi për veprën e tij, e cila është një krijesë që ai e ka ngjizur në mendime dhe krijuar në shpirt për t’ia besuar më pas një grupi të madh kuratorësh, inxhinierësh, krijuesish, metalpunuesish.

Etiketat e lidhura

albert vatajThe Albanian Key
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 47 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 48 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 50 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 51 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.