Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tiranë, përfundon parkimi i ri nëntokësor me 145 vende te Rruga e “Elbasanit”

Aktualitet E shtunë, 10 Gusht 2019 18:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Veliaj: “Me këndet e lodrave dhe korsitë e biçikletave do vijojmë edhe në mandatin e dytë; Fondet e mbledhura nga parkimi do shkojnë për pemë të reja”

Kryeqytetit i është shtuar edhe një tjetër parkim nëntokësor. Nga dita e hënë, të gjithë qytetarët që do t’u duhet të ndalojnë pranë Rrugës së “Elbasanit”, mund ta lenë makinën e tyre në parkimin më të ri me 145 vende. Ky investim i Bashkisë së Tiranës i jep zgjidhje parkimit në një nga zonat më të ngarkuara të kryeqytetit.

Pasi inspektoi përfundimin e punimeve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur. “Duke filluar nga dita e hënë, të gjithë qytetarët që kanë punë në Rrugën e ‘Elbasanit’, qofshin ata që shkojnë në shkollat këtu afër, si shkolla “Kosova” apo Liceu, qofshin ata që kanë biznese, qofshin ata që shkojnë te Drejtoria e Tatimeve, pra në një nga nyjet më të ngarkuara të Tiranës, gjejnë shpëtim përfundimtar për çështjen e parkimit, duke frekuentuar parkimin e 4-rt nëntokësor që hapim në 4 vjet në qytetin e Tiranës”, tha Veliaj. Një lajm i mirë për banorët e kësaj zone janë edhe tarifat e reduktuara për automjetet e tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Motoja e bashkisë është: Sa më pak makina. Megjithatë, e kuptoj se për disa njerëz përdorimi i makinës, pra për një mësues që vjen nga ata tjetër e qytetit, për një prind që vjen për të marrë fëmijët, për dikë që ka një problem me tatimet, për dikë që ka një takim në ambasadë, makina mund të jetë e nevojshme nëse distanca është mbi 2-3 km dhe nuk kanë një mundësi tjetër. Për të gjitha këto arsye, 145 vende parkimi në këtë hapësirë publike, e marrë nga privati dhe e rimarrë për publikun, me parking poshtë dhe hapësirë për njerëzit, sidomos me një kënd lojërash për fëmijët, është ndoshta metafora më e bukur se çfarë vlerash besojmë ne si bashki”, deklaroi Veliaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërtimi i parkingjeve nëntokësore do të vijojë edhe në mandatin e dytë. Veliaj theksoi se shumë shpejt do të ketë edhe dy parkingje të reja nëntokësore, një pranë Parkut të Liqenit dhe një tek “Qyteti Studenti”. “Zgjidhja që do të shohim në Tiranë është: makinat larg syrit të njeriut, nëntokë, kurse hapësirat e rikuperuara nga privati, që janë hapësira të bashkisë, siç ishte këndi i “7 Xhuxhave”, që sot është kthyer 100% në duart e shtetit dhe qytetit të Tiranës, do të vijojmë me të njëjtën filozofi edhe në hapësira të tjera që kemi identifikuar për parkingje nëntokësore. Shumë shpejt, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të rimarrë një tokë dhe do të bëjë një shkëmbim me një tokë që është në hyrje të Parkut të Liqenit, midis Gardës dhe Universitetit, ku do të konceptojmë një tjetër parkim nëntokësor, që do t’i shërbejë të gjithë atyre që frekuentojnë Parkun e Liqenit. Po kështu, edhe në Qytetin Studenti dhe në disa hapësira të tjera kemi identifikuar mundësinë për parkingje nëntokësore”, deklaroi kryebashkiaku.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 30 minutash
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 8 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 8 orësh

Veliaj siguroi se të gjitha të ardhurat që do të vijnë nga parkingu shkojnë për të mbjellë më shumë pemë. “Kemi filluar mbarë: siç ecëm me këndet e lodrave dhe korsitë e biçikletave në mandatin e parë, do të vazhdojmë edhe në mandatin e dytë. Të gjitha statistikat na kanë treguar se politikat tona me sheshe e pedonale, siç janë Sheshi

Skënderbej, Pazari i Ri, Parku i Liqenit dhe disa hapësira të tjera që ia kemi kthyer publikut, Ditët pa Makina, korsitë e biçikletave, transport publik më i mirë dhe fushata e mbjelljes së pemëve, na kanë sjellë ulje të parametrave të ndotjes së ajrit. Jemi sot te parametrat, dita me natën ku kemi qenë”, nënvizoi Veliaj.

Parkimi publik ka 2 kate nëntokë dhe ofron 145 vendparkime në total, plus 2 vende parkimi për PAK. Parkimi është i pajisur me sistemin e ndriçimit emergjent sipas standardeve ne fuqi. Në katin -1 (parkim) është pozicionuar edhe blloku i nyjeve higjenosanitare, që do t’i shërbejnë parkut rekreativ në sipërfaqe. Parkimi publik përmban sistem ventilimi dhe është i pajisur edhe me sistem të mbrojtjes kundër zjarrit.

Etiketat e lidhura

parkimVeliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 29 minutash

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 30 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 15 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.