Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Todi Lubonja: Në gjyq mbajta një qëndrim ashtu siç i takon komunistit liberal

35 vite KOHA JONË E enjte, 22 Tetor 2020 20:28
Todi Lubonja: Në gjyq mbajta një qëndrim ashtu siç i takon komunistit liberal
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Botuar me 5 Qershor 1994 në KOHA JONE-

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 10 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 10 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 11 orësh

Gjyqi i ish-kreut të shtetit shqiptar e gjysmës së stërplakur të Byrosë Politike u rihap të premten me deponimet e dëshmitarëve prej të cilëve do të veçonim atë të Todi Lubonjës, të vetmit dëshmitar që televizioni i dha privilegjin të shfaqet përpara njerëzve me zërin e tij pas më shumë se 20 vjetëve. Todi Lubonja, intelektuali i formuar në vitet e luftës e më pas në punët me rininë, ish-kuadri e funksionari i lartë i PP deri në vitin 1972 kur Enver Hoxha e goditi si kryeliberalin e shtetit shqiptar, u bë i mirënjohur më pas nga format e edukimit ku diskutohej e mbahej qëndrim ndaj shfaqjeve liberale të goditura, të dënuara e të ndëshkuara nga Plenumi IV i KQ të PPSH. 13 vjet burg e vite të tjera internimi nuk e ndryshuan dot karakterin dhe natyrën e këtij burri të cilin e njohin dhe e respektojnë jo pak njerëz. Todi Lubonja mbeti ai që ka qenë, njeriu që në fjalën e tij mbrojtëse në gjyq nuk kërkoi mëshirë por thirri: rroftë socializmi shkencor!
Njëzetekatër orë pas asaj që pamë në ekranin e TV, ne e takuam dhe zhvilluam këtë bisedë për gazetën “Koha Jonë” me intelektualin Todi Lubonja.
Z. Lubonja, ju pamë në televizor tepër të shqetësuar kur hytë në sallën e gjyqit…
Më shumë se i shqetësuar isha i revoltuar për arsye se nuk e quajta me vend faktin që më thirrën në gjyq për të deponuar kundër Ramiz Alisë në një kohë kur kjo çështje nuk më është përmendur fare në hetuesi në të cilën jam thirrur në datën 10 prill vetëm për të dhënë shpjegime lidhur me një dëshmi të Xhelil Gjonit në të cilën thuhej se me urdhrin tim ai kishte shkruar një artikull lidhur me lëvizjen kundër fesë. Përpara hetuesit Marenglen Rrapi kam deponuar se nuk e mbaja mend një gjë të tillë por nisur nga praktika e punës së atëhershme ku siç dihet porositë merreshin nga KQ i PPSH e transmetoheshin nga kryeredaktori i ZP si edhe nga ajo që këtë gjë e thoshte Xhelil Gjoni, unë edhe mund t’i kem thënë atij për ta shkruar atë artikull. Nuk mund të ndodhte që në atë kohë organi i KQ të mos e pasqyronte atë lëvizje ateiste që shpërtheu. Kaq kam thënë në hetuesi prandaj mendoj se nuk kisha pse të shkoja si dëshmitar në gjyqin e një njeriu për të cilin nuk më ishte bërë as aluzion e nuk më ishte përmendur as emri atje.
Prandaj ndodhi që erdhën dhe ju morën me policë?
Ndoshta. Unë jam mësuar me ardhjet e policëve në shtëpi, kështu që të them të drejtën nuk më bëri shumë përshtypje. Në derën e shtëpisë sime kanë trokitur xhandarët e Zogut, milicët e SIM-it ESSES-ët e Gestapos, policët e Enver Hoxhës e së fundi trokitën edhe policët e Sali Berishës të cilët më çuan në gjyq.
Në kronikën televizive pamë që kur hytë në sallë i drejtuat kapelën kamerës dhe e pyetët gjyqtarin: përse më kini thirrur këtu, për shfaqje?
Është e vërtetë. Kështu ndodhi dhe kështu thashë. Pyetjen e bëra sepse kam dyshuar që kështu do të ndodhte pasi në TV para se të fillonte gjyqi ndaj Ramiz Alisë e të tjerëve, është thënë se në atë gjyq do të venë e do të dëshmojnë bashkëpunëtorët e miqtë e tyre, domethënë u la të nënkuptohet që prisni e shihni si do tua ngulim thikën pas kurrizit Ramizit me shokë, vetë miqtë e tyre të dikurshëm. I bindur se ata do të spekulonin me kronikën e nuk do ta pasqyronin të vërtetën sepse ajo nuk u intereson, kërkova që të mos filmohem.
Gazeta “RD”shkruan në nëntitullin e një shkrimi: Todi Lubonja, komunisti liberal e prepotent mbron diktatorin Ramiz Alia. Ju çfarë deponuat në sallën e gjyqit që gazeta më pas bën këtë përcaktim?
Unë nuk kam deponuar asgjë në favor të këtij përcaktimi apo të kësaj deklarate të PD të cilën për fat të keq nuk e dëgjoj për herë të parë. Këtë deklaratë-akuzë për herë të parë ma ka bërë Enver Hoxha në Plenumin e IV të KQ të PPSH në vitin 1973 kështu që RD është e vonuar. Në gjyq unë thashë vetëm kaq: Ramiz Alinë e kam pasur mik dhe do ta kem mik për arsye se Ramiz Alia ka gabimet e tija por ka dhe meritat e tija, veçanërisht në fazën e tranzicionit. Unë mund të jem subjektiv e ai mund të mos përputhet me mendimin e mjaft njerëzve, por ky është mendimi im. Me këtë rast dua të theksoj se si ish i persekutuar unë jam kundër çdo lloj ndjenje hakmarrje për arsye se siç e thashë edhe në gjyq e konsideroj atë si një drejtësi të egër. Unë mendoj se nuk është kjo rruga që duhet të ndjekim ne për të shëruar plagët e së kaluarës, plagët që na shkaktoi diktatura enveriste me gjyqe e internime. Në këtë kuadër kam qenë dhe jam kundër arrestimit të Ramiz Alisë pavarësisht se edhe ai si gjithë politikanët në rrugën e tij përveç punëve të mira ka bërë edhe gabime. Gjyqet hakmarrëse e kanë munduar shumë këtë popull veçanërisht këto 50 vjet, prandaj ne duhet të heqim dorë prej tyre sa nuk është vonë. Për Ramiz Alinë unë kam mendimin tim të cilin e kam shprehur edhe në një libër të cilin e kam çuar kohët e fundit për botim. Aty lexuesit do të gjejnë qëndrimin tim kritik ndaj veprimeve e mos veprimeve të Ramiz Alisë nga të cilët do të dëshiroja edhe të më gjykonin nëse jam parcial apo jo. Për sa i përket akuzës se Todi Lubonja mbron persekutorin, ajo nuk qëndron sepse siç dihet tashmë publikisht persekutori im ka qenë vetëm një dhe ai është Enver Hoxha të cilin unë e kam denoncuar edhe në librin tim “Nën peshën e dhunës”. Ndërsa për atë që në gjyq unë mbrojta Ramiz Alinë do të thosha se ajo nuk është e vërtetë pasi nuk kisha arsye as ta sulmoja e as ta mbroja atë. Në këtë gjyq unë isha një dëshmitar ofsajt.
Në fund të shkrimit gazeta “RD” pyet: a e pranon Ramiz Alia pohimin e mikut të tij se Enver Hoxha është diktator dhe ky i fundit e mbron me këmbëngulje figurën e Enver Hoxhës?
Unë nuk e di në e pranon apo nuk e pranon Ramiz Alia pohimin tim. Kjo është çështje e tij. Unë mund të them vetëm kaq se Ramiz Alia nuk ka qenë si Enver Hoxha. Ramiz Alia ka qenë natyrë humane, ka qenë njeri që mund të bisedoje, mund të shpreheshe e mund të shkëmbeje mendime. Ajo çka thuhet në RD nuk i sjell dobi askujt. Unë jam në një moshë të atillë dhe kam aq eksperiencë sa të mos e ha një provokim të tillë.
Çfarë ndjeu intelektuali komunist Todi Lubonja i persekutuar nga regjimi komunist pasi doli nga salla e gjyqit?
E ndjeva veten të çliruar, pa ankthe e me ndërgjegje të pastër, sepse mbajta një qëndrim korrekt e të ndershëm, ashtu siç i takon komunistit liberal Todi Lubonja.
Bisedoi Ilir Keko

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 1 ore

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 1 ore

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.