
Një prej gjashtë personave të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në Markatomaj të Lezhës, më 29 gusht, ka ndërruar jetë.
Viktima është 40-vjeçari Saimir Kola, i cili po merrte trajtim të specializuar në Itali. Ai kishte pësuar djegie në rreth 90% të trupit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda.
Shpërthimi në banesën e familjes Kola la të plagosur gjashtë anëtarë të familjes.
