
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Lushnjë, ku viktimë ka mbetur E. B., 42 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kadri Qystri në Lushnjë. E. B. ish-anëtar i bandës së Lushnjës ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij në prani të personave të tjerë ku në këtë moment dyshohet se një person i maskuar ka hyrë dhe ka qëlluar në drejtim të 42-vjeçarit.
E. B. është vëllai i A. B. u cili vuan dënimin për jetë në burgun e Peqinit si pjesëtar i bandës së Lushnjës.
