Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 3 Nëntor 2026, 23:02 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama! Lideri demokrat Berisha i ftuar te Blendi Fevziu këtë të martë në Opinion tha se është gati të bashkohet edhe me Arlind Qorin vetëm…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

U kapën me mbi 5 kg heroinë e kokainë duke ikur drejt Durrësit, arrestohen dy persona, Oliger Torba, konferencë për mediat

Aktualitet E diel, 23 Gusht 2026 15:13
U kapën me mbi 5 kg heroinë e kokainë duke ikur drejt Durrësit, arrestohen dy persona, Oliger Torba, konferencë për mediat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dy persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Drejtimi”, pasi dyshohet se po transportonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike me destinacion Durrësin.
Raportohet se të arrestuarit janë shtetasit Mirland Herri, 51 vjeç, dhe Lutfi Hoxha, 41 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë operacionit policia ka konstatuar një automjet tip “Benz”, me të cilin dyshohet se po transportohej lënda narkotike.
Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një çantë me 7 pako, prej të cilave 4 pako me heroinë dhe 3 pako me kokainë.
Në total, sipas të dhënave të policisë, sasia e sekuestruar arrin në 5 kilogramë e 244 gramë heroinë dhe kokainë.

Mund t'ju interesojë

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Para 7 orësh
Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Para 8 orësh
Studiuesi Auron Tare: Trump, presidenti amerikan me mbështetjen më të ulët në midterm

Studiuesi Auron Tare: Trump, presidenti amerikan me mbështetjen më të ulët në midterm

Para 8 orësh

Drejtori i DVP Tiranë, Oliger Torba – Konferencë për median
Përshëndetje!
Ju falënderoj për praninë tuaj sot, në këtë ditë pushimi, dhe për bashkëpunimin korrekt në interes të informimit të qytetarëve në lidhje me rezultatet e strukturave vendore të Policisë Tiranë.
Siç dhe jeni informuar përditë, strukturat vendore të Policisë Tiranë janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë t’i trafikojnë ato, për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për ndjekjen në dinamikë të konflikteve dhe denoncimeve të drejtuara nga qytetarët.
Në këtë kuadër, mesditën e sotme, falë punës operative të bërë nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Drejtimi”, gjatë të cilit u parandalua dhe u godit një rast i tentativës për trafikim të drogave të forta, në sasi të konsiderueshme.
Në kuadër të operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– Mirand Herri, 51 vjeç, banues në Maminas, Durrës;
– Luftim Hoxha, 41 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Maminas, Durrës.
Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u siguruan informacione në rrugë operative se dy shtetas do të transportonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në zonën e “Treshit”, në afërsi të Nishtulla 3, në drejtim të Durrësit.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, u organizua në një kohë shumë të shkurtër dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Drejtimi”.
Gjatë operacionit, në rrugën “Kastriotët”, është konstatuar automjeti tip “Mercedes-Benz”, me dy shtetasit e dyshuar, të cilët po transportonin lëndën narkotike.
Shërbimet policore të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të automjetit, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një çantë, në brendësi të së cilës kishte 7 pako me lëndë të dyshuar narkotike.
Konkretisht, 4 pako me lëndë narkotike të llojit heroinë, me peshë 2 kilogramë e 123.6 gramë, si dhe 3 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 3 kilogramë e 120.6 gramë.
Gjithsej, 5 kilogramë e 244.2 gramë heroinë dhe kokainë.
Menjëherë është bërë shoqërimi i këtyre shtetasve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, ku ka rezultuar se këta shtetas do ta transportonin lëndën narkotike në drejtim të Durrësit.
Veprimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, për evidentimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe, në këtë kuadër, nuk mund të bëjmë me dije detaje të tjera rreth operacionit.
Ky operacion është në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat vendore të Policisë Tiranë për goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ku jo më larg se një javë më parë u kapën edhe dy shtetas me 250 gramë kokainë, si dhe gjatë dy javëve të fundit janë finalizuar disa operacione për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri dhe të atyre që qarkullojnë të armatosur, ku ishin të përfshirë edhe shtetas të huaj.
Gjithashtu, nisur nga një rast shumë i mprehtë, për një përplasje me armë të ftohta të rreth 28 të miturve, nga mosha 13 deri në 17 vjeç, falë marrjes në kohë të informacionit, angazhimit maksimal të Komisariatit të Policisë Nr. 6, si dhe të Forcave Operacionale dhe “Shqiponjave” të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u bë e mundur që, për rreth 72 orë verifikime në rrjetet sociale, me anë të strukturave të Hetimit të Krimit Kibernetik në DVP Tiranë dhe informacioneve të shërbimeve në terren, të evidentoheshin dhe të parandalohej një ngjarje me pasoja fatale për jetën e të miturve.
Falënderoj të gjitha shërbimet policore për punën profesionale të bërë për parandalimin e këtij konflikti.
Njëkohësisht, përfitoj nga rasti t’u drejtohem prindërve që të bashkëpunojnë me inspektorët e Policisë në zona, me Patrullat e Përgjithshme që janë në terren, për çdo rast të dyshimtë që konstatojnë te fëmijët, me qëllim ndërhyrjen në kohë për të parandaluar ngjarje me rrezik për jetën.
Të nderuar qytetarë,
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar maksimalisht dhe ka të gjitha kapacitetet për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për të luftuar çdo paligjshmëri, por e vetme, pa ndihmën tuaj, ky mision i shenjtë do të ishte i cunguar. Ndaj, denonconi në kohë pranë strukturave të Policisë dhe në numrin 112 çdo rast të paligjshmërisë.
Na mbështesni dhe na besoni akoma më shumë dhe, së bashku, të garantojmë një ambient akoma dhe më të sigurt.
Ju faleminderit!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 7 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona
Para 7 orësh

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 8 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit
Para 8 orësh

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit

Më të lexuarat

1 Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 8 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

2 Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Para 11 orësh

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

3 Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting
Para 11 orësh

Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting

4 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 7 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.