Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Uashingtoni mbetet garancia më e madhe politike e Edi Ramës

Uashingtoni mbetet garancia më e madhe politike e Edi Ramës

Aktualitet
E martë, 4 Gusht 2026 11:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në politikën shqiptare ka shumë beteja të brendshme. Protesta vazhdon prej javësh. Opozita kërkon largimin e kryeministrit. SPAK-u po godet figura të rëndësishme politike, shumë janë nga PS.

Por brenda vetë Partisë Socialiste ka pakënaqësi dhe zëra kritikë. Elisa Spiropali, “mamica”, ka nxjerrë shpatën ndaj “Skënderbeut”, Erion Braçe do kandidim në Bashkinë e Tiranës, ndërkohë Rama shikon me larg; disa deputetë të mazhorancës kanë filluar të dalin kundër reformës administrative, sepse iu preken interesat e kryetarëve të bashkive, që iu japin vota; një pjesë e lidershipit politik të vjetër të PS po e shigjeton kryeministrin për tjetërsim të PS.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalo...

Para 17 minutash
Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Para 30 minutash
Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platf...

Para 31 minutash

Por deri më tani askush nuk ka mundur ta shkundë nga pushteti, Rama thotë se ka 800 mijë vota.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Megjithatë, nëse ka një fushë ku Edi Rama vazhdon të ruajë një avantazh të rëndësishëm politik, ajo është politika e jashtme, veçanërisht marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për një vend si Shqipëria, raporti me Uashingtonin nuk është një çështje protokolli diplomatik. Ai është një element i sigurisë kombëtare, i stabilitetit politik dhe i orientimit strategjik të shtetit. Që nga rënia e komunizmit, asnjë qeveri shqiptare nuk ka mundur të qëndrojë gjatë në pushtet duke hyrë në konflikt të hapur me Shtetet e Bashkuara. Historia politike e këtyre 35 viteve e ka provuar këtë.

Një nga aftësitë politike të Edi Ramës ka qenë ruajtja e marrëdhënieve funksionale me administrata të ndryshme amerikane, pavarësisht ndryshimeve politike në Uashington. Ai ka bashkëpunuar me administrata demokrate dhe republikane.

Kjo është e rëndësishme sepse politika amerikane ndaj Ballkanit nuk ndërtohet vetëm mbi marrëdhëniet personale, por mbi interesa strategjike afatgjata. Shqipëria mbetet anëtare e NATO-s, një aleate e rëndësishme në rajon dhe një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Edhe gjatë vitit 2026 kontaktet në nivel të lartë kanë vazhduar. Rama u ftua në Uashington për nisma ndërkombëtare të mbështetura nga administrata amerikane dhe ka vijuar komunikimin politik me drejtuesit amerikanë. Me liderët europianë e ka mirë, përjashtuar paksa kancelarin gjerman, që nuk dihet akoma se çfarë po luan, ndonëse ai nuk i ka punët mirë për vete.

Do të ishte gabim të mendohej se marrëdhëniet e mira me Uashingtonin përbëjnë një mbështetje pa kushte për çdo politikë të qeverisë shqiptare.

Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur vazhdimisht reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, forcimin e institucioneve dhe integrimin euroatlantik të Shqipërisë. Kjo do të thotë se aleanca strategjike nuk e përjashton kritikën ndaj problemeve të brendshme.

Në këtë kuptim, Edi Rama nuk mund ta përdorë raportin me Uashingtonin si mburojë ndaj kritikave të opozitës, protestave qytetare apo kërkesës së shoqërisë për më shumë transparencë dhe llogaridhënie.

Një pjesë e debatit publik është përqendruar te protestat dhe te projektet me investitorë amerikanë, përfshirë polemikat për zhvillimet në Sazan dhe bregdet. Këto çështje kanë sjellë kritika dhe jehonë ndërkombëtare, por nuk kanë ndryshuar boshtin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Kjo tregon se Uashingtoni bën dallimin midis debateve të politikës së brendshme shqiptare dhe interesave afatgjata të partneritetit strategjik.

Nëse Edi Rama synon ta mbyllë mandatin me sukses, objektivi i tij kryesor mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Edhe pse vendimin e marrin shtetet anëtare të BE-së, mbështetja amerikane ka peshë të konsiderueshme në klimën politike ndërkombëtare. SHBA ka qenë historikisht një nga mbështetëset më të forta të integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

Përveç kësaj, pas më shumë se një dekade në pushtet, Rama ka krijuar një rrjet të gjerë marrëdhëniesh personale me liderë të vendeve të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian. Në diplomaci, këto marrëdhënie nuk zëvendësojnë reformat, por mund të ndihmojnë në krijimin e besimit politik dhe në përshpejtimin e proceseve kur një vend ka bërë detyrat e tij.

Paradoksi politik i Edi Ramës është se sot ai duket më i fortë në arenën ndërkombëtare sesa në debatin e brendshëm, pasi Protesta e përnatshme ia ka prishur humorin ditor.

Jashtë vendit ai vazhdon të pritet si partner nga liderët perëndimorë dhe të marrë pjesë në tryezat ku diskutohen çështje të sigurisë dhe të së ardhmes së rajonit. Brenda vendit, përballet me protesta, polarizim politik, akuza për korrupsion, pakënaqësi sociale dhe konsumim të natyrshëm pas më shumë se trembëdhjetë vitesh në pushtet.

Kjo do të thotë se sfida e tij nuk është të bindë Uashingtonin. Sfida është të bindë shqiptarët. Rama e di mjaft mirë se ka sfidën e zgjedhjeve vendore në prill-maj 2027. Tirana do të përballja e madhe ose “Vaterloja” e tij.

Uashingtoni mund të jetë garancia më e rëndësishme strategjike e Shqipërisë dhe një partner i vyer për qeverinë, por legjitimitetin politik të çdo kryeministri e përcakton vota e lirë e shqiptarëve.

Ndaj kryeministri po kërkon lëvizje dhe gjalleri nga deputetët dhe njerëzit e pushtetit. Nëse do të ishte vetëm Berisha përballë, Rama rrinte edhe mandate të tjera si kryeministër. Por Protesta ka trazuar ujërat, paçka se PS mundohet ta ironizojë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 17 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 20 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 23 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 30 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.