Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 12:46 Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë Para kryeministrisë ka filluar protesta e e PD. Deputetët e Partisë Demokratike dhe simpatizantët e saj janë vendosur para Kryeministrisë. Pjesë e kësaj proteste,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ukraina pajtohet me propozimin e SHBA-së për “armëpushim të menjëhershëm”

Ukraina pajtohet me propozimin e SHBA-së për “armëpushim të menjëhershëm”

Aktualitet
E martë, 11 Mars 2025 22:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ukraina tha se është pajtuar me propozimin e Shteteve të Bashkuara për një armëpushim 30-ditor në luftën me Rusinë, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar pas bisedimeve mes delegacionit amerikan dhe ukrainas në Xhedah të Arabisë Saudite më 11 mars.

“Ukraina ka shprehur gatishmërinë që të pranojë propozimin e SHBA-së për të zbatuar menjëherë një armëpushim të përkohshëm 30-ditor, i cili mund të zgjatet me pëlqimin e ndërsjellë të palëve, me kusht që të pranohet dhe të zbatohet njëkohësisht nga Federata Ruse. Shtetet e Bashkuara do t’i përcjellin Rusisë se reciprociteti nga ana e saj është çelësi për arritjen e paqes”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Presidenca ukrainase.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit

Para 26 minutash
Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Para 53 minutash
Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Para 54 minutash

SHBA-ja është zotuar se do të diskutojë për këtë propozim me përfaqësuesit e Rusisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në njoftim po ashtu thuhet se SHBA-ja “menjëherë do të heqë dorë nga pezullimi i ndarjes së informacioneve të inteligjencës dhe do të rinisë ndihmën ushtarake për Ukrainën”.

“Delegacionet po ashtu diskutuan për rëndësinë e përpjekjeve humanitare si pjesë e procesit të paqes, veçanërisht gjatë armëpushimit të lartpërmendur, përfshirë këmbimin e të burgosurve të luftës, lirimin e civilëve të arrestuar dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të zhvendosur me forcë”, u tha në deklaratë.

Delegacionet ukrainase dhe amerikane po ashtu u pajtuan që të përcaktojnë përbërjen e ekipeve negociuese “dhe menjëherë të nisin negociatat për arritjen e paqes të qëndrueshme që do të ofronte siguri afatgjatë për Ukrainën”.

Sipas njoftimit, delegacioni ukrainas ka përsëritur që parnerët evropianë duhet të përfshihen në procesin e paqes.

Palët po ashtu janë pajtuar që sa më shpejtë të arrijnë një marrëveshje për mineralet, që do t’i garantonte prosperitet dhe siguri afatgjatë Ukrainës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tani tha se gjatë takimit të 11 marsit u ndërmorën hapa drejt paqes, duke thënë se tani i takon Rusisë që të ketë një qasje të njëjtë.

“Para se të negocioni, duhet të ndalni të shtënat. Ukrainasit u pajtuan për këtë gjë. Shpresojmë që edhe rusët të thonë po, në mënyrë që t’i japin fund luftës në një mënyrë që është e pranueshme për të dyja palët”.

Ai tha se një “jo” e Rusisë, do të përbënte pengesë, do të nënkuptonte një dialog pa mbarim, duke theksuar se “na duhen negociata kuptimplota”.

Pas bisedimeve, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se shpreson që Rusia të pajtohet për armëpushim dhe shpreson për një armëpushim afatgjatë.

Ai tha se gjatë kësaj jave mund të bisedojë me presidentin rus, Vladimir Putin, për çështjen e luftës në Ukrainë, ndërkaq theksoi se do ta ftojë sërish në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndërkaq, këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Mike Waltz, që ishte pjesë e delegacionit amerikan në Xhedah, tha se gjatë takimit Ukraina bëri hapa konkretë dhe ofroi propozime konkrete.

Ai tha se do të bisedojë me homologët e tij rusë në ditët në vijim, ndërkaq kryediplomati Rubio do të bisedojë me ministrat e Jashtëm të G7-ës.

Në Xhedah, palët diskutuan për orë të tëra prapa dyerve të mbyllura. Përveç diskutimeve për përfundimin e luftës, Kievi po synon që të përmirësojë raportet me Uashingtonin dhe rinisjen e dërgesave me armë amerikane.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë
Para 13 minutash

Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit
Para 26 minutash

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 53 minutash

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm
Para 54 minutash

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 15 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 16 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 15 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 18 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.