Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:18 Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru Papa Leo XIV do të përmbyllë vizitën e tij në Argjentinë me dy momente të rëndësishme të mërkurën: një takim me të burgosur në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ul siparin skena e “Vajza Fest 2025”, në një natë spektakolare festive

Aktualitet E hënë, 25 Gusht 2025 12:10
Ul siparin skena e “Vajza Fest 2025”, në një natë spektakolare festive
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Mbylli siparin në mesnatën e mbrëmshme me një atmosferë shpërthyese fetive, në një skenë gjigante me kënge dhe valle, “Vajzë Fest 2025”, një event që nisi si takim brezash për t’u shndërruar në një traditë.

“Vajzë Fest 2025”, Albert Vataj, Koha Jone, 24 gusht 2025

“Vajzë Fest 2025”, Albert Vataj, Koha Jone, 24 gusht 2025

Për tre ditë me radhë, fshati Vajzë i Labërisë u shndërrua në një tempull arti, kulture dhe kujtese. Nga çdo anë e Shqipërisë, njerëzit u mblodhën për të festuar, për të kënduar dhe për të rikthyer në gjallëri hijen e rrënjëve të tyre. Aty ku polifonia ngjizet me gurin, ku vargjet e poetëve zgjohen bashkë me aromën e gjethes, ku loja e aktorëve përplaset me sfidën e garës, dhe ku malli për traditën gërshetohet me shijen e gatimeve, “Vajza Fest 2025” kurorëzoi një ngjarje që nuk është vetëm festë, por një kthim në burim, një ringjallje e fshatit si prag i kujtimeve të fëmijërisë, si strehë e shpirtit të përbashkët.

Në ditën e tretë të “Vajzë Fest 2025”, atmosfera u ndez me një mbrëmje të vërtetë festive, ku fshati Vajzë u bë skenë e dritës, këngës dhe artit. Banorë të fshatit, miq nga zonat përreth, të ardhur nga çdo skaj i Shqipërisë dhe diaspora, u mblodhën për të ndarë emocionin e këtij manifestimi kulturor.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Albert Vataj, “Vajzë Fest 2025”, Koha Jone, 24 gusht 2025

Albert Vataj, “Vajzë Fest 2025”, Koha Jone, 24 gusht 2025

Ceremonia nisi me përshëndetjet e personaliteteve dhe të ftuarve të nderit, për të vijuar me një valle solemne të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, që ndezi duartrokitjet e publikut. Në skenë u ngjit aktori i mirënjohur Gent Hazizi, i cili me zërin dhe shpirtin e tij u bashkua me grupin polifonik të fshatit Vajzë, duke sjellë një këngë që përqafoi traditën dhe artin në një tingull të vetëm.
Magjia e mbrëmjes u gjallërua më tej me numrat e cirkut, që sollën gëzim dhe entuziazëm, duke përfshirë publikun në lojën e spektaklit. Një moment i veçantë ishte përshëndetja e ikonës së skenës shqiptare, Luiza Xhuvani, e cila me fjalët e saj e bëri mbrëmjen edhe më të ndjeshme. Pas saj, polifonia e grupit “Djemtë e Delvinës” u bë jehonë e shpirtit jugor.
Emocione të tjera sollën Maya dhe West Side Family, të cilët ndezën skenën me energjinë e tyre, ndërsa Grupi i Dukatit solli meloditë e rrënjës dhe traditës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Albert Vataj, “Vajzë Fest 2025”, Koha Jone, 24 gusht 2025

Albert Vataj, “Vajzë Fest 2025”, Koha Jone, 24 gusht 2025

Në këtë mbrëmje madhështore nderuan me praninë e tyre personalitete të politikës, kulturës, artit dhe sportit, të cilët përshëndetën dhe falënderuan organizatorët, duke vënë në pah historinë, trashëgiminë, kulturën dhe traditat e fshatit Vajzë, thesare të gjalla që e bëjnë atë një qendër krenarie dhe përfaqësimi për mbarë Vlorën dhe Shqipërinë.

Kjo festë, tashmë në vitin e saj të tretë, nuk mjaftohet të jetë thjesht një traditë. Ajo është dëshmi dhe shembull i gjallë se si mund të rikthehemi te vendlindja, te kujtimet dhe te rrënjët, që rrepet e lashtë të Vajzës të mos mbeten vetëm simbole hijerënda, por të vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë, duke u bërë shenjë e një vazhdimësie brezash. Nga 22 deri më 24 gusht, nën kujdesin e posaçëm të Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, Vajza nuk ishte më thjesht një fshat, ajo u bë një skenë e hapur ku fryma e Labërisë u ngjit në qiell si këngë dhe u shtri në tokë si kujtesë.

Mund t'ju interesojë

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 31 minutash
Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Para 35 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 42 minutash


Në rrëzë të Amantias së lashtë, mbi gurët që kanë mbajtur mbi shpinë legjendën e Ilirisë, në gjirin e gjelbër të natyrës, “Vajzë Fest 2025” u ngrit si një ftesë për ta përjetuar kulturën shqiptare jo si një kujtim të zverdhur në faqe librash, por si një frymëmarrje të gjallë që rreh në çdo varg polifonik, në çdo valle, në çdo tingull fyelli apo lahute.
Çdo hap i vizitorit është një udhëtim i dyfishtë: në të tashmen festive dhe në të shkuarën e lavdishme që rron nën gurë. Dhe mbi këtë sfond jehon ende vargu i Ali Asllanit: “Në krye të fshatit ka një delí krua, uj’ i tijja akull derdhet në përrua…”

Një këngë e gdhendur në poezi, që edhe sot mbart freskinë e shpirtit të Vajzës.
“Vajzë Fest 2025” nuk është thjesht një event aktivitetesh artistike. Është takim brezash, është shkrirje e traditës me frymën bashkëkohore, është dëshmi se historia nuk rron vetëm mes faqeve të librave apo nën rrënoja të heshtura, por merr jetë mes këngës, lojës, artit dhe kujtesës kolektive. Në fundin e gushtit, ky fshat i vogël i Labërisë u ngrit si kryeqyteti i kulturës shqiptare, duke treguar se edhe qendra e botës mund të jetë një vend i vogël, për sa kohë mbart madhështinë e shpirtit dhe jehonën e kujtesës.

Dhe gjithçka kaq domethënëse e e bukur, kaq shprehëse e frymëzuese, kaq origjinale e përjetuese, nuk do të ishte bërë e mundur pa ideatorët dhe organizatorët, ata që janë shpirti i kësaj feste dhe zemra e gjallë e kësaj thirrjeje për të kujtuar dhe festuar. Në ballë qëndron kryebashkiaku i Selenicës, Nertil Bellaj, i cili me vizionin e tij mbështeti fuqishëm këtë ngjarje; Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, me praninë e tij që e nderoi fshatin dhe gjithë aktivitetin; Shoqata e Fshatit Vajzë, që ruan e përcjell trashëgiminë; dhe mbi të gjitha, ai që ishte truri i mekanizmit të këtij eventi, biri i Vajzës, Armando Bora, puna dhe përkushtimi i të cilit u bë garanci që kjo festë të ngrihej në një nivel të denjë për historinë dhe krenarinë e Vajzës.

Etiketat e lidhura

“Vajza Fest 2025”24 gusht 2025albert vatajkoha jone
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru
Tani

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Nations League: Mancini dhe Zidane, dy legjenda përballë në San Siro
Para 2 minutash

Nations League: Mancini dhe Zidane, dy legjenda përballë në San Siro

£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme të mira
Para 3 minutash

£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme të mira

7 lojtarë të Kombëtares rrezikojnë të mungojnë ndaj Bjellorusisë për shkak kartonësh
Para 6 minutash

7 lojtarë të Kombëtares rrezikojnë të mungojnë ndaj Bjellorusisë për shkak kartonësh

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.