Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 09:28 Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE? Botuar në radion gjermane DW- Pak muaj më parë, kryeministri i Malit të Zi tha se “dy vende fqinje përpiqen të bllokojnë anëtarësimin e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vasili: Qeveria vetëm mashtrime me COVID, ndërsa faktet flasin vetë

Aktualitet E hënë, 15 Mars 2021 15:36
Vasili: Qeveria vetëm mashtrime me COVID, ndërsa faktet flasin vetë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi se Qeveria ben vetëm mashtrime me pandemine, ndërsa faktet flasin vetë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deklarata për media e Nënkryetarit të LSI Petrit Vasili

Mund t'ju interesojë

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 10 minutash
Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit ...

Para 20 minutash
Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Para 1 ore

Të nderuar qytetare dhe qytetarë,

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Jam këtu në këtë komunikim me ju për të ndarë disa shqetësime madhore, të cilat janë bërë shqetësime ulëritëse për çdo shqiptar dhe familje shqiptare dhe që lidhen me pandeminë e Covid-19.

E vetmja zgjidhje që mund të kishte kjo pandemi dhe i vetmi shërim që ajo mund të kishte ishte organizimi i saktë dhe shumë i qartë nga pikëpamja shëndetësore dhe e dyta transparenca e plotë me publikun, por në të kundërt të kësaj, vetëm gënjeshtra dhe mashtrimi i kanë prirur kësaj pandemie, që nga dita e parë e deri më sot që kanë kaluar 1 vit e ca.

Tu referohemi fakteve se si mashtrojnë këta zotërinj dhe zonja të qeverisë pa iu dridhur syri fare. Ju ftoj të ndiqni disa sekonda se si gënjen ‘ditën për diell’ ministrja e Shëndetësisë me numrin e qytetarëve mbi 80 vjeç.

Ndiqeni videon dhe do të jeni më të qartë në lidhje me çfarë unë po ju them në lidhje me këtë çështje:

Pra, 46 mijë thotë ministrja e Shëndetësisë janë mbi 80-vjecarët. Po sa janë në të vërtetë? Ju ftoj të ndiqni grafikët dhe shifrat që jep Instituti i Statistikave, që kontrollohet nga qeveria. E përkundrazi janë rreth 82 mijë. Pra, të dyja institucionet Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Statistikave janë të qeverisë.

Del ministria e Shëndetësisë dhe thotë ka mbi 46 mijë qytetarë mbi 80 vjeç dhe 36 mijë të tjerë i fshin nga defteri. Ka burra dhe gra që janë baballarët tanë, gjyshërit dhe gjyshet tona, këta nuk ekzistojnë në defter, 36 mijë qytetarë pa iu dridhur syri fare. Ky është sistemi dhe kështu gënjejnë për çdo gjë.

Po kështu gënjejnë në mënyrë penalisht të dënueshme, por edhe moralisht shumë të rëndë edhe për vdekjet. Ju e shikoni se si fshihen vdekjet e qytetarëve nga Covid-19. Që të marrësh informacionin e vërtetë ka vetëm një zgjidhje: Të konsultoni Facebook-un ku ka përditë dhjetëra e dhjetëra ngushëllime të qytetarëve, të cilët humbasin jetën dhe të afërmit e tyre e ndajnë me miqtë, me familjet e të tjerë, dhe do të shikoni vetëm nga Facebook-u se sa është numri i vërtetë në raport me të tjerat.

Po statistikat çfarë thonë? Vetëm në shkurt, krahasuar me vite të tëra radhazi më parë, ishte mbi dyfish numri i vdekjeve. Por çfarë ndodh me të vërtetë? Fshihen, sepse fshehja e informacionit për humbjet e jetëve, fshehja e informacionit për ata që infektohen, është mënyra e vetme që të mos marrin përgjegjësi, që të mos vendosin fonde, që të mos bëjnë detyrën e tyre përpara qytetarëve. Pra, kanë zgjedhur ti gënjejnë dhe ti lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

Ecim më tutje. Vetë raportojnë rreth 35 mijë raste aktive. Po të nisemi vetëm nga mënyra se si rimbursojnë këta, që është një mënyrë skandaloze, ku mesatarja duhet të ishte rreth 100 mijë lek të vjetra gjithsej, por kostot e vërteta janë dhjetëra herë më të mëdha, kalojnë milionin, edhe dy milionët, por vetëm me atë 100 mijë lekëshin e këtyre, duhet të rimbursoheshin me një dorë 3 milion e gjysmë euro. Në fakt, pra me shifrat e tyre, nuk kanë rimbursuar as 120-130 mijë dhe fatura që shqiptarët paguajnë dhe nxjerrin nga xhepat dhe shkatërrohen ekonomikisht, kalon mbi 130 milion euro. Pra, asnjë 1 të 1200-ën nuk rimburson shteti.

Këtë kërkojnë shqiptarët, të cilët po shkatërrohen nga pikëpamja shëndetësore, por njëkohësisht po mjerohen në mënyrë të pashërueshme nga pikëpamja ekonomike. Kanë hyrë në borxhe të tmerrshme dhe ka familje, të cilat në njërin krah me të drejtë qajnë e vajtojnë për humbjen e jetës të familjarëve të tyre, por nga ana tjetër duhet të përballojnë të nesërmen e borxheve të mëdha, të cilat s’kanë asnjë mundësi për ti larë.

Po si vazhdojnë nga pikëpamja tjetër teknike? Kanë krijuar Komitetin e Ekspertëve më politik të Evropës. nuk gjeni gjëkundi një Komitet të mbushur me zv.ministria, drejtorë etj. dhe përqindja e shkencëtarëve është e papërfillshme. Ky komitet merr një tjetër rol e një përgjegjësi tepër të rëndë sepse është shndërruar thjesht dhe vetëm në një paradhomë politike të Edi Ramës që vendos si të dojë. Dhe këto vendime bien të gjitha në dëm të shëndetit të njerëzve.

Pyetjet e mia që kam unë a ka aftësi ky komitet të vendosë cilat janë vaksinat q mund të hyjnë në Shqipëri dhe cila është garancia për to. Por e them unë që nuk ka asnjë mundësi. As teknike as profesionale. E në mungesë të këtyre informacioneve a konsultohet në mënyrë të përdorshme ky komitet me të gjithë vendet evropiane që kanë ngjatje të veçanta për shembull në ato vende janë mbi 10 vende të cilat kanë pezulluar përdorimin e një vaksine të caktuar e Astra Zenencës. As kanë marrë informacione të drejtpërdrejta.

Cilat janë këto arsye sepse janë vende shumë te fuqishme nga ana shkencore, shumë të fuqishme nga ana ekonomike. Përpara marrjes së çdo vaksine të re me kë konsultohen. Me hapjen tregu të vaksinave kujt i marrin mendim. Cila është përgjegjësia që marrin përpara shqiptarëve që çdo vaksinë dhe çdo produkt ka siguri absolute dhe nuk u krijon dëme por u krijon vetë të mira. Një komitet politik nuk mund ti japë këto garanci. Kurrën e kurrës. Një komitet profesionistësh me ekspertë të mirë del para shqiptarëve e thotë pas konsultimeve që kemi bërë më organizatë botërore të shëndetësisë me të gjitha vendet e interesuar dhe me ata që kanë pasur ngjarje. Edhe me Bullgarin fqinje që ka bërë pezullim të kësaj vaksine apo të tjerë. Dhe nga të gjitha informacionet kemi nxjerrë një konkluzion. Po këto vaksina mund të përdoren në mënyrë të sigurt.

Cila është përgjegjësia që merr komiteti i ekspertëve për zgjedhjen selektive të të moshuarve që ca i vaksinon dhe ca nuk i vaksinon. Por cila është përgjegjësi që merr. Një pjesë të mjekëve dhe infermierëve i vaksino por ama personelin më të fundit në drejtimin e përgjegjësive por një lloj i rrezikuar ku janë sanitaret, punonjësit që punojnë përqark shëndetësisë. Janë rreth 30 mijë punonjës në sektorin shëndetësor privat dhe shtetëror të cilët të gjithë duhet të mbrohen dhe është fare e qartë që sasia e vaksinave në dispozicion është shumë larg për ti mbrojtur këta njerëz. Sepse vetëm për këta do duheshin 70 mijë vaksina të cilat nuk ekzistojnë nuk kanë ardhur dhe si marrin përsipër të thonë që personeli mjekësor u mbrojt. Pra këto çështje kaq të mëdha mbeten aty dera e shqiptarëve. Shqiptarët kërkojnë rimbursim mbështetje financiare dhe siguri shëndetësore . nuk u jepet as e para a s e dyta i kanë lënë në mëshirë të fatit të përballen me pandeminë dhe sigurisht të qajnë me dhimbje pafund mjaft nga të afërmit e tyre, të dashurit e tyre që për shkak të keqorganizimit nuk u mbrojtën pasi shumë jetë mund të ishin kursyer dhe mijëra infeksione mund të ishin kursyer. Por kur qeverisja e kthen dhe pandeminë në një instrument për të bërë dhe politikën e saj të shëmtuar të tilla dëme çnjerëzore tragjike bien në kurrizi e shqiptarëve. Prandaj jo për propagandë, për shkak të një realitet të pakapërcyeshëm, 25 prilli është një votë edhe për shëndetin tuaj të nderuar qytetarë!

Etiketat e lidhura

LSIPetrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
Para 10 minutash

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
Para 20 minutash

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 1 ore

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 1 ore

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 12 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 12 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 12 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 15 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.