Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 12:35 Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë Nga Eduard Zaloshnja Në 24 orët e fundit, zhvillova në sondazh elektronik me 1326 banorë të rritur të vendit, për të testuar përkrahjen për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
Lajmet e fundit
Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vdekja e 3- vjeçarit, filli i padukshëm që ndan pakujdesinë nga vrasja

Aktualitet E premte, 6 Tetor 2023 18:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ferdinand Dervishi

Brian Spahiu – njomëzaku 3 vjeçar që humbi jetën pas operacionit në një klinikë private, mund të ishte fëmija i secilit nga ne qëniet e rritura e të përgjegjshme që vendosim për fatin e jetës së të miturve tanë. Si gjyshi i tij, edhe ne, do ta çonim, me vendimin tonë, fëmijën te një mjek i njohur, sepse në një rast parakalues mund të kishim mbetur të kënaqur nga shërbimi i tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

Para 43 minutash
Detaje nga ngjarja në Shkodër: I plagosuri këngëtar, u qëllua nga një person me maskë

Detaje nga ngjarja në Shkodër: I plagosuri këngëtar, u qëllua nga një person me maskë

Para 1 ore
Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve

Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve

Para 1 ore

Në stadin ku shoqëria jonë gjendet, kjo është funksionale. Por pasi e lëmë fëmjën në duart e mjekut dhe përpara fytyrës na mbyllet dera e sallës së operacionit, ne nuk ekzistojmë më. Përgjegjësinë e jetës së fëmijës sonë ja kemi kaluar mjekut. Në rastin e Brianit 3- vjeçar mjeku e mbajti atë larg vendimmarrjes së prindërve për 9 orë, duke tejkaluar disa herë afatin “dy orë maksimumi” që u kishte premtuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fëmija do të qendrote i vetëm dhe pa asnjë mundësi për të reaguar dhe lajmëruar shqetësimin, vuajtjet, dhimbjet, për 9 orë të gjata. Askush nuk e di se çfarë ndodhi saktësisht në sallën e operacionit dhe çfarë ishte gjëja që nuk po funksiononte dhe kërkonte një kohë të shumëfishuar. Askush, veç pjesëtarëve të një biznesi privat familjar – mjekut anestezist dhe vajzës së tij kirurge – nuk e di se çfarë ndodhi, pse u përkeqësua gjendja e pacientit vocërrak, çfarë masash u morën dhe nëse u respektuan protokollet mjekësore që zbatohen në të tilla situata.

Paskësaj, Briani ju dorëzua prindërve gjysmë në koma. “Fëmija nuk i hapi sytë kurrë dhe sillej si i pajetë. Trupi përkundej si i pajetë. Dora rrëzohej si e pajetë. Doktori na tha se, pas, maksimumi, 30 minutash, narkoza do i dilte dhe do ishte mire” – përsërisin të afërmit. Por ky nuk është i vetmi shqetësim i prindërve dhe të afërmve. Ata janë ndier të shqetësuar edhe në Urgjencën e Spitalit të Fëmijëve ku mjeku anestezist i klinikës private e ngrinte zërin më tepër se mjekët e urgjencës, të cilët duhet të ishin zotër të vendit e të punës dhe ku ndonjëri, më i guximshmi, apo më i dhimbsuri, u pëshpëriste kujdesshëm në vesh se vocërraku po vuante pakujdesinë e një overdoze anestetiku.

Gjithsesi deri këtu të gjithë mbeten te dyshimet për mjekim të pakujdesshëm, ashtu si edhe akuza zyrtare e Prokurorisë së Tiranës. Problemet, apo dyshimet, sidomos për familjarët, i shumëfishoi intervista televizive e mjekut anestezist. Sipas tyre, mjeku, shumicën e kohës, gënjeu.

1- Gënjeu kur tha se fëmijën, pas ndërhyrjes, e dorëzoi të shëndetshëm.

2-Gënjeu kur rrëfeu se fëmija, pasi doli nga narkoza, kërkoi të atin, apo të vëllanë e sapolindur.

3-Gënjeu kur tha se fëmija përqafoi me duart e veta të atin.

4- Gënjeu kur tha se ai vetë ju përgjigjej të gjitha thirrjeve në telefonin personal. E vërteta, sipas familjarëve, është se ai nuk u është përgjigjur telefonatave të tyre të realizuara menjëherë pas mbërritjes nga klinika në shtëpi, kur gjendja shëndetësore e fëmijës ishte përkeqësuar krejtësisht. Sipas tyre, mjeku anestezist do të bëhej i gjallë vetëm një ditë më pas, kur u shfaq në Urgjencën e Spitalit të Fëmijëve.

4- Gënjeu kur fliste për komplikacione eventuale nga sëmundje të lindura të pacientit të vogël. Sipas familjarëve djali kishte shëndet të plotë. I vetmi problem – një anormalitet kardiak pas lindjes – ishte kuruar plotësisht pas një ndërhyrjeje në zemër në moshën 9- muajshe. I realizuar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, operacioni kishte dalë me sukses të plotë dhe njomëzaku nuk kishte shfaqur askurrë probleme me zemrën. Po kështu, edhe pse vetëm 9 muajësh, anastezia, gjatë këtij operacioni, kishte shkuar perfekt.

5-Gënjeu kur tha se fëmijën nuk e futi menjëherë në operacion, pasi ishte me rrufë dhe priti disa ditë që kjo, apo një sëmundje e ngjashme, të largoheshin nga trupi i tij…

E në këtë pikë, familjarët e njomëzakut jetëhumbur, dhe jo vetëm, vijnë te disa pyetje krejt logjike: përse mjeku anestezist po gënjen? Çfarë kërkon të fshehë?

Sigurisht që neglizhenca apo gabimi në profesion janë njerëzore. Ato janë të pranueshme, të njohura dhe të asimilueshme, qoftë nga drejtësia, qoftë nga opinioni. Por kur përpiqesh të shpëtosh, bashkë me vajzën dhe klinikën private, përmes gënjeshtrës së shumëfishtë, duke tentuar për ta pastruar veten nga gjithçka, këtu nuk bëhet më fjalë për tu lehtësuar nga akuza për neglizhencë. Këtu situata rëndohet, pasi shkohet një fije afër vrasjes.

Etiketat e lidhura

Brian Spahiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë
Para 7 minutash

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Trofeu i “Topit të Artë” vlen vetëm 3 mijë euro, por Kane merr miliona nga sponsorët
Para 27 minutash

Trofeu i “Topit të Artë” vlen vetëm 3 mijë euro, por Kane merr miliona nga sponsorët

Paketa Fiskale 2027/ Ulje të TVSH-së në ushqime, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pragun për bizneset
Para 31 minutash

Paketa Fiskale 2027/ Ulje të TVSH-së në ushqime, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pragun për bizneset

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës
Para 43 minutash

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 22 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 57 minutash

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 14 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.