Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:33 Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative Kombëtarja shqiptare përgatitet për një tjetër sfidë të rëndësishme ndaj Finlandës, në ndeshjen e raundit të parafundit të Nations League, që do të luhet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vendimi për Teatrin Kombëtar, Flutura Açka: A duhet të gëzohemi apo lepuri fle diku?

Aktualitet E premte, 2 Korrik 2021 20:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fituesja e mandatit të deputetit, shkrimtarja Flutura Açka, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrit Kombëtar. Ajo është në dilemë nëse duhen të gëzohen, apo lepuri fle diku tjetër. ”E përshëndes vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, por sa kohë shembësit e tij nuk do të ndëshkohen, por do të vazhdojnë me arrivizmin e tyre kozmik të shkatërrojnë Tiranën dhe të ëndërrojnë që një ditë t’i vënë gjithë Shqipërisë pamjen e portretit të tyre të pavizatueshëm, frymën e tyre arrogante, bullizmin e tyre ndaj fjalës së qytetarit shqipar, unë do të vazhdoj të jem dyshimtare”,-shkruan Açka në një postim në facebook.

Postimi i plotë

A duhet të gëzohemi për Teatrin, apo ende lepuri fle diku?

Dje, rastësisht në një studio televizive, pak minuta para se të flisnim për temën për të cilën ishim mbledhur, çështja e teatrit dukej sikur ishte e vetmja stikadente për të shpëtuar nga dhembja e gingivave që na kanë krijuar padrejtësitë e bëra pirg para nesh. Disa nga miqtë ishin dyshues, disa krejt pesimistë se në “këtë vend kurrë nuk do të ketë drejtësi”, të tjerëve iu duk e tepruar ajo çfarë u thashë:

“Çështja e Teatrit do të vendosë çdo të bëhet me 20 vitet e ardhshme të demokracisë, a do ta marrë në dorë buldozeri i egos, parasë dhe kriminelëve me pushtet historinë dhe kulturën shqiptare, apo do të shpëtohet demokracia jonë, pra që protesta bën sens, që shumica vendos, që ligji është mbi të gjithë. Shfaqja si ajo e orëve në të gdhirë 17 majit 2020 ishte një nga shfaqjet më të shëmtuara në historinë e shtetit shqiptar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ata që nuk u tronditën nga shfaqja e armëve, policëve, dhunës së shtetit mbi një grusht artistësh dhe një godine (shembjes së të cilës do t’i mjaftonte një referendum i ndershëm), ose janë naivë dhe nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh, ose pranojnë përuljen nga partia-shtet pa kurfarë dyshimi, ose janë antishqiptarë.”

Teatri e preu me thikë demokracinë tonë. Nuk është çështja të fitojë një e drejtë e dhunuar, as t’u jepet e drejta qëndretarëve të Teatrit, një prej rezistencave më e të bukura të demokracisë, por t’i thuhet ndal kujtdo që e kujton demokracinë shqiptare dhe shtetin si çifligun e vet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E përshëndes vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, por sa kohë shembësit e tij nuk do të ndëshkohen, por do të vazhdojnë me arrivizmin e tyre kozmik të shkatërrojnë Tiranën dhe të ëndërrojnë që një ditë t’i vënë gjithë Shqipërisë pamjen e portretit të tyre të pavizatueshëm, frymën e tyre arrogante, bullizmin e tyre ndaj fjalës së qytetarit shqipar, unë do të vazhdoj të jem dyshimtare.

Nuk kam tagër të gjykoj vendime të tilla, por nëse dikush më bind të mos dyshoj e t’i bashkohem festës, do ta bëj. Por sërish mbetet një çështje e hapur dhe mjaft delikate: A do të pranojmë këtë teatër freskoro-xhamllor (i përshtatshëm për në Norvegji ku s’ka dritë) si ikonë të Teatrit tonë Kombëtar. Njëqind milje le të kapërcejnë arkitektët dhe të zgjedhin për ne një teatër klasik italian. Ata nuk dalin kurrë nga moda. Por kurrë ne qytetatrët shqiptarë nuk duhet të lejojmë të ndërtohet kjo shëmti. Në mos: Teatri aty ku qe, siç qe!

Mund t'ju interesojë

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme...

Para 7 minutash
Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 34 minutash
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

Flutura Açka
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative
Para 4 minutash

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve
Para 7 minutash

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 18 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Manchester United shkarkon zyrtarisht Michael Carrick pas rezultateve negative
Para 25 minutash

Manchester United shkarkon zyrtarisht Michael Carrick pas rezultateve negative

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.