Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Venecia për Xhaçkën, deputetja Tabaku: I jep të drejtë opozitës

Aktualitet E enjte, 12 Dhjetor 2024 19:36
Venecia për Xhaçkën, deputetja Tabaku: I jep të drejtë opozitës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ngriti shqetësimin në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe opinionin e Komisionit të Venecias. Tabaku theksoi se ky i fundit ka qenë i qartë në mbështetjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se nuk mund të ketë ndërhyrje politike apo kushte nga shumica parlamentare për zbatimin e tij.

”Gjykata Kushtetuese ka dhënë dy vendime të qarta, të cilat kërkojnë zbatim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar. Opinionet e Komisionit të Venecias janë të zeza mbi të bardhë: zbatimi i Kushtetutës nuk mund të jetë subjekt i diskrecionit politik”,-tha Tabaku.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deputetja shprehu shqetësimin se veprimet e shumicës parlamentare për të anashkaluar këto vendime bien ndesh jo vetëm me Kushtetutën, por edhe me progresraportin e Bashkimit Evropian. Ajo theksoi se Kryetarja e Kuvendit ka bërë angazhime të qarta për respektimin e progresraportit dhe përparimin e procesit të integrimit evropian, të cilat tani janë në rrezik për shkak të kësaj qasjeje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fjala e Jorida Tabakut për procedurë

Në këtë Parlament, ndonëse mund të kemi interpretime të ndryshme për raportet e Bankës Botërore, për ato të FMN-së apo edhe për progresraportin, për të cilat secila palë ka lexime të veta, një gjë duhet të jetë e qartë dhe e pakontestueshme: vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe opinionet e Komisionit të Venecias duhen lexuar dhe zbatuar ashtu siç janë, pa interpretime dhe pa devijime.

Së pari, dua të theksoj se kjo çështje nuk kishte asnjë arsye të dërgohej në Komisionin e Venecias. Në këto 34 vite, praktika parlamentare ka qenë e qartë për procedurat që lidhen me papajtueshmërinë e mandatit të një deputeti. Nuk ka hapësirë për dyshime apo për manovra politike.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 1 ore
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 8 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 9 orësh

Së dyti, siç është theksuar edhe nga Komisioni i Venecias, kjo është një çështje që lidhet me garantimin e mandatit të lirë të deputetit. Nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret, Gjykata Kushtetuese ka dhënë dy vendime të qarta, dhe zbatimi i tyre nuk mund të kushtëzohet nga vota e shumicës parlamentare. Kjo është një e vërtetë e shkruar me të zezë mbi të bardhë. Nuk ka asnjë hapësirë për debat. Paragrafi mbyllet këtu, me pikë, pa lënë hapësirë për dykuptimësi apo interpretim, siç bëni ju shpesh.

Për këtë çështje, nuk mund të ketë mosmarrëveshje. Në progresraportin e këtij viti, zonja Kryetare, është shprehur qartë që Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pa kushte. Ky Parlament nuk mund të përdoret për të ofruar mbrojtje politike apo për të krijuar mburoja për individë, pavarësisht nëse janë të shumicës apo të opozitës. Ne duhet të trajtojmë këto çështje me seriozitet dhe me ndershmëri kushtetuese, jo si çështje politike apo partiake.

Krijimi i një precedenti të tillë do të minonte jo vetëm punën e Parlamentit, por edhe parimet kushtetuese që na bashkojnë dhe na udhëheqin. Nuk mund të tolerojmë që frymëzimi juaj të kthejë Komisionin e Venecias në një zyrë postare, ku dërgohen çdo lloj kërkese apo paqartësie. Shqipëria, një vend që ka hapur negociatat për anëtarësim në BE, duhet të jetë një shembull për zbatimin e Kushtetutës dhe për respektimin e saj, pavarësisht interesave të shumicës apo të kujtdo tjetër. Kur të biem dakord që Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të panegociueshme, atëherë mund të flasim edhe për dakordësi në çështje të tjera. Pa këtë bazë, nuk mund të ketë diskutim për asgjë tjetër, as për këtë çështje dhe as për çështje më të rëndësishme.

Etiketat e lidhura

jorida tabakuvenecia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 15 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.