
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar menjëherë pas tërheqjes së kandidatit Ilir Alimehmeti nga gara e Primareve të PD-së për Bashkinë e Tiranës, duke i hapur kështu rrugën deputetit demokrat Belind Këlliçit për të qenë kandidati zyrtar. Sipas Metës, Këlliçi-Alimehmeti, është një risi e shkëlqyer që nis sot rrugën e ndryshimit të padiskutueshëm në 14 maj!
