Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vështirësitë e Francës për të ushtruar ndikimin e saj në Afrikë dhe Evropë

Aktualitet E mërkurë, 15 Mars 2023 21:28
Vështirësitë e Francës për të ushtruar ndikimin e saj në Afrikë dhe Evropë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vizita e presidentit francez Emmanuel Macron në Afrikën Qendrore mori vlerësime të ndryshme nga analistët, disa prej të cilëve shprehën skepticizëm lidhur me përpjekjet e Francës për të ripërtërirë marrëdhëniet me kontinentin. Kjo është pjesë e sfidave në shkallë më të gjërë të presidentit Macron për të ruajtur ndikimin francez, jo vetëm në Afrikë, por edhe në Evropë, mes ndryshimeve të shpejta të klimës politike, të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe rritja e ndikimit rus.

Presidenti Emmanuel Macron e përfundoi turneun katër ditor të në katër vende të Afrikës Qendrore, me një ndalesë në Kinshasa, ku u prit me një shfaqje muzikore. Por, gjithçka nuk shkoi me këtë ton të lehtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 5 orësh
Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Para 6 orësh
Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Para 7 orësh

Në Republikën Demokratike të Kongos, e cila nuk ka qenë koloni e Francës, një grup njerëzish protestuan kundër vizitës së zotit Macron.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Presidenti francez mund të ndeshet me një rrugë të vështirë në strategjinë e tij të ripërtërirë për Afrikën, të cilën ai e provoi në turneun e tij të fundit në këtë kontinent, që përfshinte ndalesa edhe në Gabon, Angolë dhe Republikën e Kongos.

“Kjo nuk mund të shihet si një vizitë e suksesshme për disa arsye. Së pari, ajo tregoi se Franca ka ende marrëdhënie të mira me regjimet autoritare. Së dyti, presidenti Macron u tregua sërish shumë arrogant me udhëheqësit afrikanë”, thotë Niagale Bagayoko nga organizata Rrjeti i Sektorit Afrikan të Sigurisë.

Në shkurt, zoti Macron njoftoi politikën e tij mbi Afrikën, e cila përfshin pakësimin e pranisë ushtarake dhe përpjekjet për të vendosur marrëdhënie të balancuara dhe me respekt të ndërsjellë me vendet e kontinentit.

Në ish-kolonitë e saj, Franca po konkurron për të ruajtur ndikimin me vendet si Kina dhe Rusia.

Ndikimi francez po sfidohet edhe brenda Bashkimit Evropian. Disa analistë thonë se lufta në Ukrainë i ka bërë më të rëndësishme vendet e Evropës Lindore, si Polonia, me pikëpamje shumë më agresive ndaj Rusisë, duke ia ulur rëndësinë vendeve tradicionalisht të fuqishme perëndimore si Gjermania dhe Franca.

Vendet e Evropës Lindore dhe Ukraina i kanë kritikuar thirrjet e presidentit Macron për të vazhduar dialogun me Rusinë dhe për të marrë në konsideratë nevojat e saj për garanci në fushën e sigurisë.

“Vendet e Evropës lindore, si Polonia dhe vendet baltike vërtetë kanë marrë rol udhëheqës në përpjekjet për një përgjigje të fortë ndaj agresionit rus në Ukrainë. Vendet si Franca, nuk do të thosha se janë lënë anash, por disa politika të kaluara të Francës kundrejt Rusisë, nuk janë popullore”, thotë Amanda Paul nga Qendra e Politikave Evropiane.

Kritikët thonë se thirrjet e presidentit Macron për krijimin e një mbrojtje autonome Evropiane nuk kanë marrë mbështetje nga vendet e tjera.

“Evropianët, veçanërisht francezët, janë shumë të mirë me fjalë. Por kalimi nga fjalët tek veprat është një gjë tjetër”, thotë analistja Amanda Paul.

Megjithatë, disa analistë besojnë se Franca do të mbetet një vend i rëndësishëm për Evropën, ku konflikti në Ukrainë nuk është sfida e vetme.

“Për çështjet e tjera themelore të shtrirjes së ndikimit të Bashkimit Evropian në botë, si çështjet fiskale, emigracioni, tregu i energjisë, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, rol kryesor luajnë Parisi, Berlini, Brukseli dhe disa kryeqytete të tjera. Diskutimet për këto çështje nuk janë zhvendosur në lindje”, thotë Martin Quencez nga Fondi Gjerman Marshall.

Lufta në Ukrainë e ka bërë mbrojtjen përparësi kryesore të Evropës. Analistët si Martin Quencez besojnë se vizioni i presidentit Macron për më shumë pavarësi ushtarake të Bashkimit Evropian mund të marrë më shumë mbështetje, nëse në zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara fiton një udhëheqës me më pak angazhim dhe entuziazëm për aleancën transatlantike dhe investimet e mundshme afatgjata në konfliktin me kosto të lartë në Ukrainë./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 5 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 6 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 6 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 11 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 6 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 9 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.