Gazetari Artan Hoxha i cili ka informacione për bandat në vend, ndodhet në Kolumbi. Ai ka publikuar disa video në facebook, teksa përshkonte rrugën drejt “La Catedral”, burgu privat që Pablo Escobar ndërtoi për vete, por edhe për anëtarët e Kartelit Mendellin para se të ndërpriste luftën me policinë, duke negociuar.