Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:01 Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur Një ndërtesë është shembur në Brooklyn të New York-ut, duke lënë dy të vdekur dhe 19 të plagosur, sipas raportimeve të para për një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VIDEO/ Bushati-Lukšić: Bashkimi Europian duhet të kthejë vëmendjen te Ballkani Perëndimor

Aktualitet E premte, 12 Maj 2023 17:45
VIDEO/ Bushati-Lukšić: Bashkimi Europian duhet të kthejë vëmendjen te Ballkani Perëndimor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Podcast i radhës “Public Square” nga Ditmir Bushati, trajton situatën në Malin e Zi, pas përfundimit të epokës së tri dekadave të pushtetit nga Milo Djukanović, ndryshimet në skenën politike dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Bushati bisedon në këtë episod me Igor Lukšić, ish- Kryeministër, Zëvendëskryeministër dhe Ministër për Punët e Jashtme dhe Integrimin Europian si dhe Ministër i Financave, një prej protagonistëve kryesor të rrugëtimit euro-atlantik të Malit të Zi.

Që prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, jeta politike në Malin e Zi nuk është më ekskluzivitet i ndarjeve tradicionale mes blloqeve malazeze e serbe, për shkak të debutimit dhe suksesit të aktorëve të rinj politikë dhe fenomeneve gërryese të tranzicionit, për të cilat gishti drejtohet ndaj aktorëve jetëgjatë e dominues të skenës politike. Në konfigurimin e ri politik, pakicat janë vendosur në një pozitë më përcaktuese e njëkohësisht pragmatiste, në kërkim të aleancave të ndryshme. Gjithashtu, influenca e Kishës Ortodokse Serbe është rritur në skenën politike.

Igor Lukšić mendon se nëse qeveria e re e Malit të Zi, angazhohet plotësisht, Mali i Zi edhe njëherë mund të shërbejë si shembull i mirë në rajon. Ai i druhet mungesës së qëndrueshmërisë politike në Malin e Zi, të cilën e konsideron si pengesë për përmbushjen e reformave të qenësishme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lukšić nuk i kursen kritikat për BE-në në raport me rajonin teksa parashtron rrezikun e ngjashmërisë me Turqinë dhe procesin e saj të anëtarësimit që nuk ka fund. “Duhet një ndryshim strukturor, përsa i takon procesit duke pranuar si anëtare të asociuara shtetet e rajonit, në disa aspekte shumë të rëndësishme dhe jo një anëtarësim të plotë, sepse kemi ende disa shtete anëtare në BE që mendojnë se BE-ja ka nevojë të reformohet nga brenda së pari, përpara se të pranojë anëtarë të rinj”, thotë ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Bushati dhe Lukšić u ndalen tek një problematike e madhe sociale që po gërryen të githë rajonin dhe që është largimi masiv i të rinjve dhe agjentëve të ndryshimit. Bushati i mëshon faktit se “braktisja e rajonit bie në kundërshtim me vetë thelbin e procesit të anëtarësimit në BE, për të ndërtuar Europën në shtëpinë tonë”.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 2 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 9 orësh

Ndërsa Lukšić paralajmëron përkeqësim të situatës “sepse në vitet që vijnë Gjermania do të humbasë rreth 7 milionë njerëz të fuqisë së saj punëtore. Këto mungesa apo vende pune do të duhet të plotësohen në njëfarë mënyre dhe me shumë mundësi ky rajon mund të shërbejë si një rezervuar i madh nga i cili njerëz me njohuri të specializuara të llojeve të ndryshme mund të gjejnë mundësi për punësim në Gjermani. Gjë që i kthen vendet e rajonit tonë, në rastin më të mirë, në një “Florida Europiane”, domethënë të paktën kjo vlen për Shqipërinë dhe Malin e Zi, e BE-së apo e Europës së Veriut. Ose në rastin më të keq, një pjesë shumë e varfër ose pjesë e varfër e mbetur e kontinentit, që mbështetet tek turizmi klasik dhe bujqësia.” Bushati dhe Lukšić folën edhe për ndikimin e Serbisë në zhvillimet në Malin e Zi.

Etiketat e lidhura

Benet Beci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Tani

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 2 orësh

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 16 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.