Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
VIDEO/ Deputetët e opozitës nxjerrin karriget jashtë, zjarr i madh para Parlamentit

VIDEO/ Deputetët e opozitës nxjerrin karriget jashtë, zjarr i madh para Parlamentit

Aktualitet
E hënë, 30 Shtator 2024 17:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetët e PD-së dhe të opozitës, me nisjen e seancës plenare në Kuvend janë përplasur me Gardën e Republikës pranë foltores teksa hodhën sende dhe shishe në drejtim të ministrave dhe kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropalit. Më tej ata morën karriget e Kuvendit ku ulen dhe i nxorën përpara derës hyrëse të Parlamentit. Pritën pak dhe iu dogjën, duke krijuar një zjarr të madh. Deputetët e opozitës bllokuan fillimisht foltoren, ndërsa Spiropali tentoi të vijonte normalisht agjendën. Gazment Bardhi theu një karrige pranë foltores, ndërsa deputetët e tjerë hodhën sende në drejtim të kryetares Elisa Spiropali.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër, sapo u rifutën në seancë, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi i kanë shkuar tek vendi ku ulet Niko Peleshi dhe Toni Gogu, duke ngritur zërin dhe duke përplasur dorën në tavolinë. “Ti nuk ke punë”, dëgjohet Noka t’i thotë Peleshit. Pasi nxorën nga salla karriget dhe u vunë flakën, Gazment Bardhi tha se këtë e bënë për të treguar se nuk janë aty për karriget e tyre. I pyetur nëse do të djegin mandatet sërish, ai tha se jo. ”Nuk jemi këtu për karriget tona! Karriget tona janë të qytetarëve. Djegien e mandateve e bëri një herë kush e bëri dhe ishte shmangie nga bëtaja, ne nuk shmangemi nga beteja. Do na kenë përballë çdo moment”, tha Bardhi.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 10 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 10 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 11 orësh

”Rama na ka hapur luftë”,-tha Flamur Noka pas përjashtimit nga seanca e sotme për shkak të tensioneve në parlament. Në një deklaratë për mediat pas daljes nga salla e kuvendit, Noka tha se opozita sot është në ballë të aksionit pa ndalim kundër këtij regjimi. Noka theksoi se kryeministri shikon të vetmen zgjidhje kërcënimin me burg të kundërshtarëve. Ai paralajmëroi se e njëjta panoramë si sot do të jetë edhe në seancën parlamentare të së enjtes, pasi opozita nuk do të ndalet në aksionin kundër këtij regjimi. Sipas Nokës zgjidhje është vetëm qeveria teknike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përveç tymit e flakës në ambientet e jashtme, klima e tensionuar ka mbizotëruar edhe në sallë, aq sa ka shkuar edhe në përplasje fizike mes Sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetit socialist Petro Koçi. Pas kësaj ka pasur një përplasje të ashpër verbale dhe me duar mes të dyve, ndërsa në konflikt janë bërë pjesë edhe Bledion Nallbati e Lefter Gështenja. Pas incidentit me Koçin, kryeparlamentarja Elisa Spiropali u ka tërhequr vëmendjen deputetëve demokratë duke u kërkuar të mos pengojnë punimet e Kuvendit dhe ka njoftuar përjashtimin e Flamur Nokës nga seanca.

Etiketat e lidhura

KuvendZjarr
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 1 ore

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 1 ore

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.