Sapo Sali Berisha përfundoi fjalën dhe menjëherë militantët kanë hedhur shishe molotov e fishekzjarre në drejtim të kordonit të policisë dhe Kryeministrisë. I njëjti skenar si në protestat e kaluara. Po ashtu edhe Policia e Shtetit ka reaguar duke hedhur ujë mbi popullin demokrat, dhe duke lëshuar thirrjen që të ndalohen hedhjet e molotovit.






