Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VIDEO/ Përballimi i të nxehtit, Manastirliu: 9 njësi të lëvizshme të asistencës mjekësore në territor

Aktualitet E hënë, 17 Korrik 2023 19:22
VIDEO/ Përballimi i të nxehtit, Manastirliu: 9 njësi të lëvizshme të asistencës mjekësore në territor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në zbatim Planin e masave kundër valës së të nxehtit, në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik, Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore dhe Njësinë Mjekësore të Ushtrisë.

Gjatë inspektimit në një prej pikave të hapura enkas në sheshin Skënderbej, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije shtimin e 9 njësive të lëvizshme të asistencës mjekësore në territor me autoambulanca në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Shkodër.

“Kemi vendosur për të patur një strukturë në qendër të qyteteve, duke filluar nga Elbasani, Berati, Gjirokastra dhe Shkodra, si dhe në Tiranë do të kemi 4 njësi të autobulancave, së bashku me stafet përkatëse, pikërisht këtu në sheshin “Skënderbej”, në zonën e Bulevardit të Ri, në zonën e “21 Dhjetorit”, dhe gjithashtu në Parkun e Liqenit. Njësitë e autoambulancave do të qëndrojnë këtë javë, duke vlerësuar edhe në dinamike se si do jenë temperaturat edhe në javën e ardhshme, do të qëndrojnë në këto sheshe që kemi përcaktuar, nga ora 11 e paradites, deri në orën 6 të pasdites, për të garantuar kujdesin maksimal për qytetarët, pushuesit, por edhe turistët që vijnë e frekuentojnë qytetet tona”, bëri me dije Manastirliu.

Teksa u ka bërë apel qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar nga vala e të nxehtit, ministrja Manastirliu foli për planin e masave dhe gatishmërinë e strukturave shëndetësore gjatë sezonit turistik.

“Kjo është pjesë e planti tonë të masave për sezonin turistik, ndërkohë që ne kemi hapur 30 qendrat shëndetësore verore, pranë plazheve, bregdetit e gjithashtu edhe në zonat tona malore. Kemi 18 postacione të autoambulancave përgjatë gjithë vijës bregdetare, që të kemi një shërbim sa me të shpejtë, për qytetarë që kanë probleme të urgjencës apo emergjencës. Gjithashtu po shtojmë edhe 9 njësi, postacione të autoambulancave, të cilat duhet të koordinojnë së bashku me Njësinë Mjekësore të Ushtrisë, që të sigurojmë një shërbim sa më të shpejtë mjekësor”, nënvizoi Manastirliu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zv/shefja e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Manushaqe Shehu, tha se, ekipet do të jenë në gatishmëri 24 orë në terren për gjithë qytetarët që kanë nevojë. “Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë 24 orë për t’i ardhur në ndihmë gjithë popullsisë civile që ka nevojë. Ne jemi duke bashkëpunuar që ekipet tona mjekësore të ndodhen pranë qytetarëve në nevojë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, dr. Eugena Tomini, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin orët e nxehta të pikut të vapës. “Rekomandimet janë për secilën grupmoshë, duke filluar nga nënat shtatzëna, duke vazhduar tek nënat me fëmijë të vegjël dhe që ushqejnë me gji, ne grupmoshën e tretë, në presonat që vuajnë nga sëmundje kronike duhet të evitojnë totalisht pikun e ditës për të eliminuar sa me shumë pasojat e goditjes nga dielli. Rekomandohet të qëndrojnë në ambiente të freskëta, të vijojë trajtimi për pacientët me sëmundje kronike me medikamente, të konsumojnë sa me shumë ujë. Kujdes nga përdorimi sheqernave dhe akoolit”, tha Tomini.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 3 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 4 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 4 orësh

Plani i masave për përballimin e valës së të nxehtit përmban: Vendosjen në gatishmëri të nëntë autoambulancave në zonat me fluks të lartë në qendrat e qyteteve për ardhjen në ndihmë të rasteve urgjente. Gjithashtu në shërbimin parësor, janë në funksion urgjencat pediatrike 24/7 në katër qendra në Tiranë. Ndërsa janë hapur 30 qendra shëndetësore verore në zonat bregdetare dhe malore.

Etiketat e lidhura

Manastirliushendetesia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.