
Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Lezhë, ku një makinë ka përplasur një nxënës shkolle. Ngjarja ndodhi Barbullojë.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se fëmija ka qenë duke u kthyer nga shkolla dhe teksa zbriste na furgoni është përplasur nga makina.
Mësohet se gjendja e fëmijës është e rëndë, ndërsa ai është nisur me urgjencë për mjekim drejt spitalit të Traumës.
