Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 07:09 E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup Arsenali ka pësuar një eliminim të papritur në Carabao Cup, duke u mposhtur nga Fleetwood Town, skuadra e kategorisë së katërt të futbollit anglez.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
VIDEO/ Protestat, Rama poston deklaratën e UGSH-së: Sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme

VIDEO/ Protestat, Rama poston deklaratën e UGSH-së: Sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme

Aktualitet
E martë, 16 Qershor 2026 16:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një deklaratë të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, duke shprehur shqetësimin për atë që e cilëson si problem serioz që është shfaqur gjatë protestave të fundit në lidhje me gazetarët. Po ashtu Rama ka ndarë një video të së hënës mbrëma, ku sipas postimit, theksohet se drejtues automjetesh janë rrahur pse nuk i binin burisë, sipas urdhërit të këtij grupi çakejsh me dy këmbë.

”Mbi 20 gazetarë të njohur, me karrierë të gjatë dhe kontribut në skenën mediatike të vendit që po përballen me agresion të tillë pothuajse çdo ditë. Urretja dhe patologjia verbale e shumë komentonjësve, reaguesve dhe individëve patologjikë shkaktojnë turmëzimin virtual të cilët sulen të kryqëzojnë dhe ndotin imazhin e gazetarëve”,-thuhet në deklaratën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Para 10 orësh
Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si që...

Para 10 orësh
Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj:...

Para 10 orësh

Postimi i plotë nga Edi Rama

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, përveç rasteve kur ka bërë deklarata negative për qeverinë! Por deklaratën bashkëngjitur të Unionit po e postoj, sepse lidhet me të vërtetën më të rëndësishme dhe më shqetësuese të protestës së javëve të fundit: Frymën fashiste të një numri të madh bullistash online, e cila është fryma dominuese e protestës, që materializohet edhe në turmën bullizuese të marshuesve nëpër rrugë. Në video janë pikërisht këta të fundit, që kanë rrahur mbrëmë drejtues automjetesh pse nuk i binin burisë, sipas urdhërit të këtij grupi çakejsh me dy këmbë.

🔴Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë*

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është në mbështetje dhe vlerësues për protestat e lira qytetare të këtyre dy javëve të fundit. Ne jemi vlerësues të mënyrës se si protestohet dhe të lirisë së shprehjes që mishërohet, në shumë raste aq dinjitetshëm, nga fjalimet e shumë qytetarëve dhe intelektualëve. Kjo është një lëvizje që shëndosh demokracinë në shoqërinë shqiptare të cilën kahet e politikës e mbajnë në statusin e “demokracisë hibride”. Ndërkohë që kjo lëvizje dhe protestat e deritanishme sipas pikëpamjes sonë, po shënojnë një kontribut për një Shqipëri europiane, për një shoqëri që meriton të gjitha liritë dhe sidomos nxjerrjen e sistemit të kapur nga status quoja ku e mbajnë dy kahet e politikës.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në të njëjtën kohë është shumë i shqetësuar nga aktet individuale të linçimit të disa gazetarëve që ndajnë mendime dhe qëndrime të ndryshme publike për çështjet, aktorët politikë dhe analizat e tyre. Demokracia ka përmbajtje pluralizmin dhe kur ai është i plotë, ajo nuk është më “hibride”. Linçimi i gazetarëve nga grupe ta caktuara anonimësh, nga aktivistë fanatikë të partive apo udhëheqësve politikë, nga persona agresivë e fanatikë rrymash, grupesh kriminale e interesi, nga individë të kriminalizuar në mendje dhe ndërgjegje si dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes ndaj tyre, është një akt anticivil, akt kriminal dhe meriton të ndëshkohet.

Nga ndjekja që pjestarë të UGSH-së u kanë bërë këtyre ditëve akteve të tilla sulmuese, fyese, përçmuese, etiketuese dhe bullizuese nëpër meme, rrjete sociale dhe hapësirën virtuale në përgjithësi, na rezulton se janë mbi 20 gazetarë të njohur, me karrierë të gjatë dhe kontribut në skenën mediatike të vendit që po përballen me agresion të tillë pothuajse çdo ditë. Urretja dhe patologjia verbale e shumë komentonjësve, reaguesve dhe individëve patologjikë shkaktojnë turmëzimin virtual të cilët sulen të kryqëzojnë dhe ndotin imazhin e gazetarëve.

UGSH bën thirrje të ndalen kësi kryqëzatash virtuale. Organet e sistemit të investigimit dhe ndjekjes së krimit kibernetik pranë Policisë së Shtetit dhe prokurorive duhet të vihen në lëvizje dhe të marrin masa ndaj rasteve më flagrante dhe personave më të identifikuar në kësi sulmesh dhe agresionesh ndaj gazetarëve. Vetë gazetarët të denoncojnë dhe padisin individë të tillë në këto organe. Ky agresion vihet re se dimensionohet negativisht pothuajse përditë dhe shfaqet i pa fre.

UGSH u bën thirrje të gjithë kolegëve që ndaj kësi rastesh, në një akt të përbashkët solidar, të nisim fushatën e denoncimit publik të këtyre aktivistëve antigazetarë, ndaj agresorëve të tillë virtualë dhe grupeve mbështetëse të tyre, sikundër apelojmë që çdo gazetar t’u drejtohet kompanive të rrjeteve sociale për bllokimin dhe penalizimin e këtyre llogarive dhe emrave në rrjetet sociale që abuzojnë me lirinë dhe përdhosin çdo normë etike. Hapësira virtuale dhe mundësitë e rrjeteve sociale janë të pakontrollueshme, por ekzistojnë mekanizma dhe mundësohet një forcë reagimi që të reduktohen ndotjet virtuale, aktet diskriminuese dhe përdhosjet ndaj individëve apo kategorive profesionale, të cilët kryejnë një mision publik në realitetin e diversitetit shoqëror e politik.

Zyra Informuese, unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Etiketat e lidhura

rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup
Para 1 ore

E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve
Para 1 ore

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij
Para 1 ore

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord
Para 1 ore

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas ...

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 11 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 10 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 10 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 10 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.