
Kryeministri Edi Rama njoftoi se kanë mbërritur në Shqipëri 25 mijë doza të tjera vaksine, Sputnik.
“Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”, shkroi Rama në një postim në Facebook.
Një ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se deri tani, në vendin tonë janë kryer 450 mijë vaksinime.
