
Një qytetar nga Vlora është shpallur në kërkim, pasi ka konstatuar se fotografuar votën. Mësohet se personi në fjalë Sh.Tare ka mundur të largohet nga qendra e votimit.
Rasti ka ndodhur në qendrën e votimit 4498 dhe ishin komisionerët e PD ata që njoftuan policinë.
Policia dhe Prokurori ka mbërritur në vendin e qendrës së votimit. Ky është rasti i gjashtë i incidentit të ndodhur në të gjithë vendin. Më parë janë konstatuar qytetarë që kanë fotografuar votën në Tiranë, Vlorë, Shkodër, Lunxhëri dhe Korçë.
