Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VOA: Gjashtë muaj nga zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, cili është plani i fushatës së Trump dhe Biden?

Aktualitet E premte, 10 Maj 2024 18:51
VOA: Gjashtë muaj nga zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, cili është plani i fushatës së Trump dhe Biden?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Zëri i Amerikës

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërsa kanë mbetur gjashtë muaj nga zgjedhjet presidenciale amerikane, presidenti demokrat Joe Biden dhe kandidati republikan Donald Trump, po zhvillojnë fushata për të fituar mbështetjen e publikut. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearsn, i hedh një vështrim planeve të fushatave të dy kandidatëve ndërsa afrohen zgjedhjet e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 4 orësh
Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 5 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 5 orësh

Presidenti Joe Biden dhe ish Presidenti Donald Trump kanë gjashtë muaj për të fituar mbështetjen e votuesve amerikanë për një mandat të dytë. Por zoti Trump do të shpenzojë një pjesë të kësaj kohe në gjykata shtetërore apo federale ndërsa përballet me katër aktpadi, mes tyre për mbajtjen e paligjshme të dokumenteve sekrete dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit. Ai thotë se prokurorët po ndërhyjnë në zgjedhje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Veprimet e mia kanë qenë të ligjshme. Kjo po bëhet për arsye politike. Ata duan që Biden-i të zgjidhet. Kjo është arsyeja e vetme”, thotë zoti Trump. Seancat gjyqësore po kufizojnë kohën e zotit Trump për të bërë fushatë, por ai thotë se, ajo që ai e quan “përndjekje politike” po e bën edhe më popullor tek votuesit.

“Është e tmerrshme çfarë po ndodh në vendin tonë. Shpresoj që 5 nëntori, dita më e rëndësishme në historinë e vendit tonë për mendimin tim, që quhet dita e zgjedhjeve, shpresoj të sjellë ndryshime, sepse këta njerëz po e shkatërrojnë vendin tonë”, tha zoti Trump.

Për herë të fundit zoti Trump mori emërimin e Partisë Republikane për president në kuvendin e vitit 2020 në Karolinën e Veriut. Këtë vit kuvendi republikan zhvillohet në Uiskonsin. Zoti Trump ende nuk e ka zgjedhur kandidatin për postin e nënpresidentit.

Mes atyre që besohet të jenë në listë për këtë post janë Senatori Marco Rubio i Floridës, Senatori J.D. Vance i Ohajos, Senatori Tim Scott i Karolinës së Jugut dhe ligjvënësja e Elise Stefanik e Nju Jorkut. Si president, zoti Biden ka avantazhin e takimeve në Shtëpinë e Bardhë për të tërhequr vëmendjen e votuesve. Zoti Biden po shton sulmet ndaj kundërshtarit Trump nëpër tubime, ndërsa pretendon për një ekonomi të fortë.

“Ndërtimi i fabrikave të reja është dyfishuar gjatë administratën tonë. Ndërkohë, Donald Trump-i ende mendon se mullinjtë e erës shkaktojnë kancer. Kështu ka thënë. A ju kujtohet gjatë kohës së kovidit kur tha ‘injektoni klor’ në venat tuaja. I shkau dora dhe klori i shkoi tek flokët e tij”, tha zoti Biden.

Partia Demokrate e emëroi për herë të fundit zotin Biden për president në kuvendin e vitit 2020 në Uiskonsin. Këtë vit, kuvendi demokrat do të mbahet në muajin gusht në Illinoi. Zoti Biden po kandidon sërish me nënpresidenten Kamala Harris.

Ajo ka zhvilluar fushatë për të kthyer në fuqi një ligj federal që mbron abortin, të hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë në vitin 2022. “Donald Trump-i ishte presidenti që hoqi mbrojtjen federale për abortin. Joe Biden-i do të jetë presidenti që do ta kthejë mbrojtjen për abortin”, tha zonja Harris. Pritet që kandidatët Biden dhe Trump të debatojnë përpara votimeve të nëntorit. Ata thonë se janë të gatshëm për debat por nuk është caktuar asnjë datë.

Etiketat e lidhura

BidenTrump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.