Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VOA: Sfidat e industrisë së turizmit në Shqipëri

Aktualitet E mërkurë, 24 Janar 2024 21:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Zëri i Amerikës

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shqipëria shënoi prurje të larta turistike vitin e shkuar, por operatorët turistikë vlerësojnë sidomos prirjen për kohëzgjatjen e sezonit turistik. Në disa qytete historike shqiptare siç është Gjirokastra, operatorët po punojnë tani ta shtrijnë ofertën turistike edhe gjatë dimrit. Sektori turistik vijon të përballet me shumë sfida që lidhen me shërbimet, fuqinë punëtore dhe luhatjet e tregut valuator.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 8 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 9 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 9 orësh

Gjirokastra, një nga qytetet historike në Shqipëri, po bën përpjekje të tërheq interesin e vizitorëve edhe gjatë dimrit. “Sidomos fundjavave vizitorët vendas dhe të huaj janë të shumtë në numër”, thotë Hysen Kodra, pronar i dy hoteleve dhe një restoranti në qytet. “Kemi pasur vizitorë edhe në këtë stinë, dhjetori ka qenë i mirë për hotelerinë , edhe janari gjithashtu. Punojmë me kapacitet të plotë, sidomos në fundjavë. Çmimet ulen në këtë stinë dhe disa punime që po përfundojnë në zonën historike si parkingu dhe restaurimi i pazarit janë një mbështetje për tërheqjen e turistëve”, thotë zoti Kodra.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa Maksi Hoxha sipërmarrës në hoteleri dhe drejtues i Dhomës së Tregëtsisë thotë se në Gjirokastër po thyhet tabuja e mungesës së turistëve vendas gjatë dimrit. “Filloi dhe po thyhej tabuja e asaj që ne kërkonim gjithë kohën, turistin vendas. Sepse turistin e huaj ne e kishin në atë periudhën tradicionale të sezonit gjashtëmujor nga prilli në tetor. Fundivitn e shkuar dhe këtë fillim viti rezervimet kanë qenë të kënaqshme nga turistët vendas”, thotë ai.

Zoti Hoxha flet edhe për një risi gjatë vitit të shkuar kur në qytetin historik prurja turistike u rrit ndjeshëm edhe gjatë muajve korrik dhe gusht. “Një risi e vitit të kaluar tek pjesa e turizmit ishte periudha korrik dhe gusht. Vitet e shkuara kanë qenë të zbehta prurjet pasi dihej që turizmi tradicional kulturor niste në prill deri në qershor dhe dy muajt e verës korrik gusht bënte një stanjacion me prurje të vogla pasi turistët zhvendoseshin sidomos në bregdet. Përgjatë vitit 2023 kemi pasur një dyndje të turistëve në Gjirokastër edhe në korrik dhe gusht falë edhe aktivitetit të kompanive të mëdha turistike.”

Rajoni i Gjirokastrës ka potenciale të mëdha turisitike që ka nisur t`i shfaqë me vlerat autentike, thotë Kristina Fidhi, që kordinon platformën virtuale “Vizit Gjirokastra” dhe që realizon me një kompani edhe udhëtime me kuaj.

“Rajoni kombinon më së miri pjesën kulturore ka më shumë eksperienca se cdo zonë tjetër sepse shërbimet janë ngritur edhe falë kërkesës edhe falë presionit të operatorëve ndërkombëtarë që e duan autencitetin . Por këto rajoni i kombinon me aktivitetet në natyrë që i ka të shumta edhe në dimër. Mund të ecet në këtë stinë në rrethina në mënyrë të shkëlqyer. Ka shtigje që nuk janë të rrezikshëm janë të vështirësisë së shkallës së ulët deri të të mesme që mund të behen nga kushdo. Kombinohen këto me jetën në fshat, me ushqimin. me muzikën. Kemi parë vizitorë që të marrin mësime valleje, të përfshihen në polifoni. Nuk janë të shumta por kjo është tendenca. Kjo do ta diferenconte profilin e rajonin nga një rajon tjetër. Sepse cdo rajon duhet të ketë profil autentik. Kjo duhet të ishte oferta edhe në dimër për bashkitë që lagen nga Lumi Vjosa tashmë Park Kombëtar me mundësi të shumta për turizmin natyror dhe rural.”

Zonja Fidhi thotë se komunitetet e vogla në zonat rurale po nisin të krijojnë të ardhura nga turizmi dhe kjo i nxit ato për të rritur shërbimet. Por sfidat e sektorit truistik janë të mëdha dhe lidhen jo vetëm me shërbimet cilësore, por edhe me mungesën e fuqisë punëtore, luhatjet në tregun valutor. Në Shqipëri u shënuan përgjatë vitit 2023 rreth 10.1 milionë vizitorë , por përtej treguesve sasiorë sektori kërkon më shumë mbështetje për të plotësuar shërbimet dhe rritur ofertën turistike.

Etiketat e lidhura

turizmivoa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.