Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:56 FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës Federata Shqiptare e Futbollit u drejtohet me një thirrje të gjithë tifozëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë sigurimit të biletave për ndeshjen. FSHF…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vokshi nxjerr mesazhet e drejtoreshës: Në shkolla mungojnë mjetet elementare për mësim (VIDEO)

Aktualitet E premte, 29 Janar 2021 12:18
Vokshi nxjerr mesazhet e drejtoreshës: Në shkolla mungojnë mjetet elementare për mësim (VIDEO)
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka denoncuar këtë të premte se në shkollën “Jeronim De Rada” në Tiranë prindërit detyrohen që të bjelnë gjithçka, pasi shkolla ka kushte. Nga ana tjetër, ajo ka publikuar një mesazh sipas së cilës pretendon se është e drejtoreshës, ku i kërkohen prindërve mjete bazë për mësimi. ”Pas 25 prillit Partia Demokratike do ta shndërrojë arsimin në prioritet të prioriteteve. Në fund të mandatit të PD-së, çdo shkollë në të gjithë Shqipërinë do të ketë kushte të përshtatshme dhe infrastrukturë moderne të standardizuar integruese me standarde ndërkombëtare të aksesueshme për çdo fëmi. Prindërit nuk do të kenë më shqetësimin se ku do të mësojnë fëmijët e tyre pasi shkollat do të jenë vënde të sigurta të dijes, argëtimit, pushimit të fëmijës, duke përfshirë këtu edhe një vakt ngrënie”,-tha ndër të tjera Vokshi.

Deklarata e plotë për mediat

Jam sot këtu para shkollës 9 -vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë. Të gjithë e mbajnë mend që në 13 shtator kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, nxitoi që të inauguronte me bujë rikonstruksionin e kësaj shkolle me fondet e vendit mik, të Katarit. Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 57, pika 5 përcakton se “Arsimi i detyruar dhe arsimi i mesëm në shkollat publike në Shqipëri është falas”. Por a është vërtetë falas ky arsim në Shqipëri? Le ta nisim me atë që ne, qytetarët e Tiranës, paguajmë çdo muaj, taksën për infrastrukturën e arsimit. Çdo familjar, çdo prind paguan çdo muaj bashkë me faturën e ujit 1500 lekë. Çdo biznes, që nga biznesi i vogël, i mesëm apo biznes i madh paguan nga 40 mijë deri në 370 mijë lekë për infrastrukturën arsimore të shkollave. Pra, deri më sot, në 5 vite janë mbledhur deri në 50 milionë dollarë për infrastrukturën shkollore e cila duhet të ishte e dedikuar për ndërtimin e 17 shkollave të reja, në mënyrë që fëmijët të mos mësonin me 2, 3 apo 4 turne, apo për përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurimin e kushteve të përshtatshme për mësimin e nxënësve në shkollat e Bashkisë së Tiranës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Janë mbledhur 30 milionë dollarë, por sot kur jemi në semestrin e dytë të vitit shkollor 2020-2021, nxënësit mësojnë ende me 2, 3 apo 4 turne. Shumica e shkollave në Tiranë nuk kanë sistem të përshtatshëm ngrohjeje. Ku kanë shkuar pra 30 milionë dollarë që janë mbledhur nga Bashkia Tiranë? Dhe nuk mjaftohen me kaq, çdo ditë kërkojnë të fusin duart në xhepin e prindërve, të fusin duart në buxhetin e familjeve. Unë këtu kam disa mesazhe që drejtoresha e shkollës “Jeronim De Rada”, iu ka dërguar një grupi prindërish ku shpjegon se cilat janë nevojat emergjente të shkollës në mënyrë që të sigurohet, sikurse drejtoresha e përcakton në mesazhin e saj, “për zhvillimin sa më të mirë të procesit mësimor ashtu edhe mbi nevojat e shkollës.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çfarë kërkon drejtoresha? Drejtoresha thotë që “Departamenti i Matematikës ka nevojë imediate për mjetet didaktike në ndihmë të mësimdhënies; për raportor, kompas”. “Departamenti i Gjuhës Shqipe ka nevojë për tabelat bazë të Gramatikës dhe të Gjuhës Shqipe”. “Departamenti i Historisë dhe Gjeografikë ka nevoja për harta si dhe mjete bazë për mësimin”. “Departamenti i Fiskulturës ka nevojë për topa dhe për mjete të tjera sportive”. Ai i shkencave ka nevojë për mjete laboratorike dhe didaktike. Secila klasë duhet të ketë në këndin e saj të veçantë lidhur me ekspozimin e projekteve dhe punëve të nxënësve. Departamenti i arsimit fillor, ka nevojë për magnetofon, videoprojektorë që lidhen me zhvillimin e orëve të ndryshme muzikore, si gjuhës së huaj, muzikës etj.

Mund t'ju interesojë

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Para 1 ore
Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Para 1 ore

Projektet ndër lëndore sipas dapartamenteve të cilat kanë lidhje me bazën materiale që do të përdoret, printime, foto, korniza etj, biblioteka e shkollës që ka nevojë për etiketa, për skedat e librave dhe kartelat e anëtarësisë, libër inventari si edhe vulë për librat. Shkolla ka nevojë për printer. Sikurse e shihni, këto nevoja bazike për një mësimdhënie cilësore nuk i siguron qeveria por duhet që t’i sigurojnë prindërit. Para ka në buxhetin e shtetit për plotësimin e të gjitha këtyre nevojave dhe për sigurimin e infrastrukturës së përshtatshme, por paratë vidhen, ato shkojnë në parajsa fiskale, ato shkojnë për një turizëm luksoz me mish floriri në restorantet më të shtrenjta në Dubai dhe nuk merret asnjë masë të kenë kushte të përshtatshme, të ngrohta për të bërë mësim.

Asnjë qindarkë investime nga qeveria për fëmijët, asnjë masë e marrë për të mbrojtur mësuesit. Të braktisur, të keqtrajtuar, të keqshfrytëzuar, dhjetëra orë të papaguara në javë dhe për më tepër të mashtruar për gjoja rritje të pagave nga kryeministri Edi Rama. Por kur është boll, është boll. Kësaj duhet t’i jepet fund një herë e mirë. Shqipëria nuk ka nevojë për një kryeministër të lidhur me bandat, për një kryeministër të lidhur me mafian dhe krimin. Shqiptarët dhe Shqipëria kanë nevojë për një kryeministër të dijes, për një kryeministër të arsimit.

Pas 25 prillit Partia Demokratike do ta shndërrojë arsimin në prioritet të prioriteteve. Në fund të mandatit të PD-së, çdo shkollë në të gjithë Shqipërinë do të ketë kushte të përshtatshme dhe infrastrukturë moderne të standardizuar integruese me standarde ndërkombëtare të aksesueshme për çdo fëmi. Prindërit nuk do të kenë më shqetësimin se ku do të mësojnë fëmijët e tyre pasi shkollat do të jenë vënde të sigurta të dijes, argëtimit, pushimit të fëmijës, duke përfshirë këtu edhe një vakt ngrënie. PD do t’i japë vendin që meriton me respekt dhe dinjitet që meritojnë të gjithë mësuesit, duke filluar që nga rritja reale e pagave. Do të rriten pagat e mësuesve 60%. Me pjesëmarrjen më të lartë ndonjëherë në historinë e vendit më 25 prill ne do të çlirohemi një herë e mirë nga kjo qeverisje e keqe, e dështuar, e korruptuar, për të sjellë në vend shpresë dhe ndryshim. Së bashku ne do ta sjellim këtë ndryshim

Etiketat e lidhura

albana vokshi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës
Tani

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 26 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 42 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 43 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.