
Edhe qyteti i Durrësit është përfshirë në valën e protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie orët e para të 8 dhjetorit. Dhjetëra qytetarë durrsakë janë mbledhur para komisariatit të policisë që të vihet drejtësia për vrasjen e të riut në Tiranë.