
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për 15 vjeçarin që u ndalua për vrasjen e 31 vjeçarit Endri Mustafa disa ditë më parë.
Pasi u njoh me provat, Gjykata vendosi të lerë në arrest me burg të miturin, i cili dyshohet se ka pasur një rol kyç dhe ka nxjerrë në pritë të riun.
Endri Mustafa u gjet i vrarë 3 ditë pasi ishte shpallur i humbur nga familjarëve në zonën e Livadeve, i qëlluar disa herë me pistoletë.
