
Identifikohet autori i vrasjes së A. Baloshit. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në Kamëz, pas një sherri për lojën në kalçeto.
Bëhet fjalë për shtetasin S. Llanaj.
Për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe dyshimeve të forta se autori është ende i armatosur, forcat RENEA kanë zbarkuar në terren dhe kanë nisur një operacion masiv kërkimi.
Zona është vendosur në rrethim, ndërsa efektivët e armatosur po ushtrojnë kontrolle të rrepta në terren.
