Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:35 Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, për shkak të një vendi parkimi.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zbardhet vendimi për dosjen “CEZ”: S’ka elementë të veprës penale. Socialistët paraqitën e-mail-et e Ndue Kalajt si provë

Aktualitet E enjte, 6 Shkurt 2020 19:51
Zbardhet vendimi për dosjen “CEZ”: S’ka elementë të veprës penale. Socialistët paraqitën e-mail-et e Ndue Kalajt si provë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas hetimeve gati 3-vjeçare Gjykata e Tiranës vendosi pak ditë më parë të pushojë çështjen lidhur me procedurën e privatizimit të OSSH nga çekët e CEZ në vitin 2007. News24 e BalkanWeb zbardhin këtë vendim të firmosur nga gjyqtari Lazër Sallaku i cili e konsideron të mbyllur dosjen CEZ pas konkluzioneve se hetimet nuk dhanë rezultat dhe nuk u gjendën element të veprave penale për ish-zyrtarët e akuzuar. Për hetimet për procedurën e privatizimit të OSSH u morën në pyetje një numër i lartë zyrtarësh përfshirë edhe djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në vendimin e gjykatës së Tiranës thuhet se nga hetimet e prokurorisë nuk rezultoi të jenë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Socialistët pretendonin se biznesmeni Nuel Kalaj për shkak të lidhjeve që kishte me Shkëlzen Berishën, kishte ndikuar në çështjen e privatizimit. Si prova për këtë paraqiteshin disa e-maile të shkëmbyera mes Kalajt dhe përfaqësuese të kompanisë çeke CEZ. Por gjykata arsyeton se nga përmbajtja e e-mail-eve Ndue Kalaj si mik i Shkëlzen Berishës nuk ka pasur asnjë ndikim për privatizimin e OSSH të CEZ. Në vendim thuhet se nuk rezulton që i akuzuari nga Ministria e Energjisë të ketë kërkuar përfitime të paligjshme për të premtuar kryerjen e këtij ndikimi, raporton “BalkanWeb”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në njërën nga e-mailet që citohet në vendimin e gjykatës thuhet se Kalaj ka shtrënguar duart me kryeministrin dhe se ai është shprehur i kënaqur të priste nëndrejtorin e CEZ, Tomas Pleskash. Por ky pohim thotë gjykata nuk shoqërohet me asnjë të dhënë tjetër që të nënkuptojë se tek ai është ushtruar ndikim, po kështu nga e-mail-et del se edhe takimi me Shkëlzen Berishën është kryer një ditë pas takimit me investitorët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe për pretendimet e Ministrisë së Energjisë se në periudhën janar 2008 deri në qershor 2009, kompania CEZ ka kryer transaksione parash në favor të shtetasit Ndue Kalaj prej më shumë se 6 milionë eurosh pa dokumentacion justifikues nga banka, gjykata thotë se “nëse i referohemi kohës në të cilën është bërë kalimi i shumës del se transferta e fundit mban datën 12 qershor 2009, ndërsa e-mail-et e tjera, ku përmendet takimi me të birin, duke nënkuptuar kryeministrin Berisha dhe lidhjen e tij me Shkëlzen Berishën janë kryer kohë më vonë në vitet 2010 dhe në vijim”.

Nga përmbajtja e këtyre e-mail-eve gjykata thotë se nuk rezulton të jetë premtuar ndikimi te ndonjë person konkret në një mënyrë konkrete.

Për çështjen e privatizimit të OSSH të CEZ u ngrit edhe një Komision Hetimor Parlamentar i drejtuar nga deputeti socialist Taulant Balla, i cili në finale të tij arriti në konkluzionin se nga procedura e privatizimit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh. Kreu i grupit parlamentar socialist pas vendimit të gjykatës për pushim të çështjes sulmoi ashpër gjykatësin Lazër Sallaku duke e futur në grupin e ‘KÇK’-së. Balla deklaroi se vendimin në fjalë do ta ankimojë dhe gjetjet e komisionit hetimor do t’i dërgojë në SPAK.

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 1 minute
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 17 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 48 minutash

Etiketat e lidhura

CEZgjykatandue kalajsocialistetvendimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 1 minute

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 4 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 6 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 13 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.