Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dvorani dhe manovra për kurth Presidentit. Avokati Popullit nxjerr dokumenta

Aktualitet
E hënë, 18 Nëntor 2019 18:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Po zbardhet krejt skema mafioze e lojës së PS me kryetarin e KED, Ardian Dvorani për të uzurpuar Gjykatën Kushtetuese me njerëzit e tyre besnikë. U tha se ishte skemë mafioze dhe ashtu po del përditë, aq me tepër që Avokati i Popullit ka nxjerrë shkresa dhe dokumenta se KED nuk ka vepruar konform Kushtetutës. Lapsi.al ka arritur të marrë disa shkresa nga Avokati Popullit dhe ku shkruan se plotësimi i vendeve bosh në Gjykatën Kushtetuese dhe situata absurde, kur për një vend në këtë gjykatë janë “emëruar” dy anëtare, Arta Vorpsi nga parlamenti dhe Marsida Xhaferllari nga presidenca, është shndërruar në një lojë të ashpër akuzash politike. Nga njëra anë rilindasit e akuzojnë Metën se shkeli kushtetutën duke dekretuar bashkëjetuesen e Enkeleid Alibeajt, përtej afatit 30 ditor që i përcakton kushtetuta.
Nga ana tjetër presidenca akuzon një bashkëpunim mafioz, mes Kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani dhe Gramoz Ruçit, për të penguar zgjedhjen e lirë që Ilir Metës i ka ngarkuar kushtetuta.
Dhe në gjithë këtë lojë pika kyçe është një: A ka luajtur pisët Dvorani? A i ka mbajtur ai listat të fshehura në sirtar, me qëllim që të shkonin në kushtetuese, kandidatet që kërkonte Rilindja? A e ka bërë ai këtë akt varësie politike, me qëllimin që ta vinte kreun e shtetit pas dilemën: Ose të shkelte radhën e emërimeve (Njëherë ai e pastaj parlamenti e kështu në vazhdim) ose të kapërcente afatin 30 ditor që kishte në dispozicion për tu shprehur?

Për të gjitha këto pyetje ne kemi sot në duar të parin raport të detajuar zyrtar që fajëson krejtësisht Ardian Dvoranin. I hartuar me një gjuhë të drunjtë dhe shumë teknike, mes morisë së argumentave aty dallohet qartë përgjegjësia e kreu të KED.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjithçka zë fill në një mbledhje të 21 shtatorit 2019 ku u paraqit renditja e kandidatëve që do ti çoheshin kuvendit dhe presidencës. “Pas asaj mbledhjeje nuk pati më asnjë njoftim nga ana e kryetarit të Këshillit në lidhje me përfundimin e procedurës, pra dërgimin e listave të organet e emërtesës dhe dërgimin e tyre në mënyrën e logjikës së ligjit…” thuhet në raportin e Avokatit, ku Popullit ku vihet theksi edhe mbi faktin e rëndësishëm, se Dvorani i ka kryer këto akte pa miratimin e anëtarëve të tjerë (pra në ilegalitet) të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në materialin disa faqësh që i është shpërndarë këtë të hënë mediave, përveçse bëhet një rezyme e gjatë e procesit dhe e ligjeve e neneve që e rregullojnë atë vërehet: “nuk ka asnjë shpjegim të asnjë lloji (as publik dhe as në mbledhje pa praninë e të tretëve), se çfarë shkaktoi dërgimin e listave përfundimtare për te organet e emërtesës pas datës 21.9.2019, (pra pas 15 ditësh Presidentit të Republikës dhe 21 ditësh Kuvendit të Republikës së Shqipërisë)”.

Pra aluzioni është i qartë: kjo është bërë për të vënë në pamundësi për të zgjedhur lirisht siç ia parashtron kushtetuta, kreu e shtetit.

Dhe duke lënë të kuptohet qartë se Dvorani në mënyrë vetiake dhe me qëllim i mbajti të fshehura listat e renditjes të anëtarëve për Gjykata Kushtetuese, raporti i avokatit të popullit i heq atij edhe mundësinë eçdo justifikimi se përse e vuri kuvendin në pozitë avantazhi duke ia dërguar ato rreth një javë më pas: “Ishin të njëjtat dosje dhe të njëjtat emra kandidatësh dhe nuk kishte arsye pse pse ato që iu dërguan presidencë t’I dërgoheshin edhe Kuvendit më me vonesë”.
Pikërisht kjo hile rilindase, mashë e së cilës u bë Ardian Dvorani, e bën raportin e Avokatit të Popullit të mbërrijë në përfundimin se KED nuk arrit të realizojë dot “një proces pa të meta” për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese. Dhe si pjezë e këtyre të metave shënjëstrohet pikërisht Kreu i institucionit për të cilin raporti thotë: “…as KED si organ kushtetues dhe aq më pak një anëtar i vetëm i saj nuk mund të ngushtojë mundësinë e përzgjedhjes të organeve të emërtesës, të cilat janë të sanksionuara si të tilla nga Kushtetuta”, shkruan lapsi.

Mund t'ju interesojë

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 21 minutash
Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Para 26 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 33 minutash

Por nëse vazhdojmë me tej se sa janë shqetsuar Rilindja në këtë çështje për të marrë krejt gjykatën kushtetuese për vete, tregon se ditën e pushimit, fundjavë, del Fatmir Xhafaj ish ministri i brendshëm dhe sulmon, kur as Elisa Spiropali nuk doli ta bënte si kamikaze e gatshme e Ramës. Po pse doli ish-ministri Fatmir Xhafaj, të cilit Rilindja e sakatoi dhe tani mbron mafien e Rilindjes mbetet për tu parë në javët në vazhdim.

Pra e drejta e presidentit dhe këmbëngulja e tij e fortë bëri që KED, mazhoranca, Rilindja dhe Taulant Balla të mblidhen bashkë për ta zhbërë dekretin e Presidentit.

Por dështuan. Megjithatë siç foli sot Taulant Balla në news 24 ku la të kuptojë se të dy anëtarët që ka dekretuar presidenti nga lista e tij, do ti hajë Vettingu, kjo jep alarmin se edhe organet e Vettingut drejtohen apo marrin urdhëra nga Balla dhe Rilindja.

Kjo e komplikon lojën mafoze të Rilindjes si dhe hedh dyshime te drejtësia e Vettingut, ku realisht nuk kanë munguar akuza të forta ndaj anëtarëve të Vettingut. Dhe ku ka dalë publikisht se një komisionere e Vettingit (KPK) është motra e ministres së Transportit, Balluku. Ajo mund të jetë e drejtë si njeri, por fakti që është motra e ministres më besnike të kryeministrit Rama e vë në pikëpyetje paanësinë e Vettingut.

Dvorani u padit në Prokurori nga Presidenti Meta dhe ka informacione se dhe Rama do ta lëshojë në dhëmbët e SPAK, sapo të kalojë këtë situatë me Presidentin.

Etiketat e lidhura

Ardian DvoraniArta Vorpsiedi ramaGjykata Kushtetueseilir metaKëshilli i Emërimeve në Drejtësishkelje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 9 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 18 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 19 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 21 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.