Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zenepe Luka: Policia kërkon të pengojë takimin e socialistëve. Peripecitë e Ruçit për të mbërritur në Kotë

35 vite KOHA JONË E enjte, 19 Nëntor 2020 20:31
Zenepe Luka: Policia kërkon të pengojë takimin e socialistëve. Peripecitë e Ruçit për të mbërritur në Kotë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 21 Tetor 1995 në KOHA JONE)
Nga Zenepe Luka-

Ruçi: “Partia e Berishës ka marrë 100 të saçme derri dhe është bërë çarçaf”
200 policë të pajisur me mjetet e nevojshme kanë zbarkuar dje në fshatin Kotë të Vlorës, ndërsa rreth 500 fshatarë anëtarë e simpatizantë të PS ishin grumbulluar në një aktivitet partiak ku do të merrte pjesë edhe deputeti Gramoz Ruçi. “Pikërisht ardhja e deputetit Ruçi shkaktoi tërmet në komisariat, pasi herë të tjera nuk kemi patur probleme, do të prononcohej për “Koha Jonë” kryetari i PS së Kotës, Bexhet Rapi. Megjithatë ardhja e Rucit në Kotë ishte një aventurë e gjatë, që kaloi nëpërmjet shumë peripecive. Vetë Ruçi, një nga drejtuesit kryesorë të PS tregon: “policët më bllokuan mjetin dhe e mbajtën peng. I detyruar, në këto rrethana, herë kam ecur me këmbë e herë me çfarëdo makine rasti që më gjendej përpara. E përsëri, edhe këto makina u ndaluan mbi 5-6 herë nga forca të komisariatit të policisë. Kështu kam mbërritur në destinacion pas 3 orësh, kur normalisht në Kotë shkohet vetëm për 20 minuta. Ky është shteti policor “demokratik” i Berishës që nuk e ka për gjë të shkelë ligjet. Policia e Vlorës tentoi të pengonte takimin e socialistëve por i ndezi më keq. Kështu ata rrisin kredibilitetin e PS dhe njollosin shtetin që po jeton ditët e fundit”. Këto ishin fjalët e Ruçit, ndërsa kishte marrë rrugën e kthimit për në Tiranë, pas mitingut të tejzgjatur të Kotës. Nga ana tjetër, kryetari i PS të fshatit shpjegon ndodhinë që irritoi 500 pjesëmarrësit në takimin e djeshëm. “Policia na paralajmëroi një natë më parë. Erdhi vetë shefi i Komisariatit i shoqëruar nga një furgon duke dhënë ultimatumin që në mbledhjen e PS të mos hidhej asnjë parullë kundër pushtetit. Por të nesërmen në mëngjes në Kotë zbarkuan mbi 200 policë e furgona policie”. Sipas fshatarëve të Kotës dje në qendër të fshatit janë parë dhe dhjetëra policë civilë e punonjës të Shikut, të cilët depërtuan deri në sallën e mbledhjes. “Objektivi kryesor i policisë, – shpjegon simpatizanti i PS Hamdi Mara, – ishte të pengonte hyrjen e anëtarëve dhe simpatizantëve të PS që donin të dëgjonin deputetët. Madje jo vetëm në sallën e mbledhjes. U vendosën postblloqe qysh në Lepenicë, Sevaster, Drashovicë etj. ku policia kontrollonte dhe vononte pasagjerët duke u kërkuar atyre pasaportat, gjë që s’kish ndodhur asnjëherë”. Gjithsesi socialistët e Kotës arritën të realizojnë mbledhjen e tyre, megjithë provokimet e incidentet që shpërthyen brenda në sallë. Sipas pjesëmarrësve në takim, katër punonjës të SHIK-ut tentuan të prishin mbledhjen e PS, e njëri prej tyre në mes të sallës ofendoi rëndë deputetin Ruci. Pas shtensionimit të sallës, Ruçi do të sqaronte përpara socialistëve të lumit të Vlorës ndryshimet në komitetin drejtues të PS. “Këto ndryshime – nënvizoi ai – u përcaktuan nga nevoja e ristrukturimit, rinovimit dhe përcaktimit të strukturave të tjera. Zgjedhja e shokëve nga rrethe siç ishte dhe kryetari juaj siguron hapësira të nevojshme të diversitetit të mendimeve dhe ideve, duke e forcuar më tej partinë e jo për ta përcarë atë sic pret Berisha, partia e të cilit ka marrë 100 të saçme derri dhe është bërë çarçaf. Ndërsa për ligjin për gjenocidin, i cili i heq të drejtën ish Ministrit të Brendshëm Ruçi për ta kandiduar në zgjedhje, sekretari i PS deklaroi: “Punë e madhe se largohet Ruçi nga politika, PS ka Gramozë të tjerë të rinj që marrin gjak në vetull e që luftojnë për idealet e socializmit demokratik”. Megjithëse takimi i Kotës u mbyll, incidentet me policinë do të vazhdonin. Nysret Aliaj përfundon në spital, i larë me gjak dhe me tre plagë në anën e pasme të kokës, pa asnjë goditje me shkop gome nga polici V. Harizi. Punonjësi i rendit e kishte kërcënuar Aliaj përse kish qenë në takim dhe kish dëgjuar deputetin Ruçi, e më pas e kishte goditur fort duke e shembur përdhe. Pas këtij incidenti që revoltoi njerëzit e grumbulluar, polici dhe furgoni me forca të tjera që prisnin në gjendje gatishmërie u larguan në drejtim të Vlorës. I plagosuri është dërguar menjëherë në infermierinë e fshatit, për t’u dërguar më pas në spitalin e Vlorës, për shkak të gjendjes së rëndë që paraqiste. Lidhur me gjithçka ndodhi dje, kërkuam të kontaktojmë me autoritetet e komisariatit të rrethit të Vlorës, por ishte e pamundur. Funksionarët e rendit jo vetëm nuk dhanë shpjegime por edhe urdhëruan dëbimin e gazetarëve nga territori i komisariatit.
Zenepe Luka

Mund t'ju interesojë

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 47 minutash
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Para 58 minutash
Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Para 1 ore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 2 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 18 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 19 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 26 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.