Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Debat rreth hapjes së urës kryesore mbi Ibër. Autoritetet testojnë qëndrueshmërinë e saj

Aktualitet E enjte, 8 Gusht 2024 20:24
Zëri i Amerikës: Debat rreth hapjes së urës kryesore mbi Ibër. Autoritetet testojnë qëndrueshmërinë e saj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Autoritetet në Kosovë të hënën testuan qëndrueshmërinë e urës kryesore mbi Ibër që shënon vijën ndarëse të Mitrovicës, ndërmjet veriut të banuar me shumicë serbe dhe jugut me shumicë shqiptare. Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se brenda dy tre ditësh do të publikohet një raport përfundimtar rreth qëndrueshmërisë së kësaj ure.

Testimi i saj ndodh në një periudhë të paralajmërimeve të qeverisë së Kosovës për hapjen e saj dhe kundërshtimeve të KFOR-it dhe diplomatëve perëndimorë. “Sot jemi duke bërë testimet e qëndrueshmërisë të urës me ngarkesa, janë katër kamionë të ngarkuar dhe me aparaturën tjetër përcjellëse maten uljet në mënyrë që të konstatojmë nëse kjo urë është e qëndrueshme për qarkullimin e automjeteve apo jo”, tha zoti Durmishi.

Mund t'ju interesojë

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Para 6 orësh
Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Para 6 orësh
Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Para 6 orësh

Ndërsa po kryheshin testimet e urës, zyrtarë qeveritar dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga radhët e komunitetit serb debatuan rreth mundësisë së hapjes së urës për lëvizjen e makinave. Aktualisht ura përdoret vetëm për lëvizjen e këmbësorëve. Ministri i Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, tha se është absurde që ura të vazhdojë të mbahet e mbyllur.

Swiss Digital

“Dua të ritheksoj, ashtu aiç thuhet edhe në planin e Bashkimit Evropian për revitalizimin e kësaj ure, se ura mbi lumin Ibër do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë. Në po atë plan thuhet se revitalizimi i saj do të ndihmojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve në veri dhe jug dhe rrjedhimisht do të kontribuojë në shkëmbim dhe mirëkuptim”, tha zoti Krasniqi. Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, tha se autoritetet lokale janë të gatshme të dëgjojnë dhe marrin parasysh shqetësimet e qytetarëve serbë, të cilët kundërshtojnë hapjen e urës dhe kërkojnë që çështja të zgjidhet në kaudër të bisedimeve Kosovë – Serbi në Bruksel.

“E kemi parasysh që ka shumë punë që ende duhet të bëhen, mirëpo kemi të bëjmë me një komunë politikisht komplekse kështu që duhet të punojmë dhe të gjitha punët që bëjmë gjithmonë me hapa tepër të kujdesshëm dhe mirë të llogaritura që të mos shkaktojmë tensione dhe pakënaqsi te shumica serbe”, tha zoti Atiq. “Ne flasim për hapje të urës, ndërsa nuk flasim për disa gjëra që janë thelbësore se si duhet të jetojmë më mirë. Nuk po e kuptoj këtë gjendje. Unë e kam përjetuar edhe trysninë nga Lista Serbe. Por, edhe tash kjo situatë është e rëndë për ne. Ne po ndihemi të kërcënuar“, tha Sergjan Gjorgjeviç nga Mitrovica e Veriut.

Pak para debatit policia e Kosovës arrestoi për pak kohë dy pjesëtarë të partisë “Demokracia Serbe”, të cilët sipas njoftimit të policisë penguan një grup punëtorësh që po pastronin disa mbishkrime nacionaliste, që nxisin urrejtje. Grupe qytetarësh serbë u hodhën në protestë para ndërtesës së policisë në veri. “Kanë ushtruar dhunë brutale dhe askush prej këtyre policëve civil nuk na ka treguar që janë pjesë e policisë, më vonë e kemi kuptuar se janë zyrtar policor dhe sjellja e tyre nuk ka qenë aspak profesionale ”, tha Ivan Orloviç, nënkryetar i partisë “Demokracia Serbe”.

Paralajmërimet e autoriteteve të Kosovës për hapjen e urës dhe vendimi i së hënës për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri, nxitën protesta të qytetarëve serbë dhe kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara me vendimet e pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës dhe i bëri thirrje asaj t’i rikthehet bashkëpunimit me aleatët kryesorë perëndimorë. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, tha të enjten se blloku mund të shtojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, që janë në fuqi që nga qershori i vitit të kaluar, nëse administrata në Prishtinë vazhdon me veprime të njëanshme e të pa bashkërenduara, në veriun e banuar me shumicë serbe.

“Nuk është vetëm Bashkimi Evropian. Në thelb, të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë administratës në Prishtinë që të mos përfshihet në këtë varg hapash kundërproduktiv, negativ, të njëanshëm dhe të pa bashkërenduar. Shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalojnë të shqyrtojmë se çfarë masash do të marrim nëse situata nuk ndryshon”, tha zëdhënësi Stano. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kërkojnë që këto çështje të trajtohen dhe zgjidhen në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, një proces i ngecur për një kohë të gjatë. /VOA/

Etiketat e lidhura

kosovoura Ibrit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 5 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 6 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 6 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 6 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 8 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 6 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 11 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 7 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 6 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 6 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 5 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

8 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.