Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:02 Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum Ministria e Mjedisit i ka hequr lejen mjedisore kompanisë Kurum International për aktivitetin e saj në zonën e ish kombinatit Metalurgjiku në Elbasan. Vendimi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Zero roaming me Ballkanin në Europë

Zero roaming me Ballkanin në Europë

Aktualitet
E mërkurë, 16 Qershor 2021 09:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Genc Pollo

Në samitin e Ballkanit Perëndimor, që u mbajt javën e shkuar në Tiranë, një njoftim dallonte nga të tjerët, pasi nuk ishte i natyrës së përgjithshme e nuk projektohej në kohën e ardhshme: Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Várhelyi, deklaroi se duke filluar nga 1 korriku tarifat roaming në Ballkanin Perëndimor do të jenë zero. Pra, përdoruesit e telefonave celularë nuk do të paguajnë më tarifa shtesë të kripura kur të telefonojnë nga një shtet tjetër i rajonit. Siç tha z. Várhelyi, kjo u arrit në kuadrin e Tregut të Përbashkët Rajonal (Common Regional Market) të rajonit (ky i fundit është një produkt kryesor i Procesit të Berlinit të nismuar në v. 2014 nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel). Rol të veçantë, krahas Komisionit Europian, kishte luajtur edhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (Regional Cooperation Council) me seli në Sarajevë, i cili kishte koordinuar masat ndërmjet autoriteteve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Roaming zero ka impakt të madh tek udhëtarët në rajon, pasi celulari i sotëm nuk është telefoni i djeshëm, por zyrë personale multifunksionale që punon vazhdimisht.

Në vitin 2010, asokohe ministër përgjegjës për Telekomunikacionin, ndiqja me interes debatet në Parlamentin Europian për të realizuar roaming zero në të tërë Bashkimin Europian. Një grup eurodeputetësh, njëri syresh mik i imi, e kishte marrë me pasion këtë nismë. Ata synonin të dëshmonin se BE nuk ishte një konstrukt burokratik i largët e i ftohtë për popullsinë; eliminimi i tarifës roaming për telefonat celularë ishte rast ideal që qytetarët nga Bullgaria në Irlandë ta ndienin në kuletë dobinë e Unionit. Akordi midis Parlamentit, Komisionit e Këshillit (shtetet anëtare) u arrit, tarifa roaming u reduktua vit pas viti dhe në qershor 2017 u bë zero.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nismën e eurodeputetëve e gjeta frymëzuese dhe mendova se një masë e tillë mund të merrej edhe me fqinjët e Ballkanit Perëndimor; në një hap të dytë mund të realizohej midis rajonit tonë e Bashkimit Europian. Specialistët më përgatitën një memo fillestare me hapat ligjore e pasojat ekonomike. Në vijim i shkriva Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për të organizuar një konsultë për këtë çështje mes gjashtë ministrave homologëve ballkanas. I vetmi që m’u përgjigj, edhe në rrugë dypalëshe, duke u shprehur dakord në parim, ishte kolegu kosovar Besim Beqaj, një ofiqar kompetent e aktiv. Nga Beogradi, Shkupi, Podgorica e Sarajeva pata vetëm heshtje. Kam vrarë mendjen për të shpjeguar mospërgjigjen dhe nuk besoj se mungesa e ambicies ishte një arsye; madje edhe lobimi kundër që mund të ndërmerrnin kompanitë celulare (ato humbitnin një fetë nga fitimi) nuk më dukej deciziv. Më shumë ishte mosdëshira për të pranuar një propozim të Tiranës nga palë me paragjykime të vjetra e me hundë përpjetë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Procesi i Berlinit që e mundësoi marrëveshjen fillestare për roamingun në vitin 2015 ishte një nismë që vinte nga të “Mëdhenjtë” jashtë Ballkanit. Dhe si e tillë pranohet kollaj në një rajon që ka qenë sunduar apo kontrolluar nga perandori e fuqi të mëdha jovendase. E ku, edhe pas largimit të perandorive, tipikisht askush nuk bëhet vetë profet në fshatin e tij; maksimumi mund të pranohet me gjysmë zëri si i tillë vetëm nëse emërohet nga dikush i madh e i largët.

Mund t'ju interesojë

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Tani
Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antarktidës

Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antar...

Para 1 minute
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore

Francezët e gjermanët kapërcyen një sfidë të vështirë pas Luftës së Dytë Botërore. Ndonëse emancipimi nga perandoria nuk ishte pengesë historike për ta, sentimenti popullor negativ ndaj njëri-tjetrit ishte barrierë e lartë për të themeluar një paqe të qëndrueshme. Liderët e tyre si De Gaulle e Adenauer asokohe gjetën vizionin, kurajën e forcën të kapërcenin këtë pengesë e të farkëtonin marrëveshje që u bënë bërthama e paqes e miqësisë reciproke, por edhe baza e Bashkimit Europian. Ballkani së fundmi nuk e ka pasur një fat të tillë: kur Rama e Vuæiè gjashtë vjet më parë prezantoheshin në Europë si rimishërim lokal i De Gaulle e Adenauer, ata në mendje nuk kishin dhe aq paqen e bashkëpunimin afatgjatë; më shumë synonin që Europa e bota të mendonte se nuk ishin sherrxhinj e pastaj t’i linte rehat e të mos u përzihej me standarde e vlera në çështje të pushtetit e të pasurisë. Në të vetmin rast kur bashkëpunimi i kësaj dysheje rezultoi domethënës, ai u bazua në parime jo europiane dhe e rrezikoi seriozisht integritetin territorial të Kosovës.

Po ashtu edhe nisma e Minishengenit, e cila u deklarua si fëmijë i frymëzimit nga “katër liritë europiane”, mund të kishte qenë fare mirë shtrati për heqjen e roamingut. Por Minishengeni jo thjesht pse përfshiu vetëm gjysmën e rajonit, por kryesisht ngaqë shërbeu për propagandë politikopersonale e jo për substancë reale, nuk realizoi projekte shoqërisht të dobishme si roaming zero e të ngjashme. E solli destini i historisë që gjëra të tilla të mund të realizohen vetëm brenda një kornize europiane. Për këtë nuk lipset të ketë ego të lënduara apo komplekse e pesimizëm. Për lojtarë konstruktivë në Ballkan, qofshin shtetërorë ose jo, ka hapësirë të mjaftueshme brenda kësaj kornize. Mjafton të kenë vullnet të luajnë. Hapi tjetër do të ishte roaming zero midis Ballkanit Perëndimor e Bashkimit Europian. Me shumë interes për shqiptarët e ballkanasit që me celular në xhep vizitojnë Italinë, Greqinë, Gjermaninë e më gjerë.

*Ish-ministër e deputet

Etiketat e lidhura

genc pollo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum
Tani

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antarktidës
Para 1 minute

Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antarktidës

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës
Para 6 minutash

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 32 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.