
Kryeministri Edi Rama mbledh sot drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Ashtu si dhe javën e kaluar, takimi në fjalë po mbahet në selinë e Partisë Socialiste.
Bëhet me dije se kryefjalë e diskutimit janë zgjedhjet e 25 prillit. Drejtuesit politikë si çdo javë, do të raportojnë për ecurinë e procesit, takimet si dhe angazhimet se dhe çfarë kanë bërë, ndërsa kryeministri do të vijojë me porositë për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit.